Luka 8: Unterschied zwischen den Versionen
(Initiale Übersetzung) |
Nexhat (Diskussion | Beiträge) Keine Bearbeitungszusammenfassung |

| Zeile 5: | Zeile 5: | ||
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️ | ⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️ | ||

1 Pak ma von ai shkojke qytet më qytet e katun më katun, tu prediku e tu e përhap lajmin e mirë për mbretninë e Zotit. | 1 Pak ma von ai shkojke qytet më qytet e katun më katun, tu prediku e tu e përhap lajmin e mirë për mbretninë e Zotit. Të dymbëdhjet nxonsat ishin me të, 2 edhe do gra që i kish çliru prej frymave të këqija e i kish shëru prej sëmundjeve: Maria, që i thojshin Magdalẹne, prej së cilës kishin dal shtatë demonë, 3 Johạna, gruaja e Kuzës, nji zyrtar i naltë i Herodit, Susạna,dhe shumë gra tjera që e ndihmojshin atë edhe apostujt me çka kishin. | ||

4 U mledh nji turmë e madhe njerëzish, edhe tjerë që po vijke prej qyteteve të ndryshme te ai. Atëher Jezusi u | 4 U mledh nji turmë e madhe njerëzish, edhe tjerë që po vijke prej qyteteve të ndryshme te ai. Atëher Jezusi u kallxoj nji shembull: 5 „Nji njeri doli me mbjell farë. Tu e mbjell, do kokrra ranë në rrugë, u shkelën, e zogjt e havas i hëngrën. 6 Do ranë në guri, e kur mbinë, u thanë, se s’kishin lagështi. 7 Do ranë në therra, e therrat u rritën bashkë me to edhe ato i mytën. 8 Po do ranë në tokë të mirë, e kur mbinë, dhanë fryt njëqindfish.“ Masanej thirri: „Kush ka vesh, le të ngoj mirë!“ | ||

9 Nxansat e tij e | 9 Nxansat e tij e vetën çka don me thanë ky shembull. 10 Ai u tha: „Juve ju jepet me i kuptu sekretet e shenjta të mbretnisë së Zotit, por për të tjerët jon veç shembuj, që edhe pse shohin, badihava shohin, edhe pse ngojnë, s’e kuptojnë kuptimin. 11 Shembulli don me thanë këtë: fara osht fjala e Zotit. 12 Ato në rrugë jon si këta: e ngojnë fjalën, por masanej vjen djalli e e merr prej zemrës së tyne, që mos me besu e mos me u shpëtu. 13 Ata në guri jon si këta: e ngojnë fjalën e e pranojnë me gëzim, po nuk kan rrajë. Besojnë për nji kohë, po kur vjen prova, hjekin dorë (dorzohen). 14 Ata në therra jon si këta: e ndigjojnë fjalën, po i merr jeta me brenga, me pasuni, edhe me qejfe të kësaj jete, e mbyten krejt e s’qesin fryt të pjekun. 15 Po ata n’tokë të mirë jon si këta: e ndigjojnë fjalën me zemër t’sinqert e të mirë, e majnë fort, durojnë, edhe qesin fryt. | ||

