Mateu 2: Unterschied zwischen den Versionen

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen
(Die Seite wurde neu angelegt: „1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12
13 14 15
16 17 18
19 20 21 22 23“)

Keine Bearbeitungszusammenfassung

(5 dazwischenliegende Versionen desselben Benutzers werden nicht angezeigt)
Zeile 1: Zeile 1:
1
1 Jezusi u lind në kohën e mretit Herod në Bethlehem të Judesë. Nji ditë kanë ardh astrologët, donmethon njerzt që i kqyrin yllsit qysh livritin. Ata kanë ardh prej Lindjes në Jerusalem
2
2 edhe kan vet: „Ku osht mreti i judenjve, që ka lind? Kur jemi kon në Lindje, e kemi pa yllin e tij. Edhe jena ardh mi kallxu nerim.“
3
3 Mreti Herod ka marrë vesh qka ata thanë edhe u bo shumë nervoz – edhe bashkë me atá krejt Jerusalemi.
4
4 Aj i ka thirr krejt priftët ma kryesor edhe krejt skribët, donmethon krejt ata që i kanë msu shkrimet e shenjta. Edhe i ka vet ku u dasht mu lind krishti.
5
5 Ata i thanë: „Në Betlehem të Judesë, sepse kshtu u shkru nga pejgamberi:
6

6 [[‚E ti, o Betlehem, në venin e Judesë , nuk je kurrqysh qyteti ma i vogli në sytë e zotnis të Judesë, sepse prej teje ka me dal nji zotni që osht bariu i popullit tem Izrael.‘]]“

7
7 Kur i ka ni kto fjalt, Herodi i ka thirr tinza astrologët, donmethon ata njerzt që i kqyrin yllsit qysh livritin.  Edhe aj ka dasht me dit ma mirë, se kur ju ka dal ylli.
8
8 Masanej aj i ka qu astrologët në Bethlehem me nji punë: „Shkoni edhe lypni mirë qat thmi. Edhe kur ta gjoni, mem kallxu. Tani edhe une muj me shku atje edhe mi kallxu nerim.“
9
9 Si i kanë ni fjalt e mretit, u bohën gati për rrug. Edhe qe: Ylli, që e kanë pa në Lindje, ka levrit edhe u nal qat ven ku u kon thmia.
10
10 Kur e panë yllin, ata u gzun shumë.
11
11 Jonë hy mrena në shpi edhe aty e kanë pa thmijën te nona vet, Marija. Tani jonë shtrij përtoke edhe ja kanë kallxu nerim. I kanë qel thesat e veta edhe i kanë jap bakshish: Dukat, tym me erë të mirë edhe long të drunit me erë të mirë.
12

12 Po masi e kanë pa nji anderr, ku zoti i ka thonë që mos mu kthy te Herodi, ata jonë kthy në venin e tynve, po me nji rrug tjetër.

13
13 Masi jonë largu, melaqja e Jehovajit i ka dal Jozefit në anderr edhe i tha: „Qu, merre thmijën edhe nonën e tijna, edhe ik për në egjipt. Edhe rri atje deri sa t’thom mu kthy. Sepse Herodi ka me lyp thmijën me myt.“
14
14 Qeshtu Jozefi u qu natën, e morri meveti thmijën edhe nonën, e u shku për në egjipt.
15

15 Aj ka nejt aty derisa ka dek Herodi që të mushet ajo qa ka thonë Jehovaji nepermjet pejgamberit: [[„Kah egjipti e thirra djalin tem.“]]

16
16 Kur Herodi e ka diktu që ata astrologët e kanë mashtru, e ka kap inati. Aj i ka qu burrat në Betlehem edhe në rrethin e Betlehemit, edhe i ka thonë krejt meshkujt deri në moshen dy vjet mi myt. Ata vjet kanë rra bash qashtu qysh kanë thonë ata astrologët.
17
17 Atëhera u mush qa ka thonë pejgamberi Jeremia:
18

18 [[„Në venin Rama u ni nji zo, ku u kajt edhe u bertit me dhimbje të madhe. U kon Rakela, që ka kajt për thmijt e vet. Ajo s’ka dasht mu pajtu, se thmijt i sajna nuk jonë kon mo aty.“]]

19
19 Masi ka dek Herodi, në egjipt Jozefit i ka dal melaqja e Jehovajit në andërr
20
20 edhe i tha: „Qu, merre thmijën edhe nonën e tijna edhe shko në venin Izrael, se ata qe kanë dasht me myt thmijën, kanë dek.“
21
21 Ashtu aj u qu, e ka marrë thmijën edhe nonën e tijna, e u shku në venin Izrael.
22
22 Por masi e ka marrë vesh qe Arkelau në venin e babës së vet, Herodit, ka sunu në Jude, Jozefi u tut aty me shku. Edhe plus në nji andërr zoti i ka thonë mu rrujt. Tani Jozefi u shku në venin e Galilesë.
23
23 Kur ka mrri aty, aj e ka nal rrugën në qytetin e Nazaretit për mu mush qka kanë thonë pejgambertë: [[„Aj ka mu thirr 'nazareas'.“]]

