Kangë t'shejta 32: Unterschied zwischen den Versionen
Keine Bearbeitungszusammenfassung |
K BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Psalmi 32 nach Kangë t'shejta 32, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name |
(kein Unterschied)
| |
Aktuelle Version vom 25. Oktober 2026, 09:39 Uhr
1 I lumtun asht aj që i asht falë shkelja, e i asht mbulu gjynahi.
2 I lumtun asht aj njeri që Jehova s'ja
numron fajin, e që n'shpirt s'ka kurrfarë mashtrimi.
3 Derisa kom hesht, trupi m'u ka lodh krejt, se kom rënku krejt ditën.
4 Se ditë e natë, dora jote ka rëndu fort mbi mu. Fuqia
m'u ka shterë si uji që avullon n'vapën e thatë t'verës. Sela
5 N'fund ta kom pranu gjynahin tem. Shkeljen teme
s'e kom mshef. Kom thanë: «Kom me ia
pranu Jehovait shkeljet e mia.» Edhe ti ma
ke falë shkeljen teme, gjynahet e mia. Sela
6 Për qata, secili që t'rrin besnik ka me
t'u lutë, derisa hala mundet me t'gjet. As
vërshimet e ujit s'kanë me mbrri te aj.
7 Ti je vendi ku unë mshefna. Ti
ke me m'shpëtu pi hallit. Ke me m'rrethu
me brohoritje gëzimi për çlirimin tem. Sela
8 «Kom me t'dhanë kuptim edhe kom me ta tregu rrugën kah duhet me shku.
Kom me t'këshillu edhe s'kom me t'heq pi syve.
9 Mos u bo si kali a mushka që s'ka mend,
e që duhet me ja frenu egërsinë me fre
a kapistër, para se me mujt me ardh te ti.»
10 Njeriu i keq ka shumë dhimbje.
Po atë që ka besim te Jehova, aj e rrethon me dashninë e vet besnike.
11 Gëzohuni për Jehovën edhe rrini t'gëzum, ju t'drejtit.
Brohoritni pi gëzimit, krejt ju që jeni t'drejtë n'zemër.