Mateu 22: Unterschied zwischen den Versionen
Keine Bearbeitungszusammenfassung |
Keine Bearbeitungszusammenfassung |

| Zeile 6: | Zeile 6: | ||
6 Njerzit tjer ama i kanë kap hysmexharët e tij, i trajtuen si mos ma keq edhe i mytën.
| 6 Njerzit tjer ama i kanë kap hysmexharët e tij, i trajtuen si mos ma keq edhe i mytën.

7 Mbreti u nxe edhe i çoi ushtarët e vet mi myt vrasësat dhe me e kall qytetin e tynve. | 7 Mbreti u nxe edhe i çoi ushtarët e vet mi myt vrasësat dhe me e kall qytetin e tynve. | ||
8 Masanej i tha hysmexharve të vet: | 8 Masanej i tha hysmexharve të vet: 'Darsma osht gati, por ata musafirët, që i kom thirr, s'kanë pasë drejt me ardh. | ||
9 Dilni, pra, në rrugët jasht qytetit, edhe thirrni në darsëm krejt ata, që i zatetni. | 9 Dilni, pra, në rrugët jasht qytetit, edhe thirrni në darsëm krejt ata, që i zatetni.' | ||
10 Ata hysmexharët dolën jasht në rrugë, i morën me veti krejt njerzit çka ju dolën përpara - a jonë konë të mirë, a të kqij. E dasma u mush plot me musafirë.
| 10 Ata hysmexharët dolën jasht në rrugë, i morën me veti krejt njerzit çka ju dolën përpara - a jonë konë të mirë, a të kqij. E dasma u mush plot me musafirë.

11 Kur hyni mbreti mrena mi kqyr musafirët e vet, e diktoj aty nji njeri, që nuk i kishte vesh teshat e darsmës. | 11 Kur hyni mbreti mrena mi kqyr musafirët e vet, e diktoj aty nji njeri, që nuk i kishte vesh teshat e darsmës. | ||
12 Mbreti i tha: | 12 Mbreti i tha: 'Shok, si ke hy ktu pa teshat e darsmës?' Por ai njeri s'diti qysh mu përgjigj. | ||
13 Tani mbreti i tha hysmexharëve të vet: | 13 Tani mbreti i tha hysmexharëve të vet: 'Kapni dhe lidhni me kom e dur, e qitni në terr përjashta. Aty ka me kajtë edhe mi kersitë dhomtë.'

