Judas 1: Unterschied zwischen den Versionen
Gane (Diskussion | Beiträge) KKeine Bearbeitungszusammenfassung |
Gane (Diskussion | Beiträge) KKeine Bearbeitungszusammenfassung |
||
| Zeile 29: | Zeile 29: | ||
<sup>19</sup> Keshtu janë keta njerz qe i ndajnë te tjerët – keta njerz janë si kafshë,qe nuk i udhezon fryma e shenjt e Zotit. | <sup>19</sup> Keshtu janë keta njerz qe i ndajnë te tjerët – keta njerz janë si kafshë,qe nuk i udhezon fryma e shenjt e Zotit. | ||
<sup>20</sup> por ju, vllazni, te dashun forcohuni në besimin tuaj të shenjtë – dhe lutuni me frymë të shenjtë. | <sup>20</sup> por ju, vllazni, te dashun forcohuni në besimin tuaj të shenjtë – dhe lutuni me frymë të shenjtë. | ||
<sup>21</sup> dhe keshtu | <sup>21</sup> dhe keshtu muni me nejt në dashnin e Zotit dhe pritni me sy te drejtuar te dhemshunia e Zotnis tonë Jezus Krisht për me fitu jetën e pergjithmon. | ||
<sup>22</sup> dhe per ata që kanë dyshime – kini | <sup>22</sup> dhe per ata që kanë dyshime – kini dhimt për ta. | ||
<sup>23</sup> dhe runi ata qe prej zjarrit te shkatrrimit te shpetojn. Edhe për tjerët vazhdoni te kini | <sup>23</sup> dhe runi ata qe prej zjarrit te shkatrrimit te shpetojn. Edhe për tjerët vazhdoni te kini dhimtë, por tu e rujt veten – urrejeni edhe teshat qe i kan flliqur prej gjynahit te tyre . | ||
<br> | <br> | ||
<sup>24</sup> I bekum koft Ai që ka fuqinë me ju rujt qe mos me u rrezu qe ju | <sup>24</sup> I bekum koft Ai që ka fuqinë me ju rujt qe mos me u rrezu qe ju me met pa asnje dank pa njollë, me gezim, para lavdisë së tij – | ||
<sup>25</sup> i vetmi Perendi, Shpëtimtari jonë, përmes Jezus Krishtit Zotnise tonë.Atij i koftë lavdia, madhështia | <sup>25</sup> i vetmi Perendi, Shpëtimtari jonë, përmes Jezus Krishtit Zotnise tonë.Atij i koftë lavdia, madhështia, fuqia dhe autoriteti prej tani e pergjithmon.Amin. | ||
{{ | {{Querverwe-Metadaten | ||
| v1 = Mat 13:55; Mar 6:3; Gal 2:9; Jak 1:1 | | v1 = Mat 13:55; Mar 6:3; Gal 2:9; Jak 1:1 | ||
| v1 = Heb 3:1 | | v1 = Heb 3:1 | ||
Version vom 24. Dezember 2025, 14:57 Uhr
1 Juda, nji sherbetor i Jezus Krishtit dhe vllavi i Jakobit, u shkrun atyne qe Zoti Baba i do edhe i ka rujt për Jezus Krishtin.
2 Ju uroj gjithmonë sa ma shumë dhemshuri, paqe edhe dashni.
3 Vllazni të dashun, edhe pse kom pas qef me ju shkru për pshtimin qe e kemi te perbashkët, e kom pa të arsyshme me ju lut me mish e shpirt me qëndru te fort ne besim – ate besim që ju ka dhonë nji herë e pergjithmonë të shenjtve.
4 Sepse do njerz jonë përzi midis juve tinza – për ta u shkru kaherë se kanë me u gjyku. Ata janë të pabesë, e keqpërdorin dhemshurin e Zotit tonë për me bo qka t’ju don qefi i tyne per interesat e veta edhe nuk e njohin si duhet Zotnin tonë të vetëm dhe Pronarin e tij – Jezus Krishtin.
5 Edhe pse i dini qito sene, po du me ju përkujtu: Zoti i shpëtoi njerëzit e vet prej Egjiptit, ama ma vonë i myti vrau ata që nuk kan kallxu besim .
6 Edhe melaqet që nuk kanë nejtë aty ku ju takonte ne hava po e kanë lon vendin e tyne, Zoti i ka lidh me zingjir të përjetshëm në terr të thellë deri në ditën e gjykimit.
