Danieli 2: Unterschied zwischen den Versionen
K Leerzeichen eingefügt |
Keine Bearbeitungszusammenfassung |

| Zeile 4: | Zeile 4: | ||
| Notiz = Vers 20-23 Nach den Texten
'''Nicht''' löschen. | | Notiz = Vers 20-23 Nach den Texten
'''Nicht''' löschen. | ||
| Notiz = Vers 24-49
Nach den Texten löschen. | | Notiz = Vers 24-49
Nach den Texten löschen. | ||

1
| 1 Në vitin e dytë të mbretnimit t'vet, Nebukadnezari ka pa disa andrra. Aj u trazu aq shumë sa s'ka mujt me flejt ma.

2

3
| 2 Atëherë mbreti ka urdhnu me i thirr priftat që bajnë magji, ata që bajnë yshtje, magjistarët edhe kaldejt, që me ia kallxu qka ka pa n'andërr. Ata kanë ardh edhe kanë dalë para mbretit.

4

3 Mbreti u ka thanë: „E kam pa nji andërr, edhe jom trazu shumë se po du me ditë qka kam pa n'andërr.“

5

6
| 4 Kaldejt i kanë thanë aramaisht: „Rroftë mbreti përgjithmonë! Na kallxo neve, shërbëtorëve tu, qka ke pa n'andërr, e na ta kallxojmë kuptimin.“

7
| 5 Mbreti iu ka përgjigj kaldejve: „Po ju thom nji herë e mirë: Nëse s'ma kallxoni andrrën edhe kuptimin e saj, keni me u pre copë-copë, e shpitë e juja kanë me u ba nevojtore publike.

8
| 6 Po nëse ma kallxoni andrrën edhe kuptimin e saj, keni me marrë pi meje dhurata edhe shpërblim, edhe keni me u nderu shumë. Pra, ma kallxoni andrrën edhe kuptimin e saj.“

9

7 Ata i janë përgjigj edhe nji herë: „O mbret, kallxoju shërbëtorëve tu qka ke pa n'andërr, e na ta shpjegojmë kuptimin.“

10

11
| 8 Mbreti u ka thanë: „E di fort mirë që veç po doni me fitu kohë, se e dini që kjo asht fjala jem e fundit.

12
| 9 Nëse s'ma kallxoni andrrën, krejt keni me marrë të njejtin dënim. Po ju jeni marrë vesh me m'kallxu sene t'rrejshme e t'pavërteta, derisa të ndryshojë gjendja. Pra, ma kallxoni andrrën, e atëherë e di që mundeni me ma shpjegu edhe kuptimin e saj.“

13

10 Kaldejt i janë përgjigj mbretit: „S'ka asnji njeri n'krejt tokën që mundet me ba qka po lyp mbreti. Kurrë asnji mbret i madh a sundimtar s'ka lyp diçka të tillë pi naj prifti që ban magji, pi atyne që bajnë yshtje a pi kaldejve.

14

15
| 11 Kjo që po lyp mbreti asht shumë e vështirë, edhe s'ka kush me ia kallxu mbretit, përveç zotave, që s'jetojnë mes njerëzve që vdesin.“

16

12 Kjo e ka nxeh mbretin aq shumë, sa ka dhanë urdhën me i vra krejt njerëzit e mençëm t'Babilonisë.

17

18
| 13 Kur ka dalë urdhni që njerëzit e mençëm me u vra, kanë nis me i kërku edhe Danielin edhe shokët e tij, që me i vra.

19
| 14 Atëherë Danieli i ka fol me kujdes edhe me mençuri Arjokut, kryetarit t'rojës personale t'mbretit, që veç u konë nis me i vra njerëzit e mençëm t'Babilonisë.

20 | 15 Aj e ka vet Arjokun, zyrtarin e mbretit: „Pse e ka dhanë mbreti nji urdhën kaq t'rreptë?“ Atëherë Arjoku ia ka kallxu krejt.

