Marku 14: Unterschied zwischen den Versionen

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen
Keine Bearbeitungszusammenfassung
K (Status überarbeitet)
 
Zeile 1: Zeile 1:
{{Textstatus
{{Textstatus
| Status = KI
| Status = Bearbeitung
}}
}}
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

Aktuelle Version vom 2. Mai 2026, 10:32 Uhr


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 Dy ditë para Pashkës dhe të festës së bukës pa maja, kryepriftat edhe mësusit e ligjit po lypnin rast me e kap Jezusin me hile dhe me e myt, 2 se thojshin: “Jo në festë, se mos po çohet populli në trazina.”
3 Kur Jezusi u kan në Betani, në shpinë e Simonit të lebrosun(sëmune ngjitëse), tu hangër, erdh nji gru dhe me veti ka pas nji shishe allabastër me vaj nardi orgjinal(përnime) dhe shum të shtrejt. E theu shishen dhe ja nisi me ja qit vajin në kry te Jezusi. 4 Disa aty u nervozun e mes veti e po thojshin: “Pse u hup kshtu ky vaj i rand? 5 Kah mujt me u shit ky vaj ma shum se treqind denarë, e paret mujshin me ju dhanë fukarave.” U inatun keq edhe me at grun. 6 Po Jezusi tha: “Lene rahat. Mos ia bani ma të vështirë(të ran). Ajo bani nji punë të mir për mu. 7 Fukarat i keni gjithmonë me veti, edhe muneni me ju bo mirë kur t’doni, po mu nuk keni me m’pas gjithmonë. 8 Ajo bani qat sen qe mujti: ma lyjti trupin me vaj për varrin tem qysh ma herët. 9 Po ju thom përnime: kahdo në dynja ku ka me u prediku lajmi i mirë, ka me u kallxu edhe çka bani kjo gru për mu,ka me u përmend ajo.”
10 Atëher Juda Iskarioti, njoni prej dymdhetve, shkoi te kryepriftat me tradhtu Jezusin. 11 Kur e ndëgjuan, u gëzun dhe i premtun me i dhanë pare të sërmit(argjendit). Prej asaj dite ai po lypte rast me ja dorëzu Jezusin.
12 Ditën e parë të bukës pa maja, kur zakonisht therrshin kingjin e Pashkës, nxonsat e vet e vetën: “Ku po don me shku me ta përgatit darkën e Pashkës?” 13 Ai i çoi dy prej nxonsave dhe ju tha: “Shkoni në qytet, dhe ka me ju dal përpara nji burrë me nji shtambë të argjilës me ujë(ose veksh të lloqit me ujë). Shkojini mrapa. 14 Ku të hyn ai, i thuni të zotit të shpis: ‘Mësusi po thot: Ku osht dhoma (soba)e mysafirve ku muj me hangër Pashkën me nxonsat e mi?’ 15 Ai ka me ju kallxu nalt në kat nji dhomë të madhe të rregullume e të bame gati. Qaty pergatitni për neve.” 16 Nxonsat shkun, hynën në qytet, e gjetën qysh u kish kallxu ai, edhe e përgatitën darkën e Pashkës.
17 Kur ra mramja, Jezusi erdhi bashkë me dymdhetë. 18 Kur ishin shtri rreth sofrës e po hanin, Jezusi tha: “Po ju thom përnime: njo prej jush ka mem tradhtu, njo qe po han bashkë me mu.” 19 Ata u trishtun dhe ja nisën, njoni mas tjetrit, me i thanë: “Mos jam unë, a?” 20 Ai ju tha: “Osht njo prej dymdhetve, ai qe po e zhyt dorën në pjatë(sahan) bashkë me mu. 21 Se Biri i njeriut po shkon ashtu qysh osht shkrun për te, po mjerë ai njeri qe po e tradhton Birin e njeriut! Ma mirë kish pas kon kurr mos me u lind.”
22 Tu hangër, Jezusi e mori bukën, ju lut Zotit, e theu, dhe ja dha me hangër, e ju tha: “Merrni, kjo e paraqet trupin tem.” 23 Masanej e mori kupën (bardakin)gotën, ju lut Zotit, ju dha atyne me pij, dhe krejt pinë prej saj. 24 Ai ju tha: “Ky osht gjaku i jem i besëlidhjes, qe po derdhet për shumkan(shumë njerz). 25 Po ju thom përnime: prej tash nuk kam me pi ma prej frytit të vreshtit(rrushit), deri ditën kur kam me pi të ri në Mretninë e Zotit.” 26 Mas i këndun kangët e lavdis, dolën kah Mali i Ullinjve.
27 Jezusi ju tha: “Krejt ju sonte keni me u lëkund në besim për shkakun tem, se osht shkrun: ‘Kam me e rreh barinë(qobanin), dhe delmet kan me u shpërnda(hallakat).’ 28 Po masi të çohem prej të vdekunve, kam me ju prit përpara në Galile.” 29 Po Pjetri i tha: “Edhe nese krejt tjert lëkunden(luhaten) une jo.” 30 Jezusi i tha: “Po të kallxoj përnime: sot, në kët natë(aksham), para se me këndu knusi dy herë, ti tri herë ka me thanë se nuk më njeh(mohu).” 31 Po ai ma shum po kambngulje: “Edhe nese duhet me dek bashkë me ty, kurr s’ka me të mohu.” Kshtu thojshin edhe krejt të tjert.
