Kangë t'shejta 80: Unterschied zwischen den Versionen

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen
BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
Keine Bearbeitungszusammenfassung
BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
K BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Psalmi 80 nach Kangë t'shejta 80, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name
 
(kein Unterschied)

Aktuelle Version vom 25. Oktober 2026, 09:45 Uhr


1 O Bari i Izraelit, na ngo,
ti që e udhëheq Jozefin
si nji tufë. Ti që rrin
në fron përmbi kerubinat: Shkëlqe!

2 Tregoje fuqinë tande para
Efraimit, Benjaminit edhe Manaseut.
Hajde edhe na shpëto.

3 Kthena prapë në gjendjen që e kemi pasë ma herët, o Zot.
Le të na ndriçojë ftyra jote, që me u shpëtu.

4 Jehova, Zoti i ushtrive, deri kur ke me
u zemru me lutjet e popullit tand?

5 Ti po ua jep lotët për bukë, edhe
po i len me pi lot pa masë.

6 Ti po i len kojshitë tanë me u zanë për shkak tonin.
Armiqtë tanë po tallen me neve pa nalë, qysh po ju don qefi.

7 O Zot i ushtrive, kthena prapë në gjendjen që e kemi pasë ma herët.
Le të na ndriçojë ftyra jote, që me u shpëtu.

8 Ti e ke nxjerrë nji hardhi rrushi pi Egjiptit.
I ke përzanë popujt edhe e ke mbjellë atë.

9 Ti ia ke liru nji vend, edhe ajo
ka lshu rrajë e ka mbushë krejt vendin.

10 Hija e saj i ka mbulu malet, edhe degët
e saj i kanë mbulu kedrat e Zotit.

11 Degët e saj jonë shtri deri te deti,
edhe filizat e saj deri te Eufrati.

12 Pse i ke rrëzu muret e gurit rreth vneshtës, që
krejt ata që kalojnë aty me ia këputë frytet?

13 Derrat e egër të pyllit po e shkatërrojnë, edhe
shtazët e egra të fushës po ushqehen me të.

14 O Zot i ushtrive, të lutna, kthehu prapë!
Kqyr poshtë pi qiellit edhe shikoje!
Kujdesu për qit hardhi rrushi,

15 për fidanin që e ka mbjellë dora jote e djathtë.
Kqyre djalin që e ke forcu për veti.

16 Hardhia u djeg edhe u pre.
Pi fjalës tande të fuqishme populli po shkatërrohet.

17 Dora jote le ta mbështesë burrin në anën tande të
djathtë, birin e njeriut që e ke forcu për veti.

18 Atëherë na s'kemi me u largu pi teje.
Na mbaj gjallë, që me mujt me e thirrë emnin tand.

19 O Jehova, Zoti i ushtrive, kthena prapë në gjendjen që e kemi pasë ma herët.
Le të na ndriçojë ftyra jote, që me u shpëtu.