21 | 16 Danieli ka dalë para mbretit edhe i ka kërku pak kohë, që me mujt me ia kallxu kuptimin e andrrës.

17 Masanej Danieli ka shku n'shpinë e vet edhe ua ka kallxu krejt shokëve t'vet, Hananisë, Mishaelit edhe Azarisë.

22 | 18 Danieli u ka thanë me iu lut fort Zotit t'qiellit, që me pas dhimt për ta e me ua zbulu këtë fshehtësi, që aj edhe shokët e tij mos me u vra bashkë me njerëzit tjerë t'mençëm t'Babilonisë.

19 Atë natë, Danielit iu ka zbulu fshehtësia në nji vegim, edhe aj e ka lavdu Zotin e qiellit.

23 |

< | 20 Danieli ka thanë: „Emni i Zotit

u lavdoftë përgjithmonë, se mençuria

| edhe fuqia i takojnë veç atij.

21 Aj i ndërron kohët edhe periudhat,

| i heq mbretat edhe i vendos

mbretat, u jep mençuri t'mençurve edhe

27
| dije atyne që dinë me dallu.

28

22 Aj i zbulon senet e thella

29
| edhe t'fshehta, aj e din qka

30
| ka n'errësinë, te aj rrin drita.

31
| 23 O Zot i t'parëve t'mi, unë të falënderoj edhe të

32
| lavdoj, se ti m'ke dhanë mençuri edhe fuqi. E tash

33
| ma ke kallxu atë që na t'kemi lut me

34
| na kallxu, na ke kallxu qka po e mundon mbretin.“

35

24 Masanej Danieli ka shku te Arjoku, të cilin mbreti e ka ngarku me i vra njerëzit e mençëm t'Babilonisë, edhe i ka thanë: „Mos e vra asnji pi njerëzve t'mençëm t'Babilonisë! M'ço te mbreti, e unë ia kallxoj kuptimin e andrrës.“

36

37
| 25 Arjoku e ka çu Danielin shpejt para mbretit edhe i ka thanë: „E kam gjet nji burrë mes atyne që jonë marrë me zor pi Juda, që mundet me ia shpjegu mbretit kuptimin e andrrës.“

38

26 Atëherë mbreti e ka vet Danielin, që e ka pas emnin edhe Belshazar: „A mundesh ti me ma kallxu vërtet qka kam pa n'andërr edhe qka don me thanë ajo andërr?“

39

27 Danieli iu ka përgjigj mbretit: „Asnji pi njerëzve t'mençëm, atyne që bajnë yshtje, priftave që bajnë magji edhe atyne që i shikojnë yjet, s'mundet me ia zbulu mbretit fshehtësinë që po e kërkon.

40

28 Po ka nji Zot n'qiell që i zbulon fshehtësitë, edhe aj ta ka zbulu ty, o mbret Nebukadnezar, qka ka me ndodh në fund t'ditëve. Kjo asht andrra jote edhe këto jonë vegimet që i ke pa kur u konë n'shtrat:

41

42
| 29 O mbret, kur u konë n'shtratin tand, ke mendu për qka ka me ndodh në t'ardhmen, edhe aj që i zbulon fshehtësitë ta ka kallxu qka ka me ndodh.

43

30 Sa për mu, kjo fshehtësi s'm'u ka zbulu pse jom ma i mençëm se naj njeri tjetër i gjallë, po që ti, o mbret, me e marrë vesh kuptimin e andrrës edhe mendimet që i ke pas n'zemër.

44

45
| 31 Kur ke pa andërr, o mbret, e ke pa nji statujë gjigante. Ajo statujë u konë shumë e madhe, ka shkëlqy jashtëzakonisht shumë edhe u konë e frikshme me e pa.