Aktuelle Version vom 21. Mai 2024, 15:06 Uhr

1 Jezusi u lind në kohën e mretit Herod në Bethlehem të Judesë. Nji ditë kanë ardh astrologët, donmethon njerzt që i kqyrin yllsit qysh livritin. Ata kanë ardh prej Lindjes në Jerusalem 2 edhe kan vet: „Ku osht mreti i judenjve, që ka lind? Kur jemi kon në Lindje, e kemi pa yllin e tij. Edhe jena ardh mi kallxu nerim.“ 3 Mreti Herod ka marrë vesh qka ata thanë edhe u bo shumë nervoz – edhe bashkë me atá krejt Jerusalemi. 4 Aj i ka thirr krejt priftët ma kryesor edhe krejt skribët, donmethon krejt ata që i kanë msu shkrimet e shenjta. Edhe i ka vet ku u dasht mu lind krishti. 5 Ata i thanë: „Në Betlehem të Judesë, sepse kshtu u shkru nga pejgamberi: 6 ‚E ti, o Betlehem, në venin e Judesë , nuk je kurrqysh qyteti ma i vogli në sytë e zotnis të Judesë, sepse prej teje ka me dal nji zotni që osht bariu i popullit tem Izrael.‘
7 Kur i ka ni kto fjalt, Herodi i ka thirr tinza astrologët, donmethon ata njerzt që i kqyrin yllsit qysh livritin. Edhe aj ka dasht me dit ma mirë, se kur ju ka dal ylli. 8 Masanej aj i ka qu astrologët në Bethlehem me nji punë: „Shkoni edhe lypni mirë qat thmi. Edhe kur ta gjoni, mem kallxu. Tani edhe une muj me shku atje edhe mi kallxu nerim.“ 9 Si i kanë ni fjalt e mretit, u bohën gati për rrug. Edhe qe: Ylli, që e kanë pa në Lindje, ka levrit edhe u nal qat ven ku u kon thmia. 10 Kur e panë yllin, ata u gzun shumë. 11 Jonë hy mrena në shpi edhe aty e kanë pa thmijën te nona vet, Marija. Tani jonë shtrij përtoke edhe ja kanë kallxu nerim. I kanë qel thesat e veta edhe i kanë jap bakshish: Dukat, tym me erë të mirë edhe long të drunit me erë të mirë. 12 Po masi e kanë pa nji anderr, ku zoti i ka thonë që mos mu kthy te Herodi, ata jonë kthy në venin e tynve, po me nji rrug tjetër.
13 Masi jonë largu, melaqja e Jehovajit i ka dal Jozefit në anderr edhe i tha: „Qu, merre thmijën edhe nonën e tijna, edhe ik për në egjipt. Edhe rri atje deri sa t’thom mu kthy. Sepse Herodi ka me lyp thmijën me myt.“ 14 Qeshtu Jozefi u qu natën, e morri meveti thmijën edhe nonën, e u shku për në egjipt. 15 Aj ka nejt aty derisa ka dek Herodi që të mushet ajo qa ka thonë Jehovaji nepermjet pejgamberit: „Kah egjipti e thirra djalin tem.“
16 Kur Herodi e ka diktu që ata astrologët e kanë mashtru, e ka kap inati. Aj i ka qu burrat në Betlehem edhe në rrethin e Betlehemit, edhe i ka thonë krejt meshkujt deri në moshen dy vjet mi myt. Ata vjet kanë rra bash qashtu qysh kanë thonë ata astrologët. 17 Atëhera u mush qa ka thonë pejgamberi Jeremia: 18 „Në venin Rama u ni nji zo, ku u kajt edhe u bertit me dhimbje të madhe. U kon Rakela, që ka kajt për thmijt e vet. Ajo s’ka dasht mu pajtu, se thmijt i sajna nuk jonë kon mo aty.“
19 Masi ka dek Herodi, në egjipt Jozefit i ka dal melaqja e Jehovajit në andërr 20 edhe i tha: „Qu, merre thmijën edhe nonën e tijna edhe shko në venin Izrael, se ata qe kanë dasht me myt thmijën, kanë dek.“ 21 Ashtu aj u qu, e ka marrë thmijën edhe nonën e tijna, e u shku në venin Izrael. 22 Por masi e ka marrë vesh qe Arkelau në venin e babës së vet, Herodit, ka sunu në Jude, Jozefi u tut aty me shku. Edhe plus në nji andërr zoti i ka thonë mu rrujt. Tani Jozefi u shku në venin e Galilesë. 23 Kur ka mrri aty, aj e ka nal rrugën në qytetin e Nazaretit për mu mush qka kanë thonë pejgambertë: „Aj ka mu thirr 'nazareas'.“