Danieli 1: Unterschied zwischen den Versionen

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen
Teddybär (Diskussion | Beiträge)
K Leerzeichen eingefügt
BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
Keine Bearbeitungszusammenfassung

Zeile 2: Zeile 2:
| Status = Offen
| Status = Offen
| Notiz =
Nach den Texten löschen.
| Notiz =
Nach den Texten löschen.

1

1 Në vitin e tretë t'mbretnimit t'Jojakimit, mbretit t'Judës, Nebukadnezari, mbreti i Babilonisë, ka ardhë në Jerusalem edhe e ka rrethu.

2

2 Mas do kohe, Jehovai ia ka dorëzu Jojakimin, mbretin e Judës, mbretit t'Babilonisë, bashkë me disa sende pi shpia e Zotit t'vërtetë. Mbreti i ka çu qeto sende në vendin e Shinarit, në shpinë e zotit t'vet, edhe i ka vendosë në depon e thesareve t'atij zoti.

3

4

3 Atëherë mbreti e ka urdhnu Ashpenazin, kryezyrtarin e oborrit t'vet, me ia pru disa izraelitë, mes tyne edhe disa pi familja mbretnore e pi familjet fisnike.

5

4 Ata duhej me konë t'ri pa kurrfarë t'mete. Duhej me pasë pamje t'mirë, mençuni, dije edhe aftësi me i dallu senet, edhe me konë t'aftë me shërby në oborrin e mbretit. Ashpenazi duhej me ua mësu shkrimin edhe gjuhën e kaldeasve.

6

7

5 Përveç qesaj, mbreti ua ka caktu për çdo ditë nji pjesë pi ushqimet e tij t'zgjedhuna edhe pi vena e tij. Mësimi i tyne duhej me zgjatë tri vjet, e masanej ata duhej me nisë me i shërby mbretit.

8

6 Mes qetyne t'rinjve jonë konë edhe disa pi fisi i Judës: Danieli, Hanania, Mishaeli edhe Azaria.

9

10

7 Kryezyrtari i oborrit u ka vu emna t'ri. Danielit ia ka vu emnin Beltshazar, Hananias Shadrak, Mishaelit Meshak edhe Azarias Abednego.

11

12

8 Po Danieli e ka nda mendjen në zemër t'vet mos me u ndotë me ushqimet e zgjedhuna edhe me venën e mbretit. Për qata, i ka lypë leje kryezyrtarit t'oborrit që mos me u detyru me u ndotë në qet mënyrë.

13

9 Zoti i vërtetë ka bo që kryezyrtari i oborrit me u sillë mirë me Danielin edhe me i ardhë gjynah për to.

14

15

10 Kryezyrtari i oborrit i ka thanë Danielit: “Unë po tutna pi zotnisë tem, mbretit. Se aj e ka caktu qka duhet me hangër e me pi ju. Po qka nëse aj e sheh që ju dukeni ma keq se t'rinjtë tjerë t'moshës suj? Atëherë, për shkakun tuj, unë kam me dalë fajtor para mbretit.”

16

17

11 Atëherë Danieli i ka folë mbikëqyrësit që kryezyrtari i oborrit e ka caktu mbi Danielin, Hananian, Mishaelin edhe Azarian:

18

12 “T'lutna, provoji shërbëtorët e tu për dhjetë ditë. Le t'na japin perime me hangër edhe ujë me pi.

19

20

13 Masanej krahasoje pamjen tonë me pamjen e t'rinjve që i hanë ushqimet e zgjedhuna t'mbretit. E sipas asaj që sheh, vendos qka me bo me neve, shërbëtorët e tu.”

21

14 Aj e ka pranu propozimin e tyne edhe i ka provu për dhjetë ditë.

15 Kur kanë kalu dhjetë ditë, ata jonë dukë ma mirë edhe ma t'shëndetshëm se krejt t'rinjtë që i kanë hangër ushqimet e zgjedhuna t'mbretit.

16 Për qata, mbikëqyrësi ka vazhdu me ua hjekë ushqimet e zgjedhuna edhe venën që u takonte, e në vend t'tyne u ka dhanë perime.

17 Zoti i vërtetë u ka dhanë qetyne katër t'rinjve dije, kuptim për lloj-lloj shkrimesh edhe mençuni. Danielit ia ka dhanë edhe aftësinë me i kuptu lloj-lloj vegimesh e andrrash.

18 Mbreti e ka caktu kohën kur ata duhej me dalë para tij. Kur ka kalu ajo kohë, kryezyrtari i oborrit i ka çu para Nebukadnezarit.

19 Kur mbreti ka folë me ta, në krejt grupin s'ka pasë asnji si Danieli, Hanania, Mishaeli edhe Azaria. Edhe ata kanë mbetë aty për me i shërby mbretit.

20 Sa herë që mbreti u ka bo pytje që kanë lypë mençuni edhe kuptim, e ka vërejtë që ata jonë konë dhjetë herë ma t'mirë se krejt priftat magjistarë edhe ata që bajnë yshtje në krejt mbretninë e tij.

21 Danieli ka mbetë aty deri në vitin e parë t'mbretnimit t'mbretit Kir.

{{Querverweise-Metadaten
{{Querverweise-Metadaten
| v1 = 2Ch 36:4; Jer 22:18, 19; 36:30
| v1 = 2Ch 36:4; Jer 22:18, 19; 36:30

Aktuelle Version vom 24. Oktober 2026, 20:28 Uhr