Luka 11: Unterschied zwischen den Versionen

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen
(Initiale Übersetzung ab vers 14)
(Absatz korrigiert)
Zeile 31: Zeile 31:
<br>
<br>
<sup>47</sup> Mjerë ju, se po ndërtoni vorre për profetët, e t’parët e juve i kanë myt! <sup>48</sup> Pa dyshim, ju jeni dëshmitarë t’punëve t’parëve t’juve, e prap po jau jepni të drejtë. Ata i kanë myt profetët, po ju po ua ndërtoni vorret. <sup>49</sup> Për qata edhe mençuria e Zotit ka thanë: ‚Unë ka me i çu profetë edhe apostuj te ata, e ata kanë me i myt do prej tyne edhe kanë me i përndjek. <sup>50</sup> Kshtu kjo gjeneratë ka me u lyp llogari për gjakun e krejt profetëve, qe asht derdh prej fillimit t’botës, <sup>51</sup> pi gjakut t’Abelit e deri te gjaku i Zakarisë, qe u myt n’mes t’altarit edhe t’tempullit.‘ Po, po ju thom: ksaj gjenerate ka me ju lyp llogari për kto. <sup>52</sup> Mjerë ju, ju njerz qe e keni njoft ligjin! Se e keni marrë çelësin e njohjes. Vet s’keni hy mrena, po po i pengoni edhe ata qe po dojn me hy.“
<sup>47</sup> Mjerë ju, se po ndërtoni vorre për profetët, e t’parët e juve i kanë myt! <sup>48</sup> Pa dyshim, ju jeni dëshmitarë t’punëve t’parëve t’juve, e prap po jau jepni të drejtë. Ata i kanë myt profetët, po ju po ua ndërtoni vorret. <sup>49</sup> Për qata edhe mençuria e Zotit ka thanë: ‚Unë ka me i çu profetë edhe apostuj te ata, e ata kanë me i myt do prej tyne edhe kanë me i përndjek. <sup>50</sup> Kshtu kjo gjeneratë ka me u lyp llogari për gjakun e krejt profetëve, qe asht derdh prej fillimit t’botës, <sup>51</sup> pi gjakut t’Abelit e deri te gjaku i Zakarisë, qe u myt n’mes t’altarit edhe t’tempullit.‘ Po, po ju thom: ksaj gjenerate ka me ju lyp llogari për kto. <sup>52</sup> Mjerë ju, ju njerz qe e keni njoft ligjin! Se e keni marrë çelësin e njohjes. Vet s’keni hy mrena, po po i pengoni edhe ata qe po dojn me hy.“
<br>
<br>
<sup>53</sup> Kur aj ka dal jasht, shkruesit edhe farisejt e kanë shty fort edhe e kanë nguc me shumë pyetje tjera. <sup>54</sup> Veç po pritshin me e kap me fjalët e veta, me ja shti kurthin.
<sup>53</sup> Kur aj ka dal jasht, shkruesit edhe farisejt e kanë shty fort edhe e kanë nguc me shumë pyetje tjera. <sup>54</sup> Veç po pritshin me e kap me fjalët e veta, me ja shti kurthin.



Version vom 20. Dezember 2025, 11:26 Uhr


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 Ni herë Jezuzi u nal në ni ven edhe u lut. Kur e kryti lutjen, njoni pi nxënsave [dishepujve] të tijna i tha: “Zotni, na mso qysh m’u fal, bash ashtu qysh Gjoni i ka msu nxënsat [dishepujt] e veta.”
