Danieli 3: Unterschied zwischen den Versionen
K Leerzeichen eingefügt |
Keine Bearbeitungszusammenfassung |

| Zeile 2: | Zeile 2: | ||
| Status = Offen | | Status = Offen | ||
| Notiz =
Nach den Texten löschen. | | Notiz =
Nach den Texten löschen. | ||

1
| 1 Mbreti Nebukadnezar e ka bo nji statujë pi ari, 60 kutë të naltë edhe 6 kutë të gjanë. E ka vnu në fushën e Durës, në krahinën e Babilonisë.

2

2 Masanej mbreti Nebukadnezar ka dhanë urdhën me i thirrë satrapët, prefektët, guvernatorët, këshilltarët, arkëtarët, gjykatësit, zyrtarët e gjyqeve edhe krejt ata që i udhëhiqshin krahinat. Ata duhej me u mbledhë për përurimin e statujës që e kishte ngritë mbreti Nebukadnezar.

3

4
| 3 Atëher satrapët, prefektët, guvernatorët, këshilltarët, arkëtarët, gjykatësit, zyrtarët e gjyqeve edhe krejt ata që i udhëhiqshin krahinat janë mbledhë për përurimin e statujës që e kishte ngritë mbreti Nebukadnezar, edhe kanë nejtë përpara saj.

5

6
| 4 Atëher lajmëtari ka thirrë me za të fortë: «O popuj, kombe edhe ju që flisni gjuhë të ndryshme, ky asht urdhni për ju:

7

5 Sapo ta nini zanin e borisë, fyellit, citrës, harpës trekëndëshe, veglës me tela, gajdes edhe krejt veglave tjera muzikore, duhet me ra për tokë edhe me e adhuru statujën e arit që e ka ngritë mbreti Nebukadnezar.

8

9
| 6 Kush s'bjen për tokë edhe s'e adhuron, ka me u qitë menjiherë në furrën me zjarr të ndezun.»

10

11
| 7 Për qata, sapo krejt popujt e kanë ni zanin e borisë, fyellit, citrës, harpës trekëndëshe, veglës me tela edhe krejt veglave tjera muzikore, krejt popujt, kombet edhe ata që flisnin gjuhë të ndryshme kanë ra për tokë edhe e kanë adhuru statujën e arit që e kishte ngritë mbreti Nebukadnezar.

12

8 Atëher disa kaldeas kanë dalë përpara edhe i kanë akuzu judenjtë.

13

14
| 9 Ata i kanë thanë mbretit Nebukadnezar: «O mbret, jetofsh përjetë!

15

10 Ti, o mbret, ke dhanë urdhën që kushdo që e nin zanin e borisë, fyellit, citrës, harpës trekëndëshe, veglës me tela, gajdes edhe krejt veglave tjera muzikore, duhet me ra për tokë edhe me e adhuru statujën e arit.

16

17
| 11 Edhe kush s'bjen për tokë e s'e adhuron, ka me u qitë në furrën me zjarr të ndezun.

18

12 Po janë do judenj që ti ua ke besu udhëheqjen e krahinës së Babilonisë, Shadraku, Meshaku edhe Abednego. Këta burra, o mbret, s'të kanë tregu respekt. Ata s'u shërbejnë zotave tu edhe s'po pranojnë me e adhuru statujën e arit që e ke ngritë ti.»

19

20
| 13 Nebukadnezari u nervozu aq shumë, sa ka dhanë urdhën me i pru Shadrakun, Meshakun edhe Abednegon. Edhe ata i kanë pru përpara mbretit.

21
| 14 Nebukadnezari i ka vetë: «Shadrak, Meshak, Abednego, a asht e vërtetë që ju s'po u shërbeni zotave të mi edhe s'po pranoni me e adhuru statujën e arit që e kom ngritë?

22

23
| 15 Nëse jeni gati, kur ta nini zanin e borisë, fyellit, citrës, harpës trekëndëshe, veglës me tela, gajdes edhe krejt veglave tjera muzikore, me ra për tokë edhe me e adhuru statujën që e kom bo unë, atëher mirë. Po nëse s'pranoni me e adhuru, keni me u qitë menjiherë në furrën me zjarr të ndezun. E cili zot ka me mujtë me ju shpëtu pi dorës teme?»