46
| 32 Kryet e statujës u konë pi ari t'pastër, gjoksi edhe krahët pi argjendi, barku edhe kofshët pi bakri,

47

48
| 33 këmbët pi hekuri, kurse shputat nji pjesë pi hekuri e nji pjesë pi balte.

49

34 Derisa ti po e shikoje, nji gur u shkëput, po jo me dorë t'njeriut. Guri e ka godit statujën te shputat pi hekuri edhe balte, edhe i ka thërrmu.

35 Atëherë hekuri, balta, bakri, argjendi edhe ari, krejt bashkë, u thërrmuen edhe u banë si byku n'lamë gjatë verës. Era i ka marrë krejt me veti, edhe s'ka mbet asnji gjurmë pi tyne. Po guri që e ka godit statujën u ba nji mal i madh edhe e ka mbush krejt tokën.

36 Kjo asht andrra. E tash kemi me ia kallxu mbretit kuptimin e saj.

37 Ti, o mbret, je mbreti i mbretave. Zoti i qiellit ta ka dhanë mbretninë, fuqinë, forcën edhe lavdinë.

38 Aj t'i ka lanë n'dorë njerëzit kudo që jetojnë, bashkë me kafshët e fushës edhe zogjtë e qiellit, edhe të ka ba sundimtar mbi krejt ata. Ti vetë je kryet pi ari.

39 Po mas teje ka me dalë nji mbretni tjetër, ma e dobët se e jotja. Mas saj ka me ardh edhe nji mbretni tjetër, e treta, ajo pi bakri, që ka me sundu mbi krejt tokën.

40 E mbretnia e katërt ka me konë e fortë si hekuri. Se qysh hekuri i then krejt senet tjera edhe i ban pluhun, po qashtu si hekuri që thërrmon, edhe ajo ka me i thy e me i thërrmu krejt ato mbretni.

41 Ti i ke pa shputat edhe gishtat e këmbëve, që nji pjesë jonë konë pi baltë t'poçarit e nji pjesë pi hekuri. Qashtu edhe ajo mbretni ka me konë e ndame, po prapë ka me pas diçka pi fortësisë t'hekurit. Se qysh e ke pa edhe vetë, hekuri u konë i përzimë me baltë t'butë.

42 E qysh gishtat e këmbëve jonë konë nji pjesë pi hekuri e nji pjesë pi balte, qashtu edhe ajo mbretni ka me konë nji pjesë e fortë e nji pjesë që thyhet lehtë.

43 E qysh e ke pa hekurin t'përzimë me baltë t'butë, qashtu edhe ata kanë me u përzi me popullin, po s'kanë me u lidh me njani-tjetrin, njana pjesë me tjetrën, qysh as hekuri s'lidhet me baltën.

44 Në kohën e atyne mbretave, Zoti i qiellit ka me ngrit nji mbretni që s'ka me u shkatërru kurrë. Kjo mbretni s'ka me kalu te asnji popull tjetër. Ajo ka me i thërrmu krejt ato mbretni edhe ka me ua dhanë fundin, po vetë ka me mbet përgjithmonë.

45 Se ti e ke pa që pi malit u shkëput nji gur, po jo me dorë t'njeriut, edhe aj e ka thërrmu hekurin, bakrin, baltën, argjendin edhe arin. Zoti i madh ia ka zbulu mbretit qka ka me ndodh në t'ardhmen. Andrra asht e vërtetë edhe kuptimi i saj asht i sigurt.“

46 Atëherë mbreti Nebukadnezar ka ra përmbys para Danielit, me ftyrë për toke, edhe i ka tregu nderim. Ka urdhnu edhe me i dhanë nji dhuratë e me i ofru temjan.

47 Mbreti i ka thanë Danielit: „Vërtet, Zoti juej asht Zot mbi krejt zotat, Zotni mbi mbretat edhe aj që i zbulon fshehtësitë, se ti ke mujt me e zbulu këtë fshehtësi.“

48 Masanej mbreti ia ka dhanë Danielit nji pozitë shumë t'naltë, i ka dhanë shumë dhurata me vlerë edhe e ka caktu sundimtar mbi krejt krahinën e Babilonisë, si edhe kryetar mbi krejt njerëzit e mençëm t'Babilonisë.

