Judas 1: Unterschied zwischen den Versionen

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen
KKeine Bearbeitungszusammenfassung
(Update Quver. Jud. 1 1-25)
Zeile 32: Zeile 32:
<sup>24</sup> I bekum qoft Ai që ka fuqinë me ju rujt qe mos me u rrezu qe ju  me u paraqit pa njollë, me gezim, para lavdisë së vet –
<sup>24</sup> I bekum qoft Ai që ka fuqinë me ju rujt qe mos me u rrezu qe ju  me u paraqit pa njollë, me gezim, para lavdisë së vet –
<sup>25</sup> i vetmi Perendi, Shpëtimtari jonë, përmes Jezus Krishtit Zotise tonë.Atij i qoftë lavdia, madhështia, fuqia dhe autoriteti prej tani e pergjithmon.Amin.
<sup>25</sup> i vetmi Perendi, Shpëtimtari jonë, përmes Jezus Krishtit Zotise tonë.Atij i qoftë lavdia, madhështia, fuqia dhe autoriteti prej tani e pergjithmon.Amin.
{{Querverweise-Metadaten
| v1 = Mat 13:55; Mar 6:3; Gal 2:9; Jak 1:1
| v1 = Heb 3:1
| v1 = Joh 17:15; 1Pe 1:5
| v3 = Heb 2:3
| v3 = Eph 6:11; 1Ti 1:18, 19; 6:12
| v4 = Gal 5:19
| v4 = Apg 20:29, 30; 2Pe 2:1
| v5 = 2Mo 12:41
| v5 = 4Mo 14:35; 1Ko 10:1, 5; Heb 3:16, 19
| v6 = Luk 8:30, 31; 2Pe 2:4; Off 20:1, 2
| v6 = 1Mo 6:1-4; 1Pe 3:19, 20
| v7 = 1Mo 19:4, 5; 3Mo 18:22
| v7 = 1Mo 19:24; 2Pe 2:6
| v8 = 2Mo 22:28; 2Pe 2:10; 3Jo 9, 10
| v9 = 1Th 4:16
| v9 = Da 10:21; 12:1
| v9 = 5Mo 34:5, 6
| v9 = 2Pe 2:11
| v9 = Sach 3:2
| v10 = Jud 19
| v10 = 2Pe 2:12
| v11 = 1Mo 4:5, 8; 1Jo 3:12
| v11 = 4Mo 22:32; 2Pe 2:15, 16; Off 2:14
| v11 = 4Mo 16:3, 32
| v11 = 1Ti 1:20
| v12 = 2Pe 2:13
| v12 = Hes 34:8
| v12 = 2Pe 2:17
| v13 = Jes 57:20
| v13 = Heb 6:4-6; Off 21:8
| v14 = 1Mo 5:21, 22
| v14 = 5Mo 33:2; Da 7:10; Sach 14:5
| v15 = 2Th 1:6
| v15 = Mat 12:36
| v16 = 1Ko 10:10; Php 2:14
| v16 = 2Pe 2:18
| v16 = Jak 2:9
| v18 = Apg 20:29, 30; 1Ti 4:1; 2Pe 2:1; 3:2, 3
| v19 = Rö 16:17; 3Jo 9, 10
| v20 = Rö 8:26; Eph 6:18
| v21 = Joh 15:10; Rö 8:38, 39
| v21 = Tit 3:7; 1Jo 1:2; 2:25
| v22 = Mat 5:7; 9:13; Jak 2:13
| v22 = Jak 1:6
| v23 = Gal 6:1; Jak 5:19, 20
| v23 = Gal 5:19-21
| v24 = Rö 8:33; Eph 1:4; Kol 1:22
}}

Version vom 22. November 2025, 17:42 Uhr

1 Juda, nji shërbtor i Jezus Krishtit edhe vllavi i Jakobit, u shkrun atyne qe Zoti Baba i do edhe i ka rujt për Jezus Krishtin.

2 Ju uroj gjithmonë e ma shumë meshirë, paqe edhe dashni. 3 Vllazni t’dashun, edhe pse kom pas qef me ju shkru për shpëtimin qe e kemi te perbashkët, e kom pa të arsyshme me ju lut me mish e shpirt me qëndru te fort ne besim – ate besim që ju ka dhonë nji herë e pergjithmonë të shenjtve. 4 Sepse do njerz jonë përzi midis juve tinza – për ta u shkru kaherë se kanë me u gjyku. Ata janë të pabesë, e keqpërdorin meshirën e Zotit tonë për me bo qka t’ju don qefi i tyne per interesat e veta edhe nuk e njohin si duhet Zotnin tonë të vetëm dhe Pronarin e tij – Jezus Krishtin.

