Letra e parë e Mbreterve 6: Unterschied zwischen den Versionen
Erstell. + Quver. 1. Kö. 6 1-38 |
K BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite 1. Mbreterve 6 nach Letra e parë e Mbreterve 6, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name |

| (2 dazwischenliegende Versionen von 2 Benutzern werden nicht angezeigt) | |||
| Zeile 1: | Zeile 1: | ||
{{Textstatus | {{Textstatus | ||
| Status = Offen | | Status = Offen | ||
| Notiz = | | Notiz =
Nach den Texten löschen. | ||

1 | 1 Në vitin e 480-të mas daljes së izraelitëve pi Egjiptit, Sạlomo ka nisë me e ndërtu shpinë e Jehovait. Kjo ka ndodh në vitin e katërt masi Sạlomo u bo mbret i Izraelit, në muajin Siw (që asht muaji i dytë).

| 2 Shpia që e ka ndërtu mbreti Sạlomo për Jehovain u konë 60 kut e gjatë, 20 kut e gjanë edhe 30 kut e naltë.

| 3 Hajati përpara tempullit u konë 20 kut i gjanë, njajt sa gjanësia e shpisë. Pi hymja e shpisë, hajati u konë 10 kut i thellë.

| 4 Për shpinë, aj ka bo dritare me hapje që ngushtoheshin.

| 5 Përveç kësaj, aj ka ndërtu nji pjesë tjetër ngjitun përreth mureve të jashtme të shpisë, si përreth tempullit, ashtu edhe përreth dhomës ma të mbrendshme. Krejt këtë pjesë e ka nda nëpër dhoma.

| 6 Kati i poshtëm i dhomave anash u konë 5 kut i gjanë, kati i mesëm 6 kut, kurse kati i epërm 7 kut. Aj i ka bo muret me dalje përreth shpisë, që mos me u lidhë kurgjo direkt në muret e shpisë.

| 7 Shpia asht ndërtu me gurë që i kishin gdhendë e i kishin bo gati qysh në vendin ku i nxjerrshin gurët. Për qata, gjatë ndërtimit të shpisë, s'u ni as çekan, as sëpatë, e as naj vegël tjetër pi hekuri.

| 8 Hymja për në katin e poshtëm të dhomave anash u konë në anën jugore të shpisë. Nji palë shkallë që silleshin rreth e rrotull të çojshin në katin e mesëm edhe në katin e epërm.

36
| 9 Aj ka vazhdu me e ndërtu shpinë derisa e ka kry. Çatinë e ka mbulu me trarë edhe dërrasa pi druni i cedrit.

10 Dhomat anash, që u konë përreth shpisë, e kanë pasë secila nga 5 kut lartësinë. Ato jonë konë të lidhuna me shpinë përmes trarëve pi druni i cedrit.

11 Në atë kohë, Sạlomos i ka ardhë kjo fjalë pi Jehovait:

12 «Sa për shpinë që je tu e ndërtu, nëse jeton simas rregullave të mia, i ndjek vendimet e mia, i mban krejt urdhnat e mi edhe i zbaton, atëherë edhe unë kam me e majtë premtimin që ia kom dhanë babës tand Davidit.

13 Unë kam me banu në mesin e izraelitëve edhe s'kam me e lanë popullin tem, Izraelin, vetëm.»

14 Sạlomo ka vazhdu me punu derisa e ka kry shpinë.

15 Muret pi mbrenda i ka veshë me dru cedri. Pi dyshemeja deri te trarët e tavanit i ka mbulu muret me dërrasa druni. Kurse dyshemenë e ka shtru me dru dëllinje.

16 Në pjesën e mbrapme të shpisë, aj ka ndërtu nji dhomë prej 20 kutësh. Pi dyshemeja deri te trarët e tavanit, kjo dhomë u konë e veshun me dru cedri. Aty mbrenda e ka bo dhomën ma të mbrendshme, vendin Ma të Shenjtë.

17 Tempulli, domethanë pjesa e shpisë që u konë përpara asaj dhome, i ka pasë 40 kut gjatësi.

18 Muret e mbrendshme, që u konë të veshuna me dru cedri, i ka zbukuru me gdhendje në formë kungujsh edhe lulesh. Krejt u konë e veshun me dru cedri, saqë s'u shihke asnji gur.

19 Aj e ka bo gati dhomën ma të mbrendshme të shpisë, për me e vendosë aty arkën e besëlidhjes së Jehovait.

20 Dhoma ma e mbrendshme u konë 20 kut e gjatë, 20 kut e gjanë edhe 20 kut e naltë. Aj e ka veshë me ar të pastër. Edhe altarin e ka veshë me dru cedri.

21 Sạlomo e ka veshë krejt pjesën e mbrendshme të shpisë me ar të pastër. Përpara dhomës ma të mbrendshme, që u konë e veshun me ar, aj ka vendosë zingjirë pi ari.

22 Aj e ka veshë krejt shpinë me ar, derisa e ka kry krejt shpinë. Edhe altarin afër dhomës ma të mbrendshme e ka veshë krejt me ar.