49 Me kërkesën e Danielit, mbreti ua ka lanë Shadrakut, Meshakut edhe Abednegos me u marrë me punët e administratës së krahinës së Babilonisë. Po Danieli vetë ka shërby në oborrin e mbretit.

{{Querverweise-Metadaten | {{Querverweise-Metadaten | ||
| v1 = Da 4:4, 5 | | v1 = Da 4:4, 5 | ||
Aktuelle Version vom 24. Oktober 2026, 20:28 Uhr
1 Në vitin e dytë të mbretnimit t'vet, Nebukadnezari ka pa disa andrra. Aj u trazu aq shumë sa s'ka mujt me flejt ma.
2 Atëherë mbreti ka urdhnu me i thirr priftat që bajnë magji, ata që bajnë yshtje, magjistarët edhe kaldejt, që me ia kallxu qka ka pa n'andërr. Ata kanë ardh edhe kanë dalë para mbretit.
3 Mbreti u ka thanë: „E kam pa nji andërr, edhe jom trazu shumë se po du me ditë qka kam pa n'andërr.“
4 Kaldejt i kanë thanë aramaisht: „Rroftë mbreti përgjithmonë! Na kallxo neve, shërbëtorëve tu, qka ke pa n'andërr, e na ta kallxojmë kuptimin.“
5 Mbreti iu ka përgjigj kaldejve: „Po ju thom nji herë e mirë: Nëse s'ma kallxoni andrrën edhe kuptimin e saj, keni me u pre copë-copë, e shpitë e juja kanë me u ba nevojtore publike.
6 Po nëse ma kallxoni andrrën edhe kuptimin e saj, keni me marrë pi meje dhurata edhe shpërblim, edhe keni me u nderu shumë. Pra, ma kallxoni andrrën edhe kuptimin e saj.“
7 Ata i janë përgjigj edhe nji herë: „O mbret, kallxoju shërbëtorëve tu qka ke pa n'andërr, e na ta shpjegojmë kuptimin.“
8 Mbreti u ka thanë: „E di fort mirë që veç po doni me fitu kohë, se e dini që kjo asht fjala jem e fundit.
9 Nëse s'ma kallxoni andrrën, krejt keni me marrë të njejtin dënim. Po ju jeni marrë vesh me m'kallxu sene t'rrejshme e t'pavërteta, derisa të ndryshojë gjendja. Pra, ma kallxoni andrrën, e atëherë e di që mundeni me ma shpjegu edhe kuptimin e saj.“
10 Kaldejt i janë përgjigj mbretit: „S'ka asnji njeri n'krejt tokën që mundet me ba qka po lyp mbreti. Kurrë asnji mbret i madh a sundimtar s'ka lyp diçka të tillë pi naj prifti që ban magji, pi atyne që bajnë yshtje a pi kaldejve.
11 Kjo që po lyp mbreti asht shumë e vështirë, edhe s'ka kush me ia kallxu mbretit, përveç zotave, që s'jetojnë mes njerëzve që vdesin.“
12 Kjo e ka nxeh mbretin aq shumë, sa ka dhanë urdhën me i vra krejt njerëzit e mençëm t'Babilonisë.
13 Kur ka dalë urdhni që njerëzit e mençëm me u vra, kanë nis me i kërku edhe Danielin edhe shokët e tij, që me i vra.
14 Atëherë Danieli i ka fol me kujdes edhe me mençuri Arjokut, kryetarit t'rojës personale t'mbretit, që veç u konë nis me i vra njerëzit e mençëm t'Babilonisë.
15 Aj e ka vet Arjokun, zyrtarin e mbretit: „Pse e ka dhanë mbreti nji urdhën kaq t'rreptë?“ Atëherë Arjoku ia ka kallxu krejt.