16 Askush kur e ndez nji llampë, s’e mbulon me enë as s’e vnon nën shtrat, po e vnon n’vend të naltë, që kush hyn mrena me e pa dritën. 17 Se s’ka kurgjo të msheftë që s’ka me dal n’shesh, e s’ka kurgjo të mbulueme mirë që s’ka me u dit e me dal n’dritë. 18 Pra, rrini gati si po ndigjoni, se kush ka, ka me iu dhan edhe ma shumë. Po kush s’ka, edhe atë që po menon se e ka, ka me ia marr. | 16 Askush kur e ndez nji llampë, s’e mbulon me enë as s’e vnon nën shtrat, po e vnon n’vend të naltë, që kush hyn mrena me e pa dritën. 17 Se s’ka kurgjo të msheftë që s’ka me dal n’shesh, e s’ka kurgjo të mbulueme mirë që s’ka me u dit e me dal n’dritë. 18 Pra, rrini gati si po ndigjoni, se kush ka, ka me iu dhan edhe ma shumë. Po kush s’ka, edhe atë që po menon se e ka, ka me ia marr. | ||
Version vom 23. Mai 2026, 22:57 Uhr
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Pak ma von ai shkojke qytet më qytet e katun më katun, tu prediku e tu e përhap lajmin e mirë për mbretninë e Zotit. Të dymbëdhjet nxonsat ishin me të, 2 edhe do gra që i kish çliru prej frymave të këqija e i kish shëru prej sëmundjeve: Maria, që i thojshin Magdalẹne, prej së cilës kishin dal shtatë demonë, 3 Johạna, gruaja e Kuzës, nji zyrtar i naltë i Herodit, Susạna,dhe shumë gra tjera që e ndihmojshin atë edhe apostujt me çka kishin.
4 U mledh nji turmë e madhe njerëzish, edhe tjerë që po vijke prej qyteteve të ndryshme te ai. Atëher Jezusi u kallxoj nji shembull: 5 „Nji njeri doli me mbjell farë. Tu e mbjell, do kokrra ranë në rrugë, u shkelën, e zogjt e havas i hëngrën. 6 Do ranë në guri, e kur mbinë, u thanë, se s’kishin lagështi. 7 Do ranë në therra, e therrat u rritën bashkë me to edhe ato i mytën. 8 Po do ranë në tokë të mirë, e kur mbinë, dhanë fryt njëqindfish.“ Masanej thirri: „Kush ka vesh, le të ngoj mirë!“
9 Nxansat e tij e vetën çka don me thanë ky shembull. 10 Ai u tha: „Juve ju jepet me i kuptu sekretet e shenjta të mbretnisë së Zotit, por për të tjerët jon veç shembuj, që edhe pse shohin, badihava shohin, edhe pse ngojnë, s’e kuptojnë kuptimin. 11 Shembulli don me thanë këtë: fara osht fjala e Zotit. 12 Ato në rrugë jon si këta: e ngojnë fjalën, por masanej vjen djalli e e merr prej zemrës së tyne, që mos me besu e mos me u shpëtu. 13 Ata në guri jon si këta: e ngojnë fjalën e e pranojnë me gëzim, po nuk kan rrajë. Besojnë për nji kohë, po kur vjen prova, hjekin dorë (dorzohen). 14 Ata në therra jon si këta: e ndigjojnë fjalën, po i merr jeta me brenga, me pasuni, edhe me qejfe të kësaj jete, e mbyten krejt e s’qesin fryt të pjekun. 15 Po ata n’tokë të mirë jon si këta: e ndigjojnë fjalën me zemër t’sinqert e të mirë, e majnë fort, durojnë, edhe qesin fryt.
16 Askush kur e ndez nji llampë, s’e mbulon me enë as s’e vnon nën shtrat, po e vnon n’vend të naltë, që kush hyn mrena me e pa dritën. 17 Se s’ka kurgjo të msheftë që s’ka me dal n’shesh, e s’ka kurgjo të mbulueme mirë që s’ka me u dit e me dal n’dritë. 18 Pra, rrini gati si po ndigjoni, se kush ka, ka me iu dhan edhe ma shumë. Po kush s’ka, edhe atë që po menon se e ka, ka me ia marr.
19 Nana e tij edhe vllaznit e tij deshtën me ardh te ai, po prej turmës s’mujtën me i ra. 20 Atëher ia çun fjalën: „Nana jote edhe vllaznit e tu jon jashtë e po dojnë me t’pa.“ 21 Ai u tha: „Nana jem edhe vllaznit e mi jon këta njerëz këtu, që e ndigjojnë fjalën e Zotit e jetojnë sipas saj.“