7 Si Sodoma e Gomorra edhe qytetet përreth tyne – jonë dorëzu në deshira te gabume edhe ne lakmi të poshtër dhe ne imoralitet të ran seksual. Për qata u dënun me zjarr të përjetshëm, dhe jan ba per neve si shembull paralajmrimi.
8 Edhe këta njerz jetojn si ne andrrava jo ne realitet – e fëlliqin trupin e tyne, s’e rrespektojnë kurkan dhe e shajnë e folin keq per ata qe kan venin ma te lant dhe te lavdishmit.
9 Por krejt ndryshe asht shembulli i krye-Melaqes Mikaelit – kur ai ka BA fjale me shejtanin për trupin e Musës,ai s’ka pas fjal të keqe me i thanë kurgjo, veç ka thanë: “Zoti të dhaft denimin qe meriton.”
10 Dhe këta njerz i shajnë krejt .. edhe per senet qe vet nuk i kuptojnë – edhe ato senet qe i dinë i kuptojne vetëm si kafshët qe nuk kan men,keshtu e shkatërrojn veten.
11 Mjerë ata! Kanë ndjek rrugen e Kainit, kan hec me lakmi drejt rruges se Balamit për pare dhe kanë marr fun si Korahu për shkak të mendjemadhsis e te folmit te tij pa men.
12 Kur ju shtroni festa per me hanger ata njerz janë si gur të msheft nen uj, – hanë ushqimin me ju, pa pikë marre, si barinj qe menojne veç per barkin e vet. Janë si ret pa ujë, që i fryn fryma e i çon anej dhe knej. Si pem pa fryt ne vjeshten e vonshme, dy herë te thame e të shkulne me rraj.
13 Si përplasjen valet e forta të detit shkumojne e nxjerrin bërllokun e vet te kqijat e juve , si yjzi pa drejtim, për ata osht kufini dhe ruhet shkaterrimi i perhershem.
14 Edhe Enoku, i shtati prej Ademit, e ka thane qysh perpara për ata: “Kqyre, Zoti JEHOVA po vjen me dhjetra mijra melaqe te tij te shejta –
15 Ai erdhi me i gjyku krejt njerzit e me i nxjerrë fajtor për krejt veprat e poshtëra që i kanë ba e për krejt fjalët e kqija që i kanë fol keta njerz me gjynah kunder Zotit.”
16 Kta njerz janë ankues,jo te kenaqur me jeten e tyne, gjith tu u kajt për hallin e vet, ecin sipas deshirave te trupit, i kanë fjalët e mëdhaja dhe i lavdrojnë te tjerte për interes te vetin.
17 Por ju, vllazni te dashun, kujtoni fjalet qka u kanë thanë nxansave te Zotnise tonë Jezus Krishtit.
18 Ata ju kanë thane apet se apet : “Ne kohën e fundit kanë me dal njerz te ligë qe bajn hajgare që ecin sipas deshirave te gabume te trupit dhe nuk e kanë hiq tut prej Zotin.”
19 Keshtu janë keta njerz qe i ndajnë te tjerët – keta njerz janë si kafshë,qe nuk i udhezon fryma e shenjt e Zotit.
20 por ju, vllazni, te dashun forcohuni në besimin tuaj të shenjtë – dhe lutuni me frymë të shenjtë.
21 dhe keshtu muni me nejt në dashnin e Zotit dhe pritni me sy te drejtuar te dhemshunia e Zotnis tonë Jezus Krisht për me fitu jetën e pergjithmon.
22 dhe per ata që kanë dyshime – kini dhimt për ta.
23 dhe runi ata qe prej zjarrit te shkatrrimit te shpetojn. Edhe për tjerët vazhdoni te kini dhimtë, por tu e rujt veten – urrejeni edhe teshat qe i kan flliqur prej gjynahit te tyre .
24 I bekum koft Ai që ka fuqinë me ju rujt qe mos me u rrezu qe ju me met pa asnje dank pa njollë, me gezim, para lavdisë së tij –
25 i vetmi Perendi, Shpëtimtari jonë, përmes Jezus Krishtit Zotnise tonë.Atij i koftë lavdia, madhështia, fuqia dhe autoriteti prej tani e pergjithmon.Amin.