Kangë t'shejta 64: Unterschied zwischen den Versionen
Keine Bearbeitungszusammenfassung |
K BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Psalmi 64 nach Kangë t'shejta 64, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name |
(kein Unterschied)
| |
Aktuelle Version vom 25. Oktober 2026, 09:43 Uhr
1 Ngoma zanin, o Zot, kur po t'lutna me m'ndihmu.
Ma ruje jetën pi tmerrit që ma shtin armiku.
2 M'ruj pi planeve t'fshehta të t'këqijve, pi
turmës së atyne që bojnë punë t'këqija.
3 Ata e mprehin gjuhën si shpatë.
Me fjalët e tyne t'helmume marrin shenjë si me shigjeta,
4 që me gjujtë pi vendit ku jonë mshefë mbi njeriun e pafajshëm.
Krejt papritmas gjujnë mbi të, pa pasë frikë.
5 Ata s'hekin dorë pi qëllimit t'keq, bojnë
plane bashkë qysh me i mshefë kurthet e
veta. «Kush ka me i pa?», thojnë.
6 Ata shpikin t'këqija t'reja, fshehtas e përgatisin planin
e tyne dinak. Mendimet që i ka
secili n'zemër s'munet kush me i kuptu krejt.
7 Po Zoti ka me gjujtë mbi ta.
Krejt papritmas nji shigjetë ka me i plagosë.
8 Gjuha e tyne ka me i rrëzu.
Krejt ata që i shohin kanë me e tundë kryt.
9 Atëherë krejt njerzt kanë me u frikësu edhe
kanë me tregu çka ka ba Zoti. Kanë me
i kuptu punët që i ka ba aj.
10 I drejti ka me u gëzu për Jehovain edhe ka me kërku strehë te aj.
Krejt ata që e kanë zemrën e drejtë kanë me brohoritë.