Libri i pest i Musës 22: Unterschied zwischen den Versionen
K Leerzeichen eingefügt |
Keine Bearbeitungszusammenfassung |

| Zeile 2: | Zeile 2: | ||
| Status = Offen | | Status = Offen | ||
| Notiz =
Nach den Texten löschen. | | Notiz =
Nach den Texten löschen. | ||

1
| 1 Nëse e sheh kaun a delen e vllaut tand tu u endë andej-këndej, s'bon me e bo kishe s'e ke pa. Patjetër duhet me ia kthy kafshën vllaut tand.

2

3
| 2 Po nëse vllau yt s'banon afër, a ti s'e din i kujt asht kafsha, merre kafshën me veti në shpi edhe mbaje te ti, derisa vllau yt ta lypë. Atëherë ktheja.

4
| 3 Njisoj duhet me vepru nëse e gjen gomarin e vllaut tand, a naj teshë a çkado tjetër që i ka hupë. S'bon me e bo kishe s'e ke pa.

5
| 4 Nëse e sheh gomarin a kaun e vllaut tand t'rrëzum në rrugë, s'bon me e lonë ashtu. Patjetër ndihmoje vllaun tand me e çu kafshën prapë në kambë.

6
| 5 Grueja s'bon me veshë tesha t'burrave, e burri s'bon me veshë tesha t'grave. Kush e bon qet sen, Jehovës, Zotit tand, i vjen neveri pi tij.

7

6 Nëse rrugës e gjen nji fole t'zogjve në nji pemë a për tokë, me zogj t'vegjël a me vo, e nana asht ulë mbi to, s'bon me e marrë nanën bashkë me zogjtë e vegjël.

8

7 Nanën patjetër duhet me e lshu t'lirë, po zogjtë e vegjël munesh me i marrë për veti. Bone qashtu që me t'shku mirë edhe me jetu gjatë.

9

8 Nëse e ndërton nji shpi t're, duhet me ia bo edhe nji parmak rreth kulmit, që mos me ra kërkush poshtë e mos me e ngarku shpinë tane me faj për gjak.

10

9 Mos mbjell farë t'nji lloji tjetër në vreshtin tand. Se përndryshe, krejt prodhimi i asaj që e ke mbjellë, bashkë me frytin e hardhive, ka me i taku vendit t'shenjtë.

11

10 Mos i lidh kaun e gomarin bashkë për me tërhekë plugun.

12

11 Mos vesh tesha që jonë bo me lesh e me li t'punum bashkë.

13

14
| 12 Në katër cepat e teshave që i vesh, vnu xhufka.

15

16
| 13 Ta zamë që nji burrë e ka marrë nji grue edhe ka fjetë me to, po masanej e urren.

17

18
| 14 Aj e akuzon që ka bo diçka t'keqe edhe ia prish namin, tu thanë: ‘Unë e mora qet grue, po kur fjeta me to, s'gjeta kurrfarë prove që ajo u konë e virgjën.’

19

15 Atëherë baba edhe nana e çikës duhet me ua çu pleqve te porta e qytetit provën që çika u konë e virgjën.

20

21
| 16 Baba i çikës duhet me u thanë pleqve: ‘Unë ia dhashë qetij burri çikën teme për grue, po aj e urren

22

17 edhe po e akuzon që ka bo diçka t'keqe. Aj po thotë: “E kam pa që çika jote s'ka provë që u konë e virgjën.” Qe ku asht prova që ajo u konë e virgjën.’ Atëherë ata duhet me e shtri pëlhurën para pleqve t'qytetit.

23

24
| 18 Pleqtë e qytetit duhet me e kapë burrin edhe me e dënu.

25
| 19 Duhet me ia qitë nji gjobë 100 sikla argjendi edhe me ia dhanë babës t'çikës, se aj ia ka prishë namin nji çike izraelite që u konë e virgjën. Ajo duhet me mbetë grueja e tij. Aj s'ka drejtë me u nda pi saj tanë jetën.

26

27
| 20 Po nëse akuza del e vërtetë edhe s'ka kurrfarë prove që çika u konë e virgjën,

28
| 21 atëherë duhet me e nxjerrë çikën para derës t'shpisë t'babës t'saj, edhe burrat e qytetit t'saj duhet me e gjujtë me gurë derisa t'vdesë, se ajo ka bo nji punë t'turpëshme në Izrael, tu u përzi në punë seksuale t'ndalume në shpinë e babës t'saj. Qashtu duhet me e hjekë t'keqen pi mesit tand.

29

22 Nëse e zënë nji burrë tu fjetë me gruen e nji burri tjetër, t'dytë duhet me vdekë, edhe burri që ka fjetë me gruen, edhe grueja. Qashtu duhet me e hjekë t'keqen pi Izraelit.

30

23 Nëse nji burrë e takon në qytet nji çikë t'virgjën që asht e fejume me nji tjetër, edhe flen me to,

24 atëherë duhet me i nxjerrë t'dytë jashtë te porta e atij qyteti edhe me i gjujtë me gurë, çikën se s'ka bërtitë në qytet, e burrin se e ka poshtëru gruen e nji tjetri. Qashtu duhet me e hjekë t'keqen pi mesit tand.