2 Masanej aj i tha atynve: "Sa herë lutni, thuni: 'Bab, u shejntëroft emni yt. Leje mretënin tane me ardh. 3 Na jep bukën për sot 4 edhe na i fal gabimet ashtu sikur edhe na që e kemi fal ata që kan gabu kundra neve. Mos na le me rra në prova.'“
5 Edhe tha: „Ta marrim se njoni prej juve ka ni shok edhe shkon gjys natës e i thot: 'Shok, mi jep hua tre kafshore bukë 6 sepse sa mka ardh ni shok prej rrugës edhe s‘kom qka mi qit.' 7 Por ky shoki që ke mrena i tha: 'Lem rahat, boll em lodhe. Derën e kom mshel qetash edhe thmit i kom qit në dyshek [krevet] për mi shti me flejt. Nuk çohna mo për met dhon diçka.'” 8 E une po ju thom që aj ka mu çu pa çare edhe pse nuk çohet se e ka shok por çohet se aj shoki e ka kryt e fort edhe nuk heket pa ja jap atë që ka nevoj. 9 Përqata po ju thom: Vazhdoni me lyp edhe ju kini me marr, vazhdoni me lyp edhe ju kini me gjet, vazhdoni me cakat [trokit] edhe juve ka me ju hap. 10 Sepse kush lyp e merr, kush lyp e gjon dhe kush cakat ka me ju hap. 11 Cili bab osht që djali vet mi ja lyp ni peshk e ja jep në ven të peshkut ni gjarpën? 12 Ose qofse e lyp ni vo [vez] e i ja jepni ni akrep? 13 Edhe pse ju boni keq dini mi jap thmive t’juv senet t’mira aq ma shumë babi juv që osht në havaj [qiell] ka me ju jap senet t’mira kur ju jav lypni.”
14 Ma vonë aj ka nxjerr nji shpirt i keq qe po shkaktojke memecni. Kur shpirt i keq u zhduk, memeci ka nis me fol, e njerzt u quditën. 15 Po do kanë thanë: „Ky veç me Beelzebubin, sundusin e shpirtave t’keq, po i nxjerr shpirtat e kqij.“ 16 Tjerë kanë dasht me e sprovë edhe për qat punë i kanë lyp pi tij nji shenjë pi qiellit. 17 Po aj e ka dit qka po menojshin, edhe ju ka thanë: „Çdo mbretni qe asht nda mrena vetit, shkon n’shkatrrim, edhe çdo familje qe asht nda mrena vetit, shpërndahet. 18 Qashtu asht edhe me Satanin. Nëse aj asht nda mrena vetit, qysh ka me nejt mbretnia e tij? Se ju po thoni qe unë po i nxjerr shpirtat e kqij me ndihmën e Beelzebubit. 19 Nëse unë po i nxjerr shpirtat e kqij me Beelzebubin, po djemt e juve qysh po i nxjerrin ata? Për qata ata kanë me kon gjyqtarët e juve. 20 Po nëse unë po i nxjerr shpirtat e kqij me gishtin e Zotit, atëher mbretnia e Zotit veç ka ardh te ju, pa e kuptu ju. 21 Sa kohë nji burr i fortë, i armatosun mirë, po e ruan pallatin e vet, pasunia e tij asht n’siguri. 22 Po kur vjen nji ma i fortë se ai, e sulmon e e mposht, ja merr krejt armët qe aj u mbështetke n’to. Pastaj e ndan çka ja ka marrë. 23 Kush s’asht me mu, asht kundër meje; edhe kush s’mbledh bashkë me mu, veç po shpërndan.
24 Kur nji shpirt i keq del pi nji njeri, ai endet tu lyp ven me pushu nëpër vende t’zbrazta. Mas qe s’ka gjet kurgjo, ka thanë me veti: ‚Po kthehna n’shpinë tem, aty ku kom dal.‘ 25 Kur ka ardh, e ka gjet shpinë t’fshi e t’pastre, e t’rregullu bukur. 26 Atëher aj ka marrë me veti edhe shtatë shpirtat tjerë, ma t’kqij se vet, edhe kanë hy mrena e kanë nejt. Kshtu ky njeri n’fund ka met ma keq se ma herët.“
27 Kur aj i ka thanë kto sene, nji grue pi kallabllakut ka thirr: „Lum ai bark qe t’ka mbajt, edhe lum gjijtë qe t’kan dhan gji!“ 28 Po aj ka thanë: „Jo, ma lum asht ai qe e nin fjalën e Zotit edhe rrin simas saj!“
