Estera 2: Unterschied zwischen den Versionen

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen
Teddybär (Diskussion | Beiträge)
K Leerzeichen eingefügt
BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
Keine Bearbeitungszusammenfassung

Zeile 2: Zeile 2:
| Status = Offen
| Status = Offen
| Notiz =
Nach den Texten löschen.
| Notiz =
Nach den Texten löschen.

1

1 Mas nji kohe, kur i ka kalu inati, mbreti Ahasver e ka kujtu qka ka bo Vashti edhe vendimin që u marrë kundër saj.

2

3

2 Atëherë shërbëtorët e tij personalë i kanë propozu: „Për mbretin duhet me kërku vajza t'reja, t'bukura edhe t'virgjëra.

4

3 Mbreti le t'i caktojë do njerëz përgjegjës në krejt krahinat e mbretnisë së tij, që me i mbledhë krejt këto vajza t'reja e t'bukura edhe me i çu në kalanë e Susës, te haremi. Le t'ia dorëzojnë Hegait, eunukut të mbretit, që kujdeset për gratë, edhe le t'ju bojnë trajtime për bukuri.

5

6

4 E vajza që i pëlqen ma së shumti mbretit, le t'bohet mbretneshë në vend t'Vashtit.“ Mbretit i ka pëlqy ky propozim edhe ka vepru qashtu.

7

8

5 Në kalanë e Susës u konë nji hebre me emnin Mordekai, djali i Jairit, djali i Shimeit, djali i Kishit, që u konë pi fisit t'Benjaminit.

9

6 Aj u marrë rob pi Jerusalemit bashkë me Jekonjën, mbretin e Judës, edhe me të tjerë. Në atë kohë, mbreti Nebukadnezar i Babilonisë i ka marrë rob edhe i ka çu larg.

10

11

7 Mordekai u kujdesë si babë për vajzën e kushëririt t'vet, Hadasën, që e kanë thirrë edhe Ester. Mas vdekjes së prindërve t'saj, aj e ka marrë si vajzë t'veten. Estera u konë e bukur në trup edhe shumë tërheqëse.

12

8 Kur u shpall ligji i mbretit edhe i kanë çu shumë vajza t'reja në kalanë e Susës, ku ia kanë dorëzu Hegait, që kujdesej për gratë, edhe Esterën e kanë çu në pallatin e mbretit edhe ia kanë lanë nën kujdes Hegait.

13

14

9 Hegait i ka pëlqy shumë kjo vajzë edhe ajo e ka fitu simpatinë e tij. Për qata, aj asht kujdesë menjëherë që ajo me i marrë trajtimet për bukuri edhe ushqimin e veçantë. Ia ka caktu edhe shtatë vajza t'reja t'zgjedhuna pi pallati i mbretit, që me i shërby. Edhe Esterën bashkë me shërbëtoret e saj t'reja i ka çu në vendin ma t'mirë t'haremit.

15

10 Estera s'i ka tregu askujt për popullin e vet as për familjen e vet, se Mordekai ia ka bo shumë t'qartë që mos me i tregu askujt kurgjo.

16

17

11 Çdo ditë Mordekai ka kalu përpara oborrit t'haremit, që me marrë vesh qysh asht Estera edhe qka po ndodh me të.

18

12 Mas trajtimit t'caktum që ka zgjatë dymbëdhjetë muj, vajzave t'reja ju ka ardhë rendi njanës mas tjetrës me dalë para mbretit Ahasver. Trajtimi për bukuri u bo kështu: gjashtë muj ju kanë bo masazh me vaj t'mirrës, edhe gjashtë muj me vaj balsami edhe me gjana tjera për kujdesin e trupit.

19

20

13 Mas kësaj, vajzat u konë gati me dalë para mbretit. Kur kanë shku pi haremi në pallatin e mbretit, kanë mujtë me kërku qka t'kanë dashtë, edhe ju kanë dhanë atë që e kanë kërku.

21

14 N'mbramje kanë hy mrena, e n'mëngjes kanë shku në haremin e dytë, nën kujdesin e Shaashgazit, eunukut të mbretit, që kujdesej për gratë anësore t'mbretit. Mas kësaj, s'kanë shku ma te mbreti, përveç nëse najnana i ka pëlqy shumë edhe aj ka urdhnu me e thirrë me emën.

22

23

15 Kështu i ka ardhë rendi edhe Esterës, vajzës së Abihajilit, axhës së Mordekait, të cilën Mordekai e ka marrë nën kujdes si vajzë t'veten, me dalë para mbretit. Po ajo s'ka kërku kurgjo tjetër, përveç asaj që ia ka këshillu Hegai, eunuku i mbretit, që kujdesej për gratë. (Gjatë krejt asaj kohe, Estera e ka fitu simpatinë e secilit që e ka pa.)

16 Në vitin e shtatë t'mbretnimit t'mbretit Ahasver, në mujin e dhjetë, që quhet Tebet, Esterën e kanë çu në pallatin e tij.

17 Mbreti e ka dashtë Esterën ma shumë se krejt gratë tjera. Ajo e ka fitu simpatinë edhe pëlqimin e tij ma shumë se krejt vajzat tjera t'virgjëra. Për qata, aj ia ka vnu kurorën e mbretneshës n'kry edhe e ka bo mbretneshë në vend t'Vashtit.

18 Pastaj mbreti ka bo nji gosti t'madhe për nder t'Esterës, për krejt princat edhe shërbëtorët e tij. Ka shpallë edhe nji falje t'përgjithshme për krahinat edhe ka shpërnda dhurata me bujarni, qysh i ka hije nji mbreti.

19 Kur i kanë mbledhë vajzat e virgjëra për herë t'dytë, Mordekai u konë ulë te porta e mbretit.

20 Estera hala s'i ka tregu askujt për familjen e vet as për popullin e vet, qysh ia ka pasë bo t'qartë Mordekai. Ajo ka vazhdu me e ngu atë, njisoj si në kohën kur aj kujdesej për të.

21 Në atë kohë, kur Mordekai u konë ulë te porta e mbretit, Bigthani edhe Tereshi, dy zyrtarë t'pallatit që e ruanin derën e mbretit, jonë idhnu edhe kanë bo plan me e vra mbretin Ahasver.

22 Mordekai ka marrë vesh për këtë punë edhe menjëherë ia ka tregu mbretneshës Ester. Ajo pastaj ia ka tregu mbretit në emën t'Mordekait.

23 Mas nji hetimi, u vërtetu që kjo punë u konë e vërtetë, edhe të dy burrat i kanë varë në nji trung. Krejt kjo punë u shkru në librin e ngjarjeve t'mbretnisë, në prani t'mbretit.

{{Querverweise-Metadaten
{{Querverweise-Metadaten
| v1 = Est 1:1
| v1 = Est 1:1

Aktuelle Version vom 24. Oktober 2026, 20:28 Uhr