23 Për dhomën ma të mbrendshme, aj i ka bo dy kerubinë pi druni i pishës, secili nga 10 kut i naltë.

24 Njani krah i kerubinit u konë i gjatë njajt sa tjetri, nga 5 kut secili. Pi maja e njanit krah deri te maja e krahut tjetër u konë 10 kut.

25 Edhe kerubini i dytë i ka pasë 10 kut pi njana majë e krahut deri te tjetra. Të dy kerubinët e kanë pasë të njajtën madhësi edhe të njajtën formë.

26 Të dy jonë konë nga 10 kut të naltë.

27 Aj i ka vendosë kerubinët në dhomën ma të mbrendshme të shpisë. Krahët e tyne u konë të hapun. Krahu i njanit kerubin mbërrike deri te njani mur, kurse krahu i kerubinit tjetër deri te muri tjetër. Dy krahët tjerë prekeshin mes veti në mes të dhomës.

28 Aj i ka veshë kerubinët me ar.

29 Në krejt muret e shpisë, si në dhomën e mbrendshme, ashtu edhe në atë të jashtme, aj ka bo gdhendje të kerubinëve, palmave edhe luleve, krejt rreth e rrotull.

30 Edhe dyshemenë e shpisë, si në dhomën e mbrendshme, ashtu edhe në atë të jashtme, e ka veshë me ar.

31 Për hymjen e dhomës ma të mbrendshme, aj ka bo dyer pi druni i pishës, shtylla anash edhe shtylla të derës, që e përbajshin nji të pestën.

32 Të dy dyert u konë pi druni i pishës edhe i ka zbukuru me kerubinë, palma edhe lule të gdhenduna. Aj i ka veshë dyert me ar, edhe përmi kerubinët e palmat e gdhenduna ka rrahë ar me çekan.

33 Për hymjen e tempullit, aj i ka bo shtyllat e derës pi druni i pishës, që i përkitshin nji të katërtës.

34 Përveç kësaj, aj i ka bo edhe dy dyer pi druni i dëllinjës. Secila derë i ka pasë nga dy krahë që silleshin me mentesha.

35 Në to ka gdhendë kerubinë, palma edhe lule, edhe gdhendjet i ka veshë me fleta të holla ari.

36 Aj e ka rrethu oborrin e mbrendshëm me tri rende gurësh të gdhendun edhe nji rend trarësh pi druni i cedrit.

37 Në vitin e katërt, në muajin Siw, jonë qitë themelet e shpisë së Jehovait.

38 Kurse në vitin e njëmbëdhjetë, në muajin Bul (që asht muaji i tetë), shpia u kry krejt, deri në hollësinë ma të vogël, tamam simas planit. Pra, Sạlomo i ka kalu shtatë vjet tu e ndërtu.

{{Querverweise-Metadaten | {{Querverweise-Metadaten | ||
| v1 = 2Mo 12:14, 51 | | v1 = 2Mo 12:14, 51 | ||
Aktuelle Version vom 25. Oktober 2026, 09:20 Uhr
1 Në vitin e 480-të mas daljes së izraelitëve pi Egjiptit, Sạlomo ka nisë me e ndërtu shpinë e Jehovait. Kjo ka ndodh në vitin e katërt masi Sạlomo u bo mbret i Izraelit, në muajin Siw (që asht muaji i dytë).
2 Shpia që e ka ndërtu mbreti Sạlomo për Jehovain u konë 60 kut e gjatë, 20 kut e gjanë edhe 30 kut e naltë.
3 Hajati përpara tempullit u konë 20 kut i gjanë, njajt sa gjanësia e shpisë. Pi hymja e shpisë, hajati u konë 10 kut i thellë.
4 Për shpinë, aj ka bo dritare me hapje që ngushtoheshin.
5 Përveç kësaj, aj ka ndërtu nji pjesë tjetër ngjitun përreth mureve të jashtme të shpisë, si përreth tempullit, ashtu edhe përreth dhomës ma të mbrendshme. Krejt këtë pjesë e ka nda nëpër dhoma.
6 Kati i poshtëm i dhomave anash u konë 5 kut i gjanë, kati i mesëm 6 kut, kurse kati i epërm 7 kut. Aj i ka bo muret me dalje përreth shpisë, që mos me u lidhë kurgjo direkt në muret e shpisë.
7 Shpia asht ndërtu me gurë që i kishin gdhendë e i kishin bo gati qysh në vendin ku i nxjerrshin gurët. Për qata, gjatë ndërtimit të shpisë, s'u ni as çekan, as sëpatë, e as naj vegël tjetër pi hekuri.
8 Hymja për në katin e poshtëm të dhomave anash u konë në anën jugore të shpisë. Nji palë shkallë që silleshin rreth e rrotull të çojshin në katin e mesëm edhe në katin e epërm.
9 Aj ka vazhdu me e ndërtu shpinë derisa e ka kry. Çatinë e ka mbulu me trarë edhe dërrasa pi druni i cedrit.