Zanafilla 8: Unterschied zwischen den Versionen

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen
(<br> Eingefügt)
Keine Bearbeitungszusammenfassung
 
Zeile 1: Zeile 1:
{{Textstatus
{{Textstatus
| Status = Abnahme
| Status = Abnahme
| Notiz = Bitte prüfen ob die Absätze korrekt sind.
}}
}}
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️<br>
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️<br><br>
 
<sup>1</sup> Por Zoti nuk e la ne harrese Noen edhe krejt shtazët e egra e kafshët e shpisë që ishin me të në anije. Përqata Zoti çoi nji erë me fry mbi tokë edhe ujt filloj me u largu e me ra te poshtë.
<sup>1</sup> Por Zoti nuk e la ne harrese Noen edhe krejt shtazët e egra e kafshët e shpisë që ishin me të në anije. Përqata Zoti çoi nji erë me fry mbi tokë edhe ujt filloj me u largu e me ra te poshtë.
<sup>2</sup> U mshelen burimet e ujnave thella u mshelen dyert e qiellit, dhe u ndal shiu që po binte prej havas.
<sup>2</sup> U mshelen burimet e ujnave thella u mshelen dyert e qiellit, dhe u ndal shiu që po binte prej havas.

Aktuelle Version vom 9. Dezember 2025, 15:45 Uhr


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 Por Zoti nuk e la ne harrese Noen edhe krejt shtazët e egra e kafshët e shpisë që ishin me të në anije. Përqata Zoti çoi nji erë me fry mbi tokë edhe ujt filloj me u largu e me ra te poshtë. 2 U mshelen burimet e ujnave thella u mshelen dyert e qiellit, dhe u ndal shiu që po binte prej havas. 3 Uji mbi tokë kadalë-kadalë u pakësu. Mas 150 ditve uji u pat ulë shum. 4 Ditën e shtatëmbëdhjetë të muajt të shtatë anija u nal në malet e Araratit. 5 Uji vazhdoj me u pakësu deri në muajin e dhjetë. Ditën e parë të muajt të dhjetë u dukën majat e maleve.
6 Mas katëdhjet ditve Noeja e qeli dritaren që e kish bo te anija. 7 E lëshoj nji korb me fluturu. Ai dilke jasht, fluturojke anej-kënej e u kthejke apet, deri sa u tha uji prej tokës.
8 Ma vonë ai e lëshoj edhe nji pëllumb me pa a kish nisë me u terë uji prej sipërfaqes së tokës. 9 Po toka hala u kan e mbulu krejt me uj, edhe pëllumbi nuk gjeti ku me zhdryp mu nal me pushu. Perqata u kthy te Noeja në anije. Ai e zgati doren, e kapi edhe e shtini apet mrena në anije. 10 Priti edhe shtatë dit tjera, e apet e lëshoj pëllumbin prej anijes. 11 Në mramje, pëllumbi u kthy te ai, edhe Noeja pa që e kish në sqep ose ne gojë nji fletë të freskët ose taze të ullinit. Atëher aj e kuptoj që uji ish largu prej tokës. 12 Priti edhe shtatë dit tjera edhe e lëshoj pëllumbin për të tretën herë, po ketë herë ai nuk u kthye ma te ai.
13 Në vitin e gjashtqindtë e një, ditën e par të muajt të par, uji tashma ishte tërhek prej tokës. Noeja e hoqi kapakun e anijes edhe pa që sipërfaqja e tokës ish kan e thatë. 14 Ditën e njëzeteshtatë të muajit të dytë toka u tha krejt.
15 Atëherë Zoti i tha Noes: 16 „Dil prej anijes ti, gruaja jote, djemt e tu edhe grat e djemve tu.“ 17 „Nxerri jasht edhe krejt kafshët: shpezët, kafshët e shpijës edhe krejt gjallesat që livritin në tokë. Ata le të shtohen në tokë, le të bajn thfmi e le të bohen shumë.“
18 Atëherë Noeja doli jasht me djemt e vet, me grun e vet edhe me grat e djemve të tij. 19 Prej anijes dolën krejt kafshët, të ndame simas llojeve: krejt gjallesat që livritin, krejt shpezët e krejt qka livrit në tokë. 20 Noeja e ndërtoj nji altar per Kurban për Jehovajt. Mori prej krejt shpezve të pastra edhe prej krejt kafshëve të pastra disa copa edhe i ka qit si kurban me u kallë përmi altar. 21 Jehovaj e nuhati ndivi aromën ose erën e mirë, dhe tha me veti: „Kurr ma nuk kam me e mallku token për faj të njerit, se njeriu prej i ri e ka në zemëren me mendu veq keq. Kurr ma nuk kam me i zhduk krejt gjallesat si qysh i kom zhduk tash. 22 Prej tashit e masanej, sa të ekzistojë toka, nuk ka me ju nal kurrë: mbjellja e korrja, i ftohti dhe i nxehti, vera e dimri, dita dhe nata.“