16 Danieli ka dalë para mbretit edhe i ka kërku pak kohë, që me mujt me ia kallxu kuptimin e andrrës.
17 Masanej Danieli ka shku n'shpinë e vet edhe ua ka kallxu krejt shokëve t'vet, Hananisë, Mishaelit edhe Azarisë.
18 Danieli u ka thanë me iu lut fort Zotit t'qiellit, që me pas dhimt për ta e me ua zbulu këtë fshehtësi, që aj edhe shokët e tij mos me u vra bashkë me njerëzit tjerë t'mençëm t'Babilonisë.
19 Atë natë, Danielit iu ka zbulu fshehtësia në nji vegim, edhe aj e ka lavdu Zotin e qiellit.
20 Danieli ka thanë: „Emni i Zotit
u lavdoftë përgjithmonë, se mençuria
edhe fuqia i takojnë veç atij.
21 Aj i ndërron kohët edhe periudhat,
i heq mbretat edhe i vendos
mbretat, u jep mençuri t'mençurve edhe
dije atyne që dinë me dallu.
22 Aj i zbulon senet e thella
edhe t'fshehta, aj e din qka
ka n'errësinë, te aj rrin drita.
23 O Zot i t'parëve t'mi, unë të falënderoj edhe të
lavdoj, se ti m'ke dhanë mençuri edhe fuqi. E tash
ma ke kallxu atë që na t'kemi lut me
na kallxu, na ke kallxu qka po e mundon mbretin.“
24 Masanej Danieli ka shku te Arjoku, të cilin mbreti e ka ngarku me i vra njerëzit e mençëm t'Babilonisë, edhe i ka thanë: „Mos e vra asnji pi njerëzve t'mençëm t'Babilonisë! M'ço te mbreti, e unë ia kallxoj kuptimin e andrrës.“
25 Arjoku e ka çu Danielin shpejt para mbretit edhe i ka thanë: „E kam gjet nji burrë mes atyne që jonë marrë me zor pi Juda, që mundet me ia shpjegu mbretit kuptimin e andrrës.“
26 Atëherë mbreti e ka vet Danielin, që e ka pas emnin edhe Belshazar: „A mundesh ti me ma kallxu vërtet qka kam pa n'andërr edhe qka don me thanë ajo andërr?“
27 Danieli iu ka përgjigj mbretit: „Asnji pi njerëzve t'mençëm, atyne që bajnë yshtje, priftave që bajnë magji edhe atyne që i shikojnë yjet, s'mundet me ia zbulu mbretit fshehtësinë që po e kërkon.
28 Po ka nji Zot n'qiell që i zbulon fshehtësitë, edhe aj ta ka zbulu ty, o mbret Nebukadnezar, qka ka me ndodh në fund t'ditëve. Kjo asht andrra jote edhe këto jonë vegimet që i ke pa kur u konë n'shtrat:
29 O mbret, kur u konë n'shtratin tand, ke mendu për qka ka me ndodh në t'ardhmen, edhe aj që i zbulon fshehtësitë ta ka kallxu qka ka me ndodh.
30 Sa për mu, kjo fshehtësi s'm'u ka zbulu pse jom ma i mençëm se naj njeri tjetër i gjallë, po që ti, o mbret, me e marrë vesh kuptimin e andrrës edhe mendimet që i ke pas n'zemër.
31 Kur ke pa andërr, o mbret, e ke pa nji statujë gjigante. Ajo statujë u konë shumë e madhe, ka shkëlqy jashtëzakonisht shumë edhe u konë e frikshme me e pa.
32 Kryet e statujës u konë pi ari t'pastër, gjoksi edhe krahët pi argjendi, barku edhe kofshët pi bakri,
33 këmbët pi hekuri, kurse shputat nji pjesë pi hekuri e nji pjesë pi balte.