29 Kur njerzt u mblodhën grumbull, aj ka nis me shpjegu: „Kjo gjeneratë asht gjeneratë e keqe. Po lyp nji shenjë, po shenjë s’ka me marrë, veç shenjën e Jonës. 30 Se qysh Jona u bo shenjë për ninivitët, qashtu ka me kon edhe Biri i njeriut për ket gjeneratë. 31 Mbretnesha e Jugut ka me u qu n’gjykim bashkë me burrat e ksaj gjenerate edhe ka me i dënu, se ajo ka ardh pi fundeve t’tokës me e ni mençurinë e Salomonit. Po kqyr! Këtu asht dikush ma i madh se Salomoni. 32 Banorët e Ninivës kanë me u qu n’gjykim bashkë me ket gjeneratë edhe kanë me e dënu, se ata u pendun për qata qe Jona ka prediku. Po kqyr! Këtu asht dikush ma i madh se Jona. 33 Kur e ndez nji llampë, s’e mshef, as s’e vnon nën naj enë matse, po e vnon n’majtësen e llampës, që kush hyn mrena me pa dritën. 34 Syri asht llampa e trupit. Kur syri yt asht i drejtë, edhe krejt trupi yt asht plot dritë. Po kur asht ziliqar, atëher edhe trupi yt asht terr. 35 Për qata kqyr mirë, mos e lsho që drita mrena teje me kon terr. 36 Nëse pra krejt trupi yt asht plot dritë e s’ka kurgjo terr, atëher ka me kon krejt i ndritshëm, si kur nji llampë po ta jep dritë me rrezet e veta.“
37 Mas qe i ka thanë kto, nji farise e ka thirr me hangër. Aj ka shku te ai edhe ka nejt n’sofër. 38 Fariseu u qudit kur e pa qe aj para buke s’u la. 39 Atëher Zotnia i ka thanë: „Ju farisejt, kupën edhe enën e lani përjashta, po mrena jeni plot lakmi edhe ligësi. 40 Ju pa men! A s’e ka bo aj qe e ka bo përjashtën, edhe mrenën? 41 Jepni për të varfrit çka del pi mrenës, edhe keni me pa: krejt te ju ka me kon i paster. 42 Mjerë ju, farisejt! Se po jepni nji të dhjetën pi mentës, pi rudës, edhe pi çdo barishte t’kopshtit, po drejtësinë edhe dashninë për Zotin po i lini anash. Kto ish dashte me i bo, po as ato tjerat s’ish dashte me i lan. 43 Mjerë ju, farisejt! Se e doni me u ul n’vendat e parë n’sinagoga, edhe me ju përshnosh n’pazar ma shumë se tjerët. 44 Mjerë ju, se jeni si vorret qe s’shihen mirë, e njerzt kalojn përmi to pa e ditë!“
45 Atëher nji njeri që e ka njoft ligjin i ka thanë: „Mësues, me kto fjalë po na fyen edhe neve.“ 46 Po aj ka thanë: „Mjerë edhe ju, ju njerz qe e keni njoft ligjin, se po u qitni njerzve barra qe zor i mbajnë, po vet s’e prekni barrën me asnji gisht!
47 Mjerë ju, se po ndërtoni vorre për profetët, e t’parët e juve i kanë myt! 48 Pa dyshim, ju jeni dëshmitarë t’punëve t’parëve t’juve, e prap po jau jepni të drejtë. Ata i kanë myt profetët, po ju po ua ndërtoni vorret. 49 Për qata edhe mençuria e Zotit ka thanë: ‚Unë ka me i çu profetë edhe apostuj te ata, e ata kanë me i myt do prej tyne edhe kanë me i përndjek. 50 Kshtu kjo gjeneratë ka me u lyp llogari për gjakun e krejt profetëve, qe asht derdh prej fillimit t’botës, 51 pi gjakut t’Abelit e deri te gjaku i Zakarisë, qe u myt n’mes t’altarit edhe t’tempullit.‘ Po, po ju thom: ksaj gjenerate ka me ju lyp llogari për kto. 52 Mjerë ju, ju njerz qe e keni njoft ligjin! Se e keni marrë çelësin e njohjes. Vet s’keni hy mrena, po po i pengoni edhe ata qe po dojn me hy.“
53 Kur aj ka dal jasht, shkruesit edhe farisejt e kanë shty fort edhe e kanë nguc me shumë pyetje tjera. 54 Veç po pritshin me e kap me fjalët e veta, me ja shti kurthin.