5 Edhe pse i dini qito sene, po du me ju përkujtu: Zoti i shpëtoi njerëzit e vet prej Egjiptit, ama ma vonë i shkatërroi ata që nuk kan kallxu besim . 6 Edhe engjujt që s’kanë nejtë aty ku ju takonte ne hava po e kanë lon vendin e tyne, Zoti i ka lidh me zingjir të përjetshëm në terr të thellë deri në ditën e gjykimit. 7 Si Sodoma e Gomorra edhe qytetet përreth tyne – jonë dorëzu në deshira te gabume edhe ne lakmi të poshtër dhe ne imoralitet te ran seksual. Për qata u denun me zjarr të përjetshëm, dhe jan ba per neve si shembull paralajmrimi. 8 Edhe këta njerz jetojn si ne andrrave jo ne realitet – e fëlliqin trupin e tyne, s’e rrespektojnë kurkan edhe e shajnë e folin keq per autoritetin dhe te lavdishmit.

9 Por krejt ndryshe asht shembulli i krye-engjullit Mikael – kur ai ka pasur nje diskutim me Djallin për trupin e Moisiut,ai s’ka pas fjal me i thanë kurgjo keq, veç ka thanë: “Zoti të dhaft gjykimin qe meriton.” 10 Dhe këta njerz i shajnë krejt .. edhe per senet qe vet nuk i kuptojnë – edhe ato senet qe i dinë i kuptojne vetëm si kafshët qe nuk kan men,keshtu e shkatërrojn veten. 11 Mjerë ata! Kanë ndjek udhën e Kainit, jonë turr me lakmi drejt udhes se Balamit për pare edhe kanë marr fun si Korahu për shkak të kryeneçësisë e te folmit te tij rebel.

12 Kur ju shtroni darka ose festa per me hanger ata janë si gur të msheft nen uj, – hanë ushqimin me ju, pa pike marre, si barinj qe menojne veç per barkin e vet. Janë si re pa ujë, që i fryn fryma e i çon anej dhe knej. Si pem pa fryt ne vjeshten e vonshme, dy herë te thame e të shkulura me rraj. 13 Si dallgë t’egra te detit shkumojne e nxjerrin marrezinë berllokun e vet, si yje pa drejtim, për ata osht caktu dhe ruhet shkaterrimi përgjithmonë.

14 Edhe Enoku, i shtati prej Adamit, ka parashiku për ta: “Kqyre, Zoti po vjen me dhjetra mijra melaqe te tij te shejt – 15 erdhi me i gjyku krejt njerzit e me i nxjerrë fajtor për krejt veprat e poshtëra që i kanë ba e për krejt fjalët e kqija që i kanë fol keta mekatar kunder Zotit.”

16 Kta njerz janë ankues,jo te kenaqur me jeten e tyne, gjith tu u kajt për hallin e vet, ecin sipas deshirave te trupit, i kanë fjalët e medhaja dhe i lavdrojnë te tjerte për interes te vetin.

17 Por ju, vllazni te dashun, kujtoni fjalet qka u kanë thanë apostujt e Zotnise tonë Jezus Krishtit. 18 Ata ju kanë perserit rregullisht: “Ne kohën e fundit kanë me dal njerz te ligë qe bajn hajgare që ecin sipas deshirave te gabume te trupit e nuk e kanë hiq tut prej Zotin.” 19 Keshtu janë keta njerz qe i ndajnë te tjerët – keta njerz janë si kafshë,qe nuk i drejton fryma e shenjtë e Zotit. 20 por ju, vllazni, te dashur forcohuni në besimin tuaj të shenjtë – dhe lutuni me frymë të shenjtë. 21 dhe keshtu mundeni me nejt n’dashninë e Zotit edhe pritni me sy te drejtuar te meshira e Zotit tonë Jezus Krisht për me fitu jetën e pergjithmon. 22 dhe per ata që kanë dyshime – kini meshirë për ta. 23 dhe runi ata qe prej zjarrit te shkatrrimit te shpetojn. Edhe për tjerët vazhdoni te kini meshirë, por tu e rujt veten – urrejeni edhe teshat qe i kan flliqur prej gjynahit te tyre .

24 I bekum qoft Ai që ka fuqinë me ju rujt qe mos me u rrezu qe ju me u paraqit pa njollë, me gezim, para lavdisë së vet – 25 i vetmi Perendi, Shpëtimtari jonë, përmes Jezus Krishtit Zotise tonë.Atij i qoftë lavdia, madhështia, fuqia dhe autoriteti prej tani e pergjithmon.Amin.