Letra i parë te Pjetrit 2: Unterschied zwischen den Versionen
(Initiale Übersetzung) |
K (ZmIn4Lz470 verschob die Seite 1. Pjetrit 2 nach Letra i parë te Pjetrit 2: Falsch geschriebener Name) |
(kein Unterschied)
| |
Aktuelle Version vom 22. Mai 2026, 08:08 Uhr
1 Prandaj hiqni pi vetes çdo të keqe, çdo mashtrim, dyftyrësi, zili edhe çdo fjalë të keqe për tjerët. 2 Si fmi të sapolindun, zhvilloni dëshirë për qumështin e pastër të fjalës së Zotit, që përmes tij me u rritë e me u shpëtu, 3 nëse e keni shiju që Zotnia asht i mirë.
4 Derisa po vini te aj, te nji gur i gjallë që njerzt e kanë refuzu, po që Zoti e ka zgjedhë edhe asht i çmueshëm për të, 5 edhe ju vetë, si gurë të gjallë, po ndërtoheni si nji shpi shpirtërore. Kështu mundeni, si nji priftni e shenjtë, me ofru kurbane shpirtërore, që janë të pranueshme për Zotin përmes Jezu Krishtit. 6 Sepse në Shkrime thuhet: „Kqyrni! Unë po e vnoj në Sion nji gur të zgjedhun, nji gur të çmueshëm qosheje të themelit. Kush beson në të, kurrë s’ka me u zhgënjy.“
7 Pra, për ju aj asht i çmueshëm, sepse jeni besimtarë. Po për ata që nuk besojnë, vlen kjo: „Guri që ndërtuesit e kanë refuzu, aj asht bo guri kryesor i qoshes“ 8 edhe „nji gur pengese e nji shkamb që i rrëzon“. Ata pengohen, sepse nuk i binden fjalës së Zotit. Pikërisht për këtë janë caktu. 9 Po ju jeni „nji brez i zgjedhun, nji priftni mbretnore, nji komb i shenjtë, nji popull si pronë e veçantë, që t’i shpallni gjithandej cilësitë e mrekullueshme“ të Atij që ju ka thirrë pi territ në dritën e tij të mrekullueshme. 10 Se dikur nuk ishit popull, po tash jeni populli i Zotit. Dikur nuk ju ishte tregu dhimt, po tash keni përjetu dhimt.
11 Të dashtun, po ju lutna fort, si të huj edhe banorë të përkohshëm, mos ju dorëzoni dëshirave mëkatare që luftojnë kundër juve. 12 Vazhdoni me pasë sjellje të mirë mes kombeve. Kështu, kur ju akuzojnë që po boni keq, ata munden me i pa veprat tueja të mira, e si rezultat me e lavdëru Zotin në ditën kur aj vjen me i kontrollu.
13 Për shkak të Zotnisë, nënshtrojuni çdo rregullimi njerëzor, qoftë mbretit si ma i nalti, 14 a guvernatorëve që janë dërgu pi tij për me i dënu ata që bojnë keq, po për me i lavdëru ata që bojnë mirë. 15 Sepse vullneti i Zotit asht që, tu bo mirë, t’ua mbyllni gojën njerzve të paditun e pa mend. 16 Veproni si njerz të lirë, po mos e përdorni lirinë si mbulesë për me bo keq, por si robër të Zotit. 17 Nderoni njerz të çdo lloji, duajeni krejt vllazninë, kini respekt të thellë për Zotin, nderone mbretin.
18 Shërbëtorët le t’ju nënshtrohen zotninjve të vet me respektin e duhun, jo veç atyne që janë të mirë e të arsyeshëm, po edhe atyne që janë të vështirë me i kënaqë. 19 Sepse asht diçka që i pëlqen Zotit, kur dikush për shkak të ndërgjegjes para Zotit qëndron në vështirësi edhe vuan padrejtësisht. 20 Se qka lavdie ka, nëse duroni rrahje për gjynahe që i keni bo? Po nëse duroni vuajtje pse po boni mirë, atëherë kjo e gëzon Zotin.
21 Pikërisht për këtë jeni thirrë, sepse edhe Krishti ka vujtë për ju. Aj ju ka lanë nji shembull, që me i ndjekë me kujdes gjurmët e tij. 22 Aj nuk bani gjynah, edhe pi gojës së tij nuk doli asnji fjalë mashtruese. 23 Kur e shajshin, aj nuk ja kthente me të shame. Kur vuante, nuk kërcënonte, po ja linte veten Atij që gjykon drejt. 24 Aj vetë i barti gjynahet tona në trupin e vet në shtyllë, që na me qenë të vdekun për gjynahet e me jetu për drejtësinë. Edhe „përmes plagëve të tij jeni shëru“. 25 Se ju ishit si dele që kishin humbë rrugën, po tash jeni kthy te Bariu edhe Mbikqyrësi i shpirtnave tuej.