Libri i parë i Musës 47: Unterschied zwischen den Versionen

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen
Teddybär (Diskussion | Beiträge)
KKeine Bearbeitungszusammenfassung
BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
K BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Zanafilla 47 nach Libri i parë i Musës 47, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name

(Eine dazwischenliegende Version desselben Benutzers wird nicht angezeigt)
Zeile 2: Zeile 2:
| Status = Offen
| Status = Offen
| Notiz =
Nach den Texten löschen.
| Notiz =
Nach den Texten löschen.

1

1 Atëherë Jozefi ka shku te faraoni edhe i ka kallxu: “Baba jem edhe vllaznit e mi kanë ardh pi vendit të Kananit, bashkë me kopetë e tyne edhe krejt pasuninë që e kanë. Ata tash jonë në vendin e Gosenit.”

2

2 Jozefi i ka marrë me veti pesë pi vllaznive të vet edhe i ka qit para faraonit.

3

4

3 Faraoni i ka vetë vllaznit e Jozefit: “Me qka merreni ju?” Ata i kanë thanë: “Na, shërbëtorët e tu, jena çobanë delesh, qysh jonë konë edhe të parët tonë.”

5

6

4 Masanej i janë lut faraonit: “Na kemi ardh me u vendos këtu në këtë vend si të huj. Në vendin e Kananit asht uri shumë e madhe edhe s’ka kullosa për kopetë e shërbëtorëve tu. Të lutna, leji shërbëtorët e tu me jetu në vendin e Gosenit.”

7

5 Atëherë faraoni i ka thanë Jozefit: “Baba yt edhe vllaznit e tu kanë ardh këtu te ti.

8

9

6 Krejt Egjiptin e ki në dispozicion. Leji babën edhe vllaznit e tu me banu në pjesën ma të mirë të vendit. Le të jetojnë në vendin e Gosenit. E nëse i njeh do burra të zotë mes tyne, jepju atyne përgjegjësinë me u kujdes për bagëtinë teme.”

10

7 Masanej Jozefi e ka marrë babën e vet Jakobin edhe e ka shti mrena te faraoni. E ka qit para faraonit, edhe Jakobi e ka beku faraonin.

11

12

8 Faraoni e ka vetë Jakobin: “Sa vjet i ki?”

13

9 Jakobi i ka thanë: “I kom 130 vjet që jetoj si i huj nëpër vende të ndryshme. Vitet e jetës teme jonë konë të pakta edhe të vështira, ma pak se vitet që i kanë kalu të parët e mi tu jetu si të huj.”

14

15

10 Masanej Jakobi e ka beku faraonin edhe ka dal jashtë.

16

17

11 Jozefi e ka vendos babën edhe vllaznit e vet në Egjipt edhe u ka dhanë tokë të tyne në pjesën ma të mirë të vendit, në vendin e Ramsesit, qysh e kish urdhnu faraoni.

18

12 Jozefi ka vazhdu me i furnizu me ushqim babën e vet, vllaznit edhe krejt ata të shpisë së babës së vet, simas numrit të fëmijëve që i kanë pas.

19

20

13 Në krejt vendin s’ka pas kurgjo me hanger, se uria u konë shumë e randë. Egjipti edhe Kanani jonë dobësu krejt pi urisë.

21

14 Jozefi i ka mbledh dalngadalë krejt paret që i kanë pas njerëzit në Egjipt edhe në Kanan, tu ua shit drithin. Masanej i ka çu krejt ato pare në shpinë e faraonit.

22

23

15 Mas nji kohe, paret në Egjipt edhe në Kanan u harxhun krejt. Atëherë egjiptasit kanë nis me ardh te Jozefi edhe me i thanë: “Na jep diçka me hanger! A me dek para syve tu, veç pse na u harxhun paret?”

