Ezekiel 37: Unterschied zwischen den Versionen
K Leerzeichen eingefügt |
Keine Bearbeitungszusammenfassung |

| Zeile 2: | Zeile 2: | ||
| Status = Offen | | Status = Offen | ||
| Notiz =
Nach den Texten löschen. | | Notiz =
Nach den Texten löschen. | ||

1
| 1 Dora e Jehovait u konë mbi mu, edhe Jehova, me anë t'frymës së vet, më ka çu n'mes t'nji lugine t'rrafshët edhe m'ka lanë aty. Lugina u konë plot me eshtna t'njerëzve.

2

3
| 2 Aj më ka ba me kalu përreth tyne, edhe pashë që n'atë luginë kishte shumë eshtna, e krejt u konë t'thata.

4

3 Aj m'ka vetë: «O bir i njeriut, a munden këto eshtna me u ngjallë?» E unë iu përgjigja: «O Zotni Sovran Jehova, veç ti e din.»

5

6
| 4 Atëherë më tha: «Profetizo për këto eshtna edhe thuju: ‘O eshtna t'thata, ngoni fjalët e Jehovait:

7
| 5 Kështu u thotë Zotnia Sovran Jehova këtyne eshtnave: “Kam me shti frymë mrena jush edhe ju keni me u ngjallë.

8

6 Kam me ju mbulu me deje e me mish, kam me ju vnu lëkurë përmbi edhe kam me ju dhanë frymë, e ju keni me u ngjallë. Edhe keni me e kuptu që unë jom Jehova.”’»

9

7 Qashtu profetizova, qysh m'u urdhnu. Sapo ia nisa me profetizu, u ni nji zhurmë, nji kërcitje, edhe eshtnat nisën me u bashku njana me tjetrën, ashti me asht.

10

8 Masanej pashë qysh eshtnat u mbulun me deje e me mish, edhe përmbi to u vnu lëkura. Po hala s'kishte frymë mrena tyne.

11

12
| 9 Atëherë aj më tha: «Profetizo erës. Profetizo, o bir i njeriut, edhe thuji erës: ‘Kështu thotë Zotnia Sovran Jehova: “O erë, hajde pi katër anëve t'qiellit edhe fryju këtyne t'vramëve, që me u ngjallë.”’»

13

14
| 10 Qashtu profetizova, qysh m'u urdhnu, edhe fryma ka hy mrena tyne. Ata u ngjallën edhe u çunë n'kambë. U konë nji ushtri shumë, shumë e madhe.

15
| 11 Atëherë aj më tha: «O bir i njeriut, këto eshtna jonë krejt populli i Izraelit. Ata po thonë: ‘Eshtnat tona jonë tha, shpresa jonë na ka humbë. Jemi nda krejt pi gjithçkaje.’

16

17
| 12 Për qata, profetizo edhe thuju: ‘Kështu thotë Zotnia Sovran Jehova: “Kam me i çelë vorret tuaja edhe kam me ju nxjerrë pi aty, o populli jem, edhe kam me ju çu n'vendin e Izraelit.

18

19
| 13 Edhe keni me e kuptu që unë jom Jehova, kur t'i çeli vorret tuaja edhe t'ju nxjerri pi aty, o populli jem.”’

20

14 ‘Kam me e shti frymën teme mrena jush, edhe ju keni me u ngjallë. Kam me ju vendosë n'vendin tuaj, edhe keni me e kuptu që unë vet, Jehova, kam folë edhe e kam ba këtë’, thotë Jehova.»

21

22
| 15 Edhe nji herë m'erdh nji mesazh pi Jehovait. Thojke kështu:

23

16 «E tash, o bir i njeriut, merre nji shkop edhe shkruj përmbi të: ‘Për Judën edhe popullin e Izraelit që asht me të.’ Masanej merre nji shkop tjetër edhe shkruj përmbi të: ‘Për Jozefin, shkopin e Efraimit, edhe krejt popullin e Izraelit që asht me të.’

24

25
| 17 Mbaji shkopinjtë ngjitë njani me tjetrin, që n'dorën tande me u ba nji shkop i vetëm.

26
| 18 Kur populli yt t'vet: ‘A s'po na kallxon qka kanë kuptim krejt këto?’,

27

28
| 19 atëherë thuju: ‘Kështu thotë Zotnia Sovran Jehova: “Kam me e marrë shkopin e Jozefit, që asht n'dorë t'Efraimit, bashkë me fiset e Izraelit që jonë me të. Kam me i bashku me shkopin e Judës edhe kam me i ba nji shkop t'vetëm. Qashtu kanë me u ba nji n'dorën teme.”’

20 Shkopinjtë ku ke shkru, mbaji n'dorë para tyne, që krejt me i pa.

21 Masanej thuji popullit: ‘Kështu thotë Zotnia Sovran Jehova: “Kam me i nxjerrë izraelitët pi popujve ku kanë shku, kam me i mbledhë pi krejt anëve edhe kam me i pru n'vendin e tyne.

22 Kam me i ba nji popull t'vetëm n'atë vend, n'malet e Izraelit, edhe nji mbret i vetëm ka me sundu mbi krejt ata. S'kanë me konë ma dy popuj, as s'kanë me u nda ma n'dy mbretni.

23 S'kanë me u ndotë ma me idhujt e tyne t'neveritshëm, me punët e tyne t'urryeshme edhe me krejt shkeljet e tyne. Kam me i shpëtu pi krejt pabesia e tyne, me t'cilën kanë ba gjynahe, edhe kam me i pastru. Ata kanë me konë populli jem, edhe unë vet kam me konë Zoti i tyne.

