Mateu 18: Unterschied zwischen den Versionen
Keine Bearbeitungszusammenfassung |
Keine Bearbeitungszusammenfassung |
||
Zeile 19: | Zeile 19: | ||
<sup>19</sup> Po, ju kallxoj edhe njiherë: nëse dy prej juve këtu në tokë e kanë menimin e njejt për naj sen, që ka peshë, dhe mirren vesh për qka mu lut, Baba jem që osht në Havâ, ka me ja dhonë në dorë për qka janë lut. | <sup>19</sup> Po, ju kallxoj edhe njiherë: nëse dy prej juve këtu në tokë e kanë menimin e njejt për naj sen, që ka peshë, dhe mirren vesh për qka mu lut, Baba jem që osht në Havâ, ka me ja dhonë në dorë për qka janë lut. | ||
<sup>20</sup> Se, ku dy ose tre veta bohën bashkë në emnin tem, aty jam edhe une, midis tynve." <br> | <sup>20</sup> Se, ku dy ose tre veta bohën bashkë në emnin tem, aty jam edhe une, midis tynve." <br> | ||
<sup>21</sup> Tani Pjetri u afru ngat dhe e véti: "Zotni, sa herë munet me bo gabim vllavi jem e une me ja fal? Deri shtat herë, a?" | <sup>21</sup> Tani Pjetri u afru ngat dhe e véti: "Zotni, sa herë munet me bo gabim vllavi jem e une me ja fal? Deri 7 (shtat) herë, a?" | ||
<sup>22</sup> Jezusi i tha: «Une pot thom: Jo 7 (shtat) herë, po deri në 77 (shtatdhetë e shtat) herë. <br> | <sup>22</sup> Jezusi i tha: «Une pot thom: Jo 7 (shtat) herë, po deri në 77 (shtatdhetë e shtat) herë. <br> | ||
<sup>23</sup> Sepse Mretnia e Havajës i ngan nji mreti, që deshti mi ndreq hesapet me sklleveritë e vet. | <sup>23</sup> Sepse Mretnia e Havajës i ngan nji mreti, që deshti mi ndreq hesapet me sklleveritë e vet. |
Aktuelle Version vom 28. August 2025, 11:31 Uhr
1 Në atë kohë, nxonsat ju afruan ngat Jezusit dhe e vètën: "Kush osht ma i madhi në Mretninë e Havajës?"
2 Ai e thirri ngat vetit nji thmi të vogël, e ka qit midis tynve
3 edhe tha: "Përnime po ju thom: Kush nuk e ndryshon vetën dhe nuk e bon zemrën të butë sikur të një thmijë të vogël, ai s'ka me hy kurr në Mretninë e Havajës.
4 Përqata: Kush e bon vetën të vogël, siç osht ky thmi i vogël, ai ka mu konë ma i madhi në Mretninë e Havajës.
5 Kur dikush e pranon nji thmi të vogël dhe e bon pjesë të familjës për hir të emnit tem, osht sikur me marrë mue në shpi.
6 Sepse ka disa, që janë të vogël edhe kanë besim te une. Secili, që e shtin njonin prej ktynve të vogelve me gabu, ish konë ma mirë për ta me marrë nji gur të madh të mullinit, me e lidh rreth qafës e me ra në fund të detit.
7 Mjerë bota, sepse u bo me gurë në rrugë, që të shtijnë mu rrzue. Ka me pasë gjithmonë gurë në botë. Po mjerë ai, që vet bohet ai gurë, që tjetrin e rrzon për tokë!
8 Nëse dora jote ose koma jote po don me bo diqka të keqe, këpute edhe hjeke prej teje. Për ty osht ma mirë me hy në jetë si sakat, se me pasë dy durt e dy komt dhe me hy në Zjarmin, që nuk shkymet.
9 Edhe nëse syni yt po don me bo diqka të keqe, nxirre edhe hjeke prej teje. Për ty osht ma mirë me hy me nji sy në jetë, se mi pasë të dy sytë dhe me hy në Gehenë, në venin e Zjarmit.
10 Runi mos me kqyr shtremt njonin prej ktynve të vogelve. Une po ju kallxoj se melaqet e tynve në Havâ e kanë gjithmonë derën qel te Baba jem, që osht në Havâ.