24
| 16 Shadraku, Meshaku edhe Abednego i janë përgjigjë mbretit: «O Nebukadnezar, na s'kemi nevojë me të dhanë përgjigje për këtë punë.

25

17 Nëse ka nevojë, Zoti jonë, të cilit i shërbejmë, munet me na shpëtu pi furrës me zjarr të ndezun edhe pi dorës tande, o mbret.

26

27
| 18 Po edhe nëse s'na shpëton, dije, o mbret, që na s'kemi me u shërby zotave tu edhe s'kemi me e adhuru statujën e arit që e ke ngritë ti.»

28
| 19 Atëher Nebukadnezari u mbush aq shumë me inat, saqë iu ndërru krejt sjellja ndaj Shadrakut, Meshakut edhe Abednegos. Edhe ka dhanë urdhën me e nxehë furrën shtatë herë ma shumë se zakonisht.

29

20 Masanej i ka urdhnu disa burra të fortë pi ushtrisë së vet me i lidhë Shadrakun, Meshakun edhe Abednegon, edhe me i qitë në furrën me zjarr të ndezun.

30

21 Kështu, këta burra i kanë lidhë edhe i kanë qitë në furrën me zjarr të ndezun, bashkë me palltot, petkat, kapelat edhe krejt teshat tjera që i kishin veshë.

22 Se urdhni i mbretit u konë shumë i rreptë, furra u konë nxehtë ma shumë se zakonisht. Për qata flakët e zjarrit i kanë mbytë burrat që i kanë çu Shadrakun, Meshakun edhe Abednegon te furra.

23 Po këta tre burra, Shadraku, Meshaku edhe Abednego, kanë ra të lidhun në furrën me zjarr të ndezun.

24 Përnjiherë mbreti Nebukadnezar u tremb edhe u çu në kamë. I ka vetë zyrtarët e vet të naltë: «A s'i kemi qitë tre burra të lidhun në zjarr?» Ata i janë përgjigjë: «Po, o mbret.»

25 Aj ka thanë: «Kqyrni! Unë po i shoh katër burra tu ecë lirshëm në mes të zjarrit. S'ju ka ndodhë kurgjo, edhe i katërti po doket si nji djalë i zotave.»

26 Masanej Nebukadnezari i asht afru derës së furrës me zjarr të ndezun edhe ka thanë: «Shadrak, Meshak, Abednego, ju shërbëtorë të Zotit ma të Naltë, dilni jashtë, ejani këtu!» Atëher Shadraku, Meshaku edhe Abednego kanë dalë pi mesit të zjarrit.

27 Edhe satrapët, prefektët, guvernatorët edhe zyrtarët e naltë të mbretit, që u konë të mbledhun aty, kanë pa që zjarri s'ua kishte bo kurrfarë dami trupave të këtyne burrave. Asnji fije floku në krye s'ju u kishte djegë, palltot e tyne dukeshin njajtë si përpara, edhe as erë tymi s'ju vike.

28 Atëher Nebukadnezari ka thanë: «Qoftë i lavdum Zoti i Shadrakut, Meshakut edhe Abednegos, që e ka çu melaqen e vet edhe i ka shpëtu shërbëtorët e vet. Ata i kanë besu atij, s'e kanë ngu urdhnin e mbretit edhe kanë pranu ma mirë me dekë sesa me i shërby a me e adhuru naj zot tjetër përveç Zotit të vet.

29 Për qata po jap këtë urdhën: Nëse dikush pi cilitdo popull, komb a grup që flet nji gjuhë tjetër thotë diçka kundër Zotit të Shadrakut, Meshakut edhe Abednegos, aj ka me u pre në copa, edhe shpija e tij ka me u bo nevojtore publike. Se s'ka asnji zot tjetër që munet me shpëtu qeshtu si ky Zot.»