24 Shërbëtori jem Davidi ka me konë mbreti i tyne, edhe krejt kanë me pasë veç nji çoban. Ata kanë me i zbatu vendimet e mia t'drejta edhe kanë me i respektu me kujdes ligjet e mia.

25 Kanë me jetu n'vendin që ia kam dhanë shërbëtorit tem Jakobit, aty ku kanë jetu t'parët tuaj. Kanë me jetu aty përgjithmonë, ata, fmitë e tyne edhe fmitë e fmive t'tyne. Edhe shërbëtori jem Davidi ka me konë prijësi i tyne përgjithmonë.

26 Kam me lidhë nji marrëveshje paqeje me ta. Kjo ka me konë nji marrëveshje e përhershme. Kam me i vendosë fort edhe kam me i ba me u shtu n'numër. Edhe kam me e vendosë vendin tem t'shenjtë n'mes t'tyne përgjithmonë.

27 Çadra jeme ka me konë te ta, edhe unë kam me konë Zoti i tyne, e ata kanë me konë populli jem.

28 Edhe popujt kanë me e kuptu që unë, Jehova, e baj t'shenjtë Izraelin, kur vendi jem i shenjtë ka me konë n'mes t'tyne përgjithmonë.”’»

{{Querverweise-Metadaten | {{Querverweise-Metadaten | ||
| v1 = Off 21:10 | | v1 = Off 21:10 | ||
Aktuelle Version vom 24. Oktober 2026, 21:22 Uhr
1 Dora e Jehovait u konë mbi mu, edhe Jehova, me anë t'frymës së vet, më ka çu n'mes t'nji lugine t'rrafshët edhe m'ka lanë aty. Lugina u konë plot me eshtna t'njerëzve.
2 Aj më ka ba me kalu përreth tyne, edhe pashë që n'atë luginë kishte shumë eshtna, e krejt u konë t'thata.
3 Aj m'ka vetë: «O bir i njeriut, a munden këto eshtna me u ngjallë?» E unë iu përgjigja: «O Zotni Sovran Jehova, veç ti e din.»
4 Atëherë më tha: «Profetizo për këto eshtna edhe thuju: ‘O eshtna t'thata, ngoni fjalët e Jehovait:
5 Kështu u thotë Zotnia Sovran Jehova këtyne eshtnave: “Kam me shti frymë mrena jush edhe ju keni me u ngjallë.
6 Kam me ju mbulu me deje e me mish, kam me ju vnu lëkurë përmbi edhe kam me ju dhanë frymë, e ju keni me u ngjallë. Edhe keni me e kuptu që unë jom Jehova.”’»
7 Qashtu profetizova, qysh m'u urdhnu. Sapo ia nisa me profetizu, u ni nji zhurmë, nji kërcitje, edhe eshtnat nisën me u bashku njana me tjetrën, ashti me asht.
8 Masanej pashë qysh eshtnat u mbulun me deje e me mish, edhe përmbi to u vnu lëkura. Po hala s'kishte frymë mrena tyne.
9 Atëherë aj më tha: «Profetizo erës. Profetizo, o bir i njeriut, edhe thuji erës: ‘Kështu thotë Zotnia Sovran Jehova: “O erë, hajde pi katër anëve t'qiellit edhe fryju këtyne t'vramëve, që me u ngjallë.”’»
10 Qashtu profetizova, qysh m'u urdhnu, edhe fryma ka hy mrena tyne. Ata u ngjallën edhe u çunë n'kambë. U konë nji ushtri shumë, shumë e madhe.
11 Atëherë aj më tha: «O bir i njeriut, këto eshtna jonë krejt populli i Izraelit. Ata po thonë: ‘Eshtnat tona jonë tha, shpresa jonë na ka humbë. Jemi nda krejt pi gjithçkaje.’
12 Për qata, profetizo edhe thuju: ‘Kështu thotë Zotnia Sovran Jehova: “Kam me i çelë vorret tuaja edhe kam me ju nxjerrë pi aty, o populli jem, edhe kam me ju çu n'vendin e Izraelit.
13 Edhe keni me e kuptu që unë jom Jehova, kur t'i çeli vorret tuaja edhe t'ju nxjerri pi aty, o populli jem.”’
14 ‘Kam me e shti frymën teme mrena jush, edhe ju keni me u ngjallë. Kam me ju vendosë n'vendin tuaj, edhe keni me e kuptu që unë vet, Jehova, kam folë edhe e kam ba këtë’, thotë Jehova.»
15 Edhe nji herë m'erdh nji mesazh pi Jehovait. Thojke kështu:
16 «E tash, o bir i njeriut, merre nji shkop edhe shkruj përmbi të: ‘Për Judën edhe popullin e Izraelit që asht me të.’ Masanej merre nji shkop tjetër edhe shkruj përmbi të: ‘Për Jozefin, shkopin e Efraimit, edhe krejt popullin e Izraelit që asht me të.’
17 Mbaji shkopinjtë ngjitë njani me tjetrin, që n'dorën tande me u ba nji shkop i vetëm.
18 Kur populli yt t'vet: ‘A s'po na kallxon qka kanë kuptim krejt këto?’,
19 atëherë thuju: ‘Kështu thotë Zotnia Sovran Jehova: “Kam me e marrë shkopin e Jozefit, që asht n'dorë t'Efraimit, bashkë me fiset e Izraelit që jonë me të. Kam me i bashku me shkopin e Judës edhe kam me i ba nji shkop t'vetëm. Qashtu kanë me u ba nji n'dorën teme.”’