24

25

16 Jozefi u ka thanë: “Nëse s’keni ma pare, ma jepni bagëtinë tuej. Unë ju jap ushqim në këmbim për to.”

26

17 Atëherë ata kanë nis me ia pru bagëtinë Jozefit, e Jozefi u ka dhanë vazhdimisht ushqim në këmbim për kuajt, bagëtinë e imët e të trashë edhe gomarët e tyne. Krejt atë vit i ka furnizu me ushqim në këmbim për krejt bagëtinë që e kanë pas.

27

28

18 Kur ka përfundu ai vit, vitin tjetër njerëzit kanë nis me ardh prapë te Jozefi edhe me i thanë: “Zotni, s’po ta mshehim që t’i kemi dhanë krejt paret tona edhe krejt kafshët që i kemi pas. Tash s’na ka met kurgjo tjetër me të dhanë, përveç vetes tonë edhe tokës tonë.

29

19 A me u shkatërru para syve tu, na edhe toka jonë? Na merr neve edhe tokën tonë në këmbim për ushqim. Na jena gati me u bo skllevën të faraonit, e toka jonë le t’i takojë atij. Na jep farë për me mbjellë, që me mbet gjallë e mos me dek, edhe që toka jonë mos me mbet shkret.”

30

31

20 Atëherë Jozefi e ka ble krejt tokën e egjiptasve për faraonin, se krejt egjiptasit i kanë shit arat e veta, qaq e randë u konë uria. Kështu krejt toka ka kalu në pronë të faraonit.

21 Masanej Jozefi i ka çu njerëzit nëpër qytete, pi nji skaji të Egjiptit deri në skajin tjetër.

22 Veç tokën e priftave s’e ka ble, se priftat e merrshin pjesën e ushqimit pi faraoni. Ata jetojshin me ushqimin që ua jepte faraoni. Për qata s’e kanë shit tokën e vet.

23 Masanej Jozefi i ka thanë popullit: “Kqyrni, sot ju kom ble juve edhe tokën tuej për faraonin. Qe ku e keni farën, mbilleni.

24 Kur t’i korrni të mbjellat, nji të pestën ia jepni faraonit. Katër pjesët tjera jonë për ju. Muneni me i përdor për farë, edhe për ushqim për ju, për ata që jonë në shpitë tueja edhe për fëmijët tuej.”

25 Atëherë ata i kanë thanë: “Na e ke shpëtu jetën. Zotni, veç na shiko me sy të mirë, e na jena gati me u bo skllevën të faraonit.”

26 Masanej Jozefi e ka ba rregull që nji e pesta me i taku faraonit. Ky rregull vlen në Egjipt edhe sot e kësaj dite. Veç toka e priftave s’ka kalu në pronë të faraonit.

27 Izraeli ka vazhdu me jetu në vendin e Gosenit, në Egjipt. Familjet jonë vendos aty, kanë pas shumë fëmijë edhe jonë shtu fort.

28 Jakobi ka jetu edhe 17 vjet në Egjipt. Krejt bashkë i ka mbush 147 vjet.

29 Kur i ka ardh koha Izraelit me dek, aj e ka thirr djalin e vet Jozefin edhe i ka thanë: “Nëse ma don të mirën, të lutna, vnoje dorën tane nën kofshën teme edhe kallxom dashni të sinqertë e besnikni. Të lutna, mos m’varros në Egjipt.

30 Kur t’des, m’nxjerr pi Egjiptit edhe m’varros në vorrin e të parëve të mi.” Jozefi i ka premtu: “Kom me e ba qysh po thu ti.”

31 Atëherë aj i ka thanë: “Betomu për këtë.” Edhe Jozefi i asht betu. Masanej Izraeli u përkul te kryet e shtratit të vet.

{{Querverweise-Metadaten
{{Querverweise-Metadaten
| v1 = 1Mo 46:31
| v1 = 1Mo 46:31

Aktuelle Version vom 25. Oktober 2026, 08:51 Uhr