32 U çun e shkun në nji vend qe i thojshin Getsemani. Jezusi u tha nxonsave: “Rrini ktu, se unë po shkoj me u lut.” 33 Me veti i mori Pjetrin, Jakovin edhe Gjonin. E kapi nji mërzi e madhe dhe shqetsim i fortë. 34 Ju tha: “Shpirti jem osht i idhnum deri në vdekje. Rrini ktu edhe neni zgjuar( qut).” 35 Shkoi pak ma anej, ra përmbys në tokë, dhe u lut qe nese osht e mundshme, kjo orë e randë me e kalue pa ra mbi te. 36 Edhe tha: “Abba, Babë, për ty krejt gjonat jan të mundshme. Largoje këtë kupë(ngarkes) prej meje. Po jo qysh du une, po qysh don ti.” 37 Kur u kthy, ata i gjeti tu fjetë. I tha Pjetrit: “Simon, po flen? A nuk pate fuqi me nejt zgjut as nji orë(sahat)? 38 Rrini zgjut dhe lutuni që mos me ra në tundim. Shpirti don(asht gati) , po trupi osht i dobtë.” 39 Shkoi apet me u lut, tu thanë apet qato fjalë. 40 Kur u kthy apet, i gjeti tu fjetë, se ju randonin syt,se nuk dishin çka me i thanë. 41 Erdhi herën e tret dhe ju tha: “Hala po flini e po pushoni? Boll ma! Erdhi ora. Biri i njeriut po dorëzohet te duert e mëkatarve. 42 Çohuni, hajde po shkojmë. Kqyrni, tradhtari jem u afru.”
43 Në qat moment, tu fol ai, u duk Juda, njoni prej dymdhetve, bashkë me nji turmë me shpata e huj napër dur, të dërgum prej kryepriftave, mësusve të ligjit dhe prej pleqve. 44 Tradhtari u kish kallxu nji shenj: “Ai qe ka me e puthë une, ai osht. Kapeni, dhe çoni të lidhun.” 45 Juda erdh drejt te Jezusi, i tha: “Rabbi msus!”, dhe e puthi. 46 Ata e kapën Jezusin edhe e majtën të lidhun fort. 47 Po nji prej atyne qe ishin aty e nxori shpaten, i mshoj shërbëtorin te kryepriftit dhe ja prejti veshin. 48 Jezusi ju tha: “A jam hajduk që keni ardhë me shpata e me huj mem kap si rrugaç? 49 Përdit isha me ju në tempull tu mësu, e nuk ma vnut dorën(nuk më burgost). Por po ndodh kjo që me u plotsu shkrimet e shenjta.”
50 Atëher krejt e lanë vet dhe ikën. 51 Ni djalë i ri po e percjellte prej largit. Kish vesh veç nji pëlhurë(tesh) të hollë në trup. Kur deshën me e kapë, 52 ai ja lëshoj pëlhurën(teshën) prej dore dhe iki gjys i vesht ose me tesha të mbrenshme.
53 Jezusin e çun te kryeprifti, dhe aty u mledhen krejt kryepriftat, pleqt e popullit dhe mësusit e ligjit. 54 Pjetri e percjelli prej larg deri në oborr të kryepriftit, u ul bashkë me sherbtorët edhe po ngrohej( nxehej) te zjarmi. 55 Kryepriftat dhe tan Sinedri po lypnin dëshmitarë me fol kundër Jezusit për me e myt, po nuk po gjenin dikan. 56 Shum dëshmitarë të rrejshëm po dilshin kundër tij, po dëshmitë nuk po përputhshin bashkë. 57 Disa u çun e dëshmuen rrejshëm, tu thanë: 58 “Na e kena ndëgju tu thanë: ‘Kom me e rrëzu kët tempull të ndërtum prej njerzve, dhe për tri ditë kom me e ngrit(ndertu) nji tjetër, jo të ndërtum prej njerzve.’” 59 Po as ktu nuk po përputheshin me dëshmitë.
60 Atëherë u çu kryeprifti në mes tyne edhe e vetën Jezusin: “S’po përgjigjesh hiq? Qka po dëshmojnë këta kundër teje?” 61 Po ai heshti(nuk folke), s’u përgjegj kurgjo.Apet e veti kryeprifti: “A je ti Krishti, Djali i ma Naltit?” 62 Jezusi tha: “Jam. Edhe ka me ju ra me pa Birin e njeriut tu nejt në anën e djatht të Fuqisë dhe tu ardh me ret e havas.” 63 Atëher kryeprifti i shkyjti teshat e veta e tha: “Çka na duhen ma dëshmitarët? 64 E ndëgjut që foli kunra Zotit. Qysh po ju duket?” Krejt e dënun se ai e meriton me vdekë. 65 Do ja nisen me e pështy, ia mbulun fytyrën, e rrehen me grushta e i thojshin: “Profetizo, ani!” Edhe rojet e rreshin me shuplaka.
66 Pjetri ish poshtë në oborr. Erdhi nji shërbëtore e kryepriftit. 67 Kur e pa Pjetrin tu u ngrohë(nxeh), e kqyri mirë dhe i tha: “Edhe ti je kon me Jezusin e Nazaretit.” 68 Po ai e mohoi: “S’e njoh, as s’di për qka po fol.” Apet doli jasht te hyrja. 69 Shërbëtorja e pa apet dhe u tha atyne qe rrishin aty: “Ky osht njoni prej tyne.” 70 Ai apet e mohoi(nuk e pranoj). Pak ma von, ata qe rrishin aty i thanë Pjetrit: “Me siguri je njoni prej tyne, se je galileas.” 71 Po ai ja nisi me sha e me be dhe me thanë: “S’e njoh qat njeri për të cillin po folni.” 72 Menjiher knusi këndoj për herë të dytë, dhe Pjetrit i ra në men fjala qe i kish thanë Jezusi: “Para se me këndu knusi dy herë, ti tri herë ka me thanë se nuk më njeh.” Ai nuk mujti ma me u përmbajt dhe me lot ja nisi me kajt.