Isaia 65: Unterschied zwischen den Versionen

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen
KKeine Bearbeitungszusammenfassung
KKeine Bearbeitungszusammenfassung
Zeile 11: Zeile 11:
i ndjekin veç mendt e veta.
i ndjekin veç mendt e veta.


<sup>3</sup> Nji popull që pa marru me perkesh,
<sup>3</sup> Nji popull që pa u marru me perkesh,
që ban kurbane neper kopshte edhe qet tym kurbani përmi tulla.
që ban kurbane neper kopshte edhe qet tym kurbani përmi tulla.



Version vom 23. November 2025, 16:41 Uhr


1 I kam lan mem lyp ata që kurr s’kanë vet për mu. I kam lan mem gjetë ata që kurr nuk me kanë lypë. Nje komb qe nuk i lutet emnit tem i thash: “Qe ku jam, qe ku jam!” nji popull që s’e thirri kurr emnin tem.

2 Tanë ditën i kom zgat durt drejt nji populli kryjefortë, te ata që shkojnë n’rrugë që nuk asht e mirë, i ndjekin veç mendt e veta.

3 Nji popull që pa u marru me perkesh, që ban kurbane neper kopshte edhe qet tym kurbani përmi tulla.

4 Rrin mėrenda vorreve dhe e kalojnë natën neper vend te msheftë, hajn mishin e derrit dhe e mbajnë supën e papaster*jo te paqte neper enë.

5 Ata thojnë: “Rri aty ku je, mos m’u afro ose avyt, se une jam ma i shenjt se ti.” Kta janë tym ne hunën teme, nji zjarm që s’nalet tanë ditën e gat.

6 Kqyre, kjo osht e shkrume para meje. S’kom me nejt i qet, po kom me jau kthy, kom me jau kthy deri ne fund

7 për fajet e tyne e të t’parve te tyne, thotë Zoti. Se përmi bjeshkë kanë qit tym kurbani e ne kodra më kan marrë neper gojë. Perqata shpërblimin e parë ka me e marrë secili qysh i ka taku.

8 Zoti thotë: Qysh s’e hupin troshkën kur ka lëng t’ri mrena e dikush thotë: “Mos e prish, se ka t’mirë n’të!”, ashtu unë, për hatër të shërbtorëve të mi, s’kom me i zhduk krejt.

9 Prej Jakovit kom me nxjerrë farë, prej Judës trashëgimtarët e bjeshkëve të mia. T’zgjedhunit e mi kanë me i marrë tokat e shërbtorët e mi kanë me banu aty.

10 Per popullin tem qe me lyp Sharoni ka me u ba livadh për dele, lugina e Akorit vend pushimi për bagëti.

11 Po ju që e latë Zotin, që e harrut malin tem t’shenjt, që i shtroni sofër zotit t’fatit e i mbushni kupa me ver për zotin e shortit,

12 unë ju kom caktu për shpate, krejt kini me u ul për me u pre, se thirra e ju s’u përgjegjtë, fola e ju s’keni desht me ni. Keni ba çka s’ishte e mirë para meje e zgedh bash qat sen që s’e du hiq.

13 Prerqata, thotë Zotnia Sovran Zoti: Shërbtorët e mi kanë me hangër, ju keni keni me pas uri. Shërbtorët e mi kanë me pi, ju keni me kan etë. Ata kanë me u gëzu,e ju keni me mbetë n’turp ose marre.

14 Shërbtorët e mi kanë me brohoritë prej gëzimit n’zemer, ju keni me bërtitë prej dhimbjes n’zemer e keni me kja për shpirtin e thyer.

15 Emnin tuj ka me e lanë populli jem për mallkim, e Zotnia Zoti ka me ju hjekë juve, po shërbtorët e vet ka me i thirrë me nji emën tjetër.

16 Kështu, kush lyp bekim n’tokë, ka me u beku prej Zotit t’vërtetës, e kush betohet n’tokë, ka me u betu me Zotin e vërtetë. Se të kalumat kanë me u harru, s’kanë me dalë mo para syve të mi.

17 Se kqyre, po baj qiell t’ri e tokë t’re. Për t’kaluemen s’ka me pasë ma kujtesë, as nuk ka me ju ardhë ndër mend.

18 Gëzohuni e gzohuni përherë për qato që po i baj! Se Jerusalemin po e baj gëzim e popullin e tij hare.

19 Unë kom me u gëzu për Jerusalemin e kom me u gëzu për popullin tem. N’at ven s’ka me u ndi ma as vaj as ulërimë.

20 S’ka me pas fëmi që vdes n’pak ditë, as plak që s’e mbush moshën. Ai që vdes në 100 vjet ka me u qujt djal i ri, e ai që ban mëkat edhe me i mbush 100 vjet ka me u mallku.

21 Kanë me ndërtu shpija e kanë me banu n’to, kanë me mbjellë vneshta e kanë me hangër frytin e tyne.

22 S’kanë me ndërtu për tjerët me banu, as me mbjellë për tjerët me hangër. Se populli jem ka me e pasë jetën e gjatë si pema, e t’zgjedhunit e mi kanë me u gëzu n’punën e dorës së vet.

23 S’kanë me u lodh kot, as me lind fëmi për me pa zi, se janë fara e bekume e Zotit bashkë me pasardhësit e vet.

24 Para se me thirrë, unë jau përgjigjna. Sa t’nisin me folë, unë veç po i ndi.

25 Ujku e qingji kanë me kullosë bashkë, luani ka me hangër kashtë si demi, e gjarpni ka me hanger dhé. N’krejt malin tem t’shenjt s’ka me pasë as dëm as të keqe, thotë Zoti.