30 Masanej mbreti i ka ngritë Shadrakun, Meshakun edhe Abednegon në pozita ma të nalta në krahinën e Babilonisë.

{{Querverweise-Metadaten | {{Querverweise-Metadaten | ||
| v6 = Jer 29:22 | | v6 = Jer 29:22 | ||
Aktuelle Version vom 24. Oktober 2026, 20:28 Uhr
1 Mbreti Nebukadnezar e ka bo nji statujë pi ari, 60 kutë të naltë edhe 6 kutë të gjanë. E ka vnu në fushën e Durës, në krahinën e Babilonisë.
2 Masanej mbreti Nebukadnezar ka dhanë urdhën me i thirrë satrapët, prefektët, guvernatorët, këshilltarët, arkëtarët, gjykatësit, zyrtarët e gjyqeve edhe krejt ata që i udhëhiqshin krahinat. Ata duhej me u mbledhë për përurimin e statujës që e kishte ngritë mbreti Nebukadnezar.
3 Atëher satrapët, prefektët, guvernatorët, këshilltarët, arkëtarët, gjykatësit, zyrtarët e gjyqeve edhe krejt ata që i udhëhiqshin krahinat janë mbledhë për përurimin e statujës që e kishte ngritë mbreti Nebukadnezar, edhe kanë nejtë përpara saj.
4 Atëher lajmëtari ka thirrë me za të fortë: «O popuj, kombe edhe ju që flisni gjuhë të ndryshme, ky asht urdhni për ju:
5 Sapo ta nini zanin e borisë, fyellit, citrës, harpës trekëndëshe, veglës me tela, gajdes edhe krejt veglave tjera muzikore, duhet me ra për tokë edhe me e adhuru statujën e arit që e ka ngritë mbreti Nebukadnezar.
6 Kush s'bjen për tokë edhe s'e adhuron, ka me u qitë menjiherë në furrën me zjarr të ndezun.»
7 Për qata, sapo krejt popujt e kanë ni zanin e borisë, fyellit, citrës, harpës trekëndëshe, veglës me tela edhe krejt veglave tjera muzikore, krejt popujt, kombet edhe ata që flisnin gjuhë të ndryshme kanë ra për tokë edhe e kanë adhuru statujën e arit që e kishte ngritë mbreti Nebukadnezar.
8 Atëher disa kaldeas kanë dalë përpara edhe i kanë akuzu judenjtë.
9 Ata i kanë thanë mbretit Nebukadnezar: «O mbret, jetofsh përjetë!
10 Ti, o mbret, ke dhanë urdhën që kushdo që e nin zanin e borisë, fyellit, citrës, harpës trekëndëshe, veglës me tela, gajdes edhe krejt veglave tjera muzikore, duhet me ra për tokë edhe me e adhuru statujën e arit.
11 Edhe kush s'bjen për tokë e s'e adhuron, ka me u qitë në furrën me zjarr të ndezun.
12 Po janë do judenj që ti ua ke besu udhëheqjen e krahinës së Babilonisë, Shadraku, Meshaku edhe Abednego. Këta burra, o mbret, s'të kanë tregu respekt. Ata s'u shërbejnë zotave tu edhe s'po pranojnë me e adhuru statujën e arit që e ke ngritë ti.»
13 Nebukadnezari u nervozu aq shumë, sa ka dhanë urdhën me i pru Shadrakun, Meshakun edhe Abednegon. Edhe ata i kanë pru përpara mbretit.
14 Nebukadnezari i ka vetë: «Shadrak, Meshak, Abednego, a asht e vërtetë që ju s'po u shërbeni zotave të mi edhe s'po pranoni me e adhuru statujën e arit që e kom ngritë?
15 Nëse jeni gati, kur ta nini zanin e borisë, fyellit, citrës, harpës trekëndëshe, veglës me tela, gajdes edhe krejt veglave tjera muzikore, me ra për tokë edhe me e adhuru statujën që e kom bo unë, atëher mirë. Po nëse s'pranoni me e adhuru, keni me u qitë menjiherë në furrën me zjarr të ndezun. E cili zot ka me mujtë me ju shpëtu pi dorës teme?»
16 Shadraku, Meshaku edhe Abednego i janë përgjigjë mbretit: «O Nebukadnezar, na s'kemi nevojë me të dhanë përgjigje për këtë punë.
17 Nëse ka nevojë, Zoti jonë, të cilit i shërbejmë, munet me na shpëtu pi furrës me zjarr të ndezun edhe pi dorës tande, o mbret.
18 Po edhe nëse s'na shpëton, dije, o mbret, që na s'kemi me u shërby zotave tu edhe s'kemi me e adhuru statujën e arit që e ke ngritë ti.»
19 Atëher Nebukadnezari u mbush aq shumë me inat, saqë iu ndërru krejt sjellja ndaj Shadrakut, Meshakut edhe Abednegos. Edhe ka dhanë urdhën me e nxehë furrën shtatë herë ma shumë se zakonisht.