22 Nji ditë ai hypi n’varkë me nxansat e vet e tha: „Hajde me kalu n’anën tjetër t’liqenit.“ Edhe u nisën me lundru. 23 Tu lundru, ai e zuni gjumi. Po papritmas ra nji stuhi e fortë n’liqen, varka nisi me u mush me ujë, e ranë n’rrezik. 24 Nxansat shkun e zgjuan, tu thirr: „Mësues, Mësues, po vdesim!“ Ai u çu, e i foli erës edhe valëve t’egra me urdhën. Menjëher stuhia u nal, e u bo qetësi. 25 Pastaj i pyt: „Ku osht besimi juej?“ Ata, me frikë e me çudi, i thojshin njani-tjetrit: „Kush osht ky? Po i urdhënon edhe erës edhe valëve, e ato e ndigjojnë!“
26 Ata dolën n’tokë n’anën e Gerasẹnerve, përballë Galilesë. 27 Kur Jezusi doli n’breg, i doli përpara nji njeri prej qytetit, i kapun prej demonëve. Kish kohë që s’veshke rroba, e s’rrijke n’shpi, po n’varreza, n’shpella t’vorreve. 28 Kur e pa Jezusin, bërtiti, ra përmbys para tij, e thirri me za t’naltë: „Çka kom unë me ty, Jezus, Bir i Zotit ma t’Naltë? T’lutna, mos m’mundo!“ 29 Se Jezusi veç i kish thanë shpirtit t’keq me dal prej atij njeriu. Demoni e kapte shpesh. Edhe pse e lidhnin me zinxhirë n’duar e n’kamë e e ruajshin, ai i këpuste prangat, e demoni e shtynte n’vende t’vetmume. 30 Jezusi e pyt: „Qysh e ki emnin?“ Ai tha: „Legiọn“, se shumë demonë kishin hy n’to. 31 Ata i luteshin prap e prap mos me i urdhnu me shku n’humnerë. 32 Aty afër, n’bjeshkë, po kulloste nji tufë e madhe derrash, e demonët e lutën me i lanë me hy n’dersa. Ai i la. 33 Menjëher demonët dolën prej njeriut e hynë n’dersa. Tufa vrapoi teposhtë nji shpat i thepët e ra n’liqen e u myt. 34 Kur barinjtë e derrave e panë këtë, ikën e shkuan me kallxu n’qytet edhe n’fshat çka kish ndodh.
35 Njerëzit dolën me pa çka kish ndodh. Kur erdhën te Jezusi, panë njeriun prej të cilit kishin dal demonët, të veshun, me mend në kry, tu nejt te kambët e Jezusit. Ata u friksun. 36 Ata që e kishin pa me sy u tregun si u shëru ai njeri i kapun prej demonëve. 37 Atëher shumë njerëz prej asaj ane të Gerasẹnerve i kërkun Jezusit me u largu, se i kish kap frika e madhe. Ai hypi n’varkë me u kthye. 38 Njeriu prej të cilit kishin dal demonët i lutej me ngel me të, po Jezusi e çoi e i tha: 39 „Kthehu n’shpi, e kallxo krejtve çka t’ka bo Zoti.“ Ai shkoi, e n’krejt qytetin e përhapi çka i kish bo Jezusi.
40 Kur u kthye Jezusi, turma e priti me qejf, se krejt po e pritshin. 41 N’at çast erdh nji burrë që e kish emnin Jaịrus, kryetar i sinagogës. Ai ra te kambët e Jezusit e iu lut me shku n’shpi të tij. 42 Se e kishte veç nji çikë, rreth dymbëdhjet vjeç, e ajo ishte tu vdek.
Jezusi u nis, e turma po i shkonte mrapa ngjit, tu e shty prej t’gjitha anëve. 43 Ishte edhe nji grue që dymbëdhjet vjet vuajke prej gjakderdhjes, e s’kish gjet kërkon me e shëru. 44 Ajo iu afru prej mbrapa, i preki thekët e petkut t’jashtëm, e gjakderdhja iu nal menjëher. 45 Jezusi tha: „Kush m’preku?“ Kur krejt mohuen, Pjetri tha: „Mësues, turma po t’shtyn e po t’shkel prej t’gjitha anëve.“ 46 Po Jezusi tha: „Jo, dikush m’preku, se e ndjeva që fuqi doli prej meje.“ 47 Kur gruaja e pa që s’kish mujt me u mshef, erdh tu u dridh, ra para tij, e para krejtve tregoi pse e preku edhe qysh u shëru n’at çast. 48 Ai i tha: „Bijë, besimi yt t’ka shëru. Shko n’paqe.“
49 Sa ishte tu fol, erdh nji njeri prej shpisë së kryetarit të sinagogës e tha: „Çika jote ka vdek. Mos e lodh ma Mësuesin.“ 50 Jezusi kur e ni, i tha: „Mos u tut. Veç beso, e ajo ka me u shpëtu.“ 51 Kur mrriti te shpia, s’la kërkon me hy mrena, veç Pjetrin, Johạnnesin, Jakobin, edhe nanën e babën e çikës. 52 Krejt po kajshin e po rrehshin gjoksin prej dhimtës. Ai tha: „Ndalni së qari, se ajo s’ka vdek, veç po fle.“ 53 Ata u tallën me të, se e dijshin që ishte e vdekun. 54 Po ai ia kapi dorën e thirri: „Fmi, çohu!“ 55 Fuqia e jetës iu kthye, ajo u çu menjëher, e ai tha me i dhanë diçka me hanger. 56 Prindt e saj mbetën pa vete prej gëzimit, po ai ua bani me dije mos me i tregu kërkujt çka kish ndodh.