14 Se shumë jonë thirr musafir, po veç pak jonë zgedhë."
| 14 Se shumë jonë thirr musafir, po veç pak jonë zgedhë."

15 Masanej farisenjtë, [donmethon msusat nga nji grup fetar shumë i respektum], shkun bashkë me bo plane, qysh me nxon Jezusin me fjalët e veta e me qit në gabim. | 15 Masanej farisenjtë, [donmethon msusat nga nji grup fetar shumë i respektum], shkun bashkë me bo plane, qysh me nxon Jezusin me fjalët e veta e me qit në gabim. | ||
Version vom 8. November 2025, 16:27 Uhr
1 Jezusi apet ja nisi me fol me ta - po jo drejt për drejt, po me kallxime e me shembuj:
2 "Mbretnia e Havajës i ngan nji mbreti, që i boni darsëm djalit vet.
3 Ai i qoj hysmexharët e vet mi thirr musafirët në darsëm, por musafirët nuk patën qef me ardh.
4 Ma vonë ai apet i qoj hysmexharët të tjerë, e i tha: 'Thoni musafirve: "Hajdeni, se darka jeme osht gati. Demat dhe lopët të shnosha i kom pre, dhe krejt osht gati. Hajdeni në darsëm."'
5 Po njerzve s'ju interesoj hiq. Ata shkun, dikush në arën e vet, e dikush tjetër në punët e veta.
6 Njerzit tjer ama i kanë kap hysmexharët e tij, i trajtuen si mos ma keq edhe i mytën.
7 Mbreti u nxe edhe i çoi ushtarët e vet mi myt vrasësat dhe me e kall qytetin e tynve.
8 Masanej i tha hysmexharve të vet: 'Darsma osht gati, por ata musafirët, që i kom thirr, s'kanë pasë drejt me ardh.
9 Dilni, pra, në rrugët jasht qytetit, edhe thirrni në darsëm krejt ata, që i zatetni.'
10 Ata hysmexharët dolën jasht në rrugë, i morën me veti krejt njerzit çka ju dolën përpara - a jonë konë të mirë, a të kqij. E dasma u mush plot me musafirë.
11 Kur hyni mbreti mrena mi kqyr musafirët e vet, e diktoj aty nji njeri, që nuk i kishte vesh teshat e darsmës.
12 Mbreti i tha: 'Shok, si ke hy ktu pa teshat e darsmës?' Por ai njeri s'diti qysh mu përgjigj.
13 Tani mbreti i tha hysmexharëve të vet: 'Kapni dhe lidhni me kom e dur, e qitni në terr përjashta. Aty ka me kajtë edhe mi kersitë dhomtë.'
14 Se shumë jonë thirr musafir, po veç pak jonë zgedhë."
15 Masanej farisenjtë, [donmethon msusat nga nji grup fetar shumë i respektum], shkun bashkë me bo plane, qysh me nxon Jezusin me fjalët e veta e me qit në gabim.
16 Ata i qun nxonsat e tynve, bashkë me politikanët e Herodit te ai, me i thonë: "Msus, na e dina, që e fol të vërtetën edhe e mson rrugën e Zotit, qysh me jetu vërtet sipas vullnetit të Zotit. Ty nuk të intereson çka thojnë njerzt, se ti nuk i kqyr njerzit me sytë çka shihet përjashta.
17 Na thuj, pra, qysh menon: A osht e drejtë me ja pagu Cezarit tatimin e kokës, a jo?"
18 Jezusi e kuptoi qëllimin e keq të tynve edhe tha: "Pse po doni me m'provu, ju dyftyrash?
19 Ma kallxoni paren, me të cilën paguhet tatimi." Ata ja prun nji denar.
20 Ai i veti: "E kujna osht kjo ftyrë e ky shkrim?"
21 Ata i thanë: "I Cezarit."
Tani Jezusi i tha:
“Jepni, pra, Cezarit çka i takon Cezarit, e Zotit çka i takon Zotit.”
22 Kur ata e nitin ktâ, metën pa fjalë. E lanë Jezusin rahat edhe ikën.
23 Qatë ditë, pak ma vonë, erdhën te ai saducenjtë, [nji grup fetar shumë i nalt]. Ata thojnë se nuk qohet njeri apet në jetë mas vdekjës. Ata e vetën Jezusin:
24 "Msus, Musa tha, qofse i vdes dikujt vllavi pa lon thmi, atëherë vllavi tjetër duhet me ja marrë grujën e tij, që mu rit fara e vllavit të vet.
25 Jonë konë njiherë 7 vllazni. I pari u martu edhe vdiq. Masi s'ka pasë thmi, ja la grujën vllavit të vet.
26 Kshtu i ndodhi edhe të dytit, edhe të tretit, e deri të i shtati. Në fund krejt kanë vdek, pa e lonë nji thmi.
27 Ma s'mramti, edhe Gruja ka vdek.
28 Tash, kur qohet apet në jetë, e kujna ka mu konë kjo gru prej ktynve shtatve, se krejt kta e kanë pasë për gru?"
29 Jezusi ju përgjigj: "Po gaboni, se as shkrimet, e as fuqinë e Zotit nuk pe dini.
30 Kur qohën apet në jetë, as burrat nuk martohen, e as gratë s'kanë mu konë të martune, se kanë mu konë si melaqe në Havâ.
31 E sa për ata, që kanë vdek edhe kanë me ardh apet në jetë: a nuk keni lexue, çka ju ka thonë Zoti:
32 'Une jam Zoti i Ibrahimit, Zoti i Isakut dhe Zoti i Jakupit'? Ai nuk osht Zoti i atynve, qe jonë të vdekun, po i atynve, që jonë gjall."
33 Kur njerzit e kanë ni qysh foli, u çuditen shumë prej mësimeve të tij.
34 E kur farisenjtë kanë ni, që ja ka mshel saducenjve gojën, jonë bo bashkë edhe shkun si nji grup te ai.
35 Njoni prej tynve, që e ka dit shumë mirë ligjin, deshti me e provu, tu e vet:
36 "Msus, çfarë msimi osht ma i madh në Ligjin [e Zotit]?"
37 Ai i tha: "'Duje Jehovajin, Zotin tând, me krejt zemrën tânde, me krejt shpirtin tând dhe me krejt menjen tând.'
38 Ky osht msimi ma i madhi dhe i pari.
39 I dyti, gati i njejt me tâ, osht: 'Duji njerzit si me dasht vetën.'
40 Kta dy msimet janë krejt thelbi i ligjit edhe fjalt e pejgambëreve."
41 Tani Jezusi i veti farisenjt, që jonë bo tub:
42 "Çka menoni ju për Krishtin? Djali i kujt osht?" Ata i thanë: "Djali i Davidit."
43 Jezusi i veti: "E pse, pra, Fryma e Zotit e ka shty Davidin me e thirr: 'Zotni', kur Davidi ka thonë:
44 'Jehovaji i thotë Zotnisë tem: 'Hunxhu në anën teme të djatht, deri sa vjen dita mi qit posht hasmitë e tu, te komt e tua?
45 Nëse Davidi e thirri atâ 'Zotni', qysh koka ai Djali i Davidit?"
46 E kurkush nuk mujti mo me ja kthy fjalën, as nuk guxoj kurkush mo me vet najsen.