25 Po nëse burri e ka taku çikën e fejume në arë, e ka mposhtë edhe ka fjetë me to, atëherë veç burri që ka fjetë me to duhet me vdekë.

26 Çikës s'bon me i bo kurgjo. Ajo s'ka bo kurrfarë mëkati që e meriton vdekjen. Qekjo asht njisoj si kur nji burrë e sulmon nji tjetër edhe e myt.

27 Se aj e ka taku në arë, e çika e fejume ka bërtitë, po s'ka pasë kërkush me i ndihmu.

28 Nëse nji burrë e takon nji çikë që hala asht e virgjën edhe s'asht e fejume, e kap edhe flen me to, e i zënë t'dytë,

29 atëherë burri që ka fjetë me to duhet me ia dhanë babës t'çikës 50 sikla argjendi, edhe çika duhet me u bo grueja e tij. Pasi që e ka poshtëru, aj s'ka drejtë me u nda pi saj tanë jetën.

30 Asnji burrë s'bon me e marrë gruen e babës t'vet, që mos me e çnderu babën e vet.

{{Querverweise-Metadaten | {{Querverweise-Metadaten | ||
| v1 = 2Mo 23:4 | | v1 = 2Mo 23:4 | ||
Version vom 24. Oktober 2026, 21:12 Uhr
1 Nëse e sheh kaun a delen e vllaut tand tu u endë andej-këndej, s'bon me e bo kishe s'e ke pa. Patjetër duhet me ia kthy kafshën vllaut tand.
2 Po nëse vllau yt s'banon afër, a ti s'e din i kujt asht kafsha, merre kafshën me veti në shpi edhe mbaje te ti, derisa vllau yt ta lypë. Atëherë ktheja.
3 Njisoj duhet me vepru nëse e gjen gomarin e vllaut tand, a naj teshë a çkado tjetër që i ka hupë. S'bon me e bo kishe s'e ke pa.
4 Nëse e sheh gomarin a kaun e vllaut tand t'rrëzum në rrugë, s'bon me e lonë ashtu. Patjetër ndihmoje vllaun tand me e çu kafshën prapë në kambë.
5 Grueja s'bon me veshë tesha t'burrave, e burri s'bon me veshë tesha t'grave. Kush e bon qet sen, Jehovës, Zotit tand, i vjen neveri pi tij.
6 Nëse rrugës e gjen nji fole t'zogjve në nji pemë a për tokë, me zogj t'vegjël a me vo, e nana asht ulë mbi to, s'bon me e marrë nanën bashkë me zogjtë e vegjël.
7 Nanën patjetër duhet me e lshu t'lirë, po zogjtë e vegjël munesh me i marrë për veti. Bone qashtu që me t'shku mirë edhe me jetu gjatë.
8 Nëse e ndërton nji shpi t're, duhet me ia bo edhe nji parmak rreth kulmit, që mos me ra kërkush poshtë e mos me e ngarku shpinë tane me faj për gjak.
9 Mos mbjell farë t'nji lloji tjetër në vreshtin tand. Se përndryshe, krejt prodhimi i asaj që e ke mbjellë, bashkë me frytin e hardhive, ka me i taku vendit t'shenjtë.
10 Mos i lidh kaun e gomarin bashkë për me tërhekë plugun.
11 Mos vesh tesha që jonë bo me lesh e me li t'punum bashkë.
12 Në katër cepat e teshave që i vesh, vnu xhufka.
13 Ta zamë që nji burrë e ka marrë nji grue edhe ka fjetë me to, po masanej e urren.
14 Aj e akuzon që ka bo diçka t'keqe edhe ia prish namin, tu thanë: ‘Unë e mora qet grue, po kur fjeta me to, s'gjeta kurrfarë prove që ajo u konë e virgjën.’
15 Atëherë baba edhe nana e çikës duhet me ua çu pleqve te porta e qytetit provën që çika u konë e virgjën.
16 Baba i çikës duhet me u thanë pleqve: ‘Unë ia dhashë qetij burri çikën teme për grue, po aj e urren
17 edhe po e akuzon që ka bo diçka t'keqe. Aj po thotë: “E kam pa që çika jote s'ka provë që u konë e virgjën.” Qe ku asht prova që ajo u konë e virgjën.’ Atëherë ata duhet me e shtri pëlhurën para pleqve t'qytetit.
18 Pleqtë e qytetit duhet me e kapë burrin edhe me e dënu.
19 Duhet me ia qitë nji gjobë 100 sikla argjendi edhe me ia dhanë babës t'çikës, se aj ia ka prishë namin nji çike izraelite që u konë e virgjën. Ajo duhet me mbetë grueja e tij. Aj s'ka drejtë me u nda pi saj tanë jetën.
20 Po nëse akuza del e vërtetë edhe s'ka kurrfarë prove që çika u konë e virgjën,
21 atëherë duhet me e nxjerrë çikën para derës t'shpisë t'babës t'saj, edhe burrat e qytetit t'saj duhet me e gjujtë me gurë derisa t'vdesë, se ajo ka bo nji punë t'turpëshme në Izrael, tu u përzi në punë seksuale t'ndalume në shpinë e babës t'saj. Qashtu duhet me e hjekë t'keqen pi mesit tand.