11 --
12 Qysh po menoni? Nëse nji njeri i ka 100 (njiqind) dele dhe 1 (njo) prej tynve hupet, a nuk i len ai të 99 (nonëdhet e nonta) nepër male e shkon me lyp delën, që e ka hup?
13 Përnime po ju kallxoj se kur e gjonë, gzohet ma shumë për qatâ, që e ka gjetë, se për të 99 (nonëdhet e nonta), që nuk jonë konë hup.
14 Qeshtu edhe Baba jem, që osht në Havâ, s'ka qef mi hup bile asnjo prej ktynve voglushave.
15 Qofse vllavi yt osht tu bo nji gabim, shko e kallxoj ku ka gabu. Fol sy me sy, veq ti me tâ, e korigjoje. Nëse të ngon, e fitove vllavin tân.
16 Po nëse nuk të ngon, merre me vete njo ose dy njerz të tjerë, që ata mujnë me vertetu krejt për qka u konë muhabeti.
17 Qofse nuk i ngonë edhe ata, thuji kuvenit. Nëse nuk e ngon as kuvenin, ai duhet mu konë për ty si nji njeri i një popullit tjetër dhe si ata, që i mledhin paret për shtetin.
18 Përnime po ju kallxoj: Qka ju lidhni në tokë, ma përpara ka mu konë e lidhun në Havâ. Edhe qka ju zgidhni në tokë, ma përpara ka mu konë e zgidhne në Havâ.
19 Po, ju kallxoj edhe njiherë: nëse dy prej juve këtu në tokë e kanë menimin e njejt për naj sen, që ka peshë, dhe mirren vesh për qka mu lut, Baba jem që osht në Havâ, ka me ja dhonë në dorë për qka janë lut.
20 Se, ku dy ose tre veta bohën bashkë në emnin tem, aty jam edhe une, midis tynve."
21 Tani Pjetri u afru ngat dhe e véti: "Zotni, sa herë munet me bo gabim vllavi jem e une me ja fal? Deri 7 (shtat) herë, a?"
22 Jezusi i tha: «Une pot thom: Jo 7 (shtat) herë, po deri në 77 (shtatdhetë e shtat) herë.
23 Sepse Mretnia e Havajës i ngan nji mreti, që deshti mi ndreq hesapet me sklleveritë e vet.
24 Kur erdhi mi ndreq hesapet, ja prun përpara nji skllav, që i ka pasë borxh mretit 10.000 (dhetë mij) pare "talenta".
25 Por ai skllavi nuk ka pasë kurgjo për me ja kthy parët. Përqata zotnia e detyroj me e shitë atâ, gruen e tij, thmitë e tij edhe krejt qka ka pasë ai, për me shly borxhin.
26 Ama skllavi ra me ftyr përtoke dhe e luti: "Ki veç pak durim me mue, se kom me ti kthy krejt borxhët."
27 Zotnisë ju dhimt kaq shumë, sa e shliroi dhe ja fali borxhin.
28 Por i njejti skllav doli dhe e gjeti shokun e vet. Edhe shoki i tij u konë skllav dhe i kishte pasë këtij borxh 100 (njiqind) dinarë. Ai e kapi për fyti, e shtrëngoi fort, gati me e myt, tu i thonë: "Ma kthe krejt borxhin tem!"
29 Tani shoki i tij ra me ftyrë përtoke edhe e luti: "Ki pak durim me mue, se kom me ti kthy krejt borxhët."
30 Po ai s'deshti, përqata e qoi shokun e vet në burg, me nejt aty derisa ja kthen krejt borxhin.
31 Kur sklleveritë e tjerë e panë qysh shkoi puna, u merzitën keq, edhe shkun e ja kallxun zotnisë së vet krejt, qka ka ndodh.
32 Tani zotnia e thirri skllavin e i tha: "More skllav i keq! Une ti kom fal krejt borxhët, sepse ti mu lute me zemër.
33 A nuk mujte edhe ti me pasë pak gjynah me shokin tând, qysh une kam pasë gjynah me ty?"
34 Zotnia, i merzitun keq, i tha puntorëve të burgit me shti skllavin në burg, e me nejt aty, derisa ja kthen krejt borxhin.
35 Qashtu ka me bo edhe Baba jem i Havajës me secilin, që nuk e fal vllavin e vet me krejt zemër."