Zbulesa 7: Unterschied zwischen den Versionen

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen
Keine Bearbeitungszusammenfassung
(Update Quver. Off 7 1-17)
Zeile 38: Zeile 38:
<sup>16</sup> Ata nuk kanë me u untu ma, as etje nuk kanë me pasë, as dielli i nxehtë as zhegi i madh nuk kanë me ju ra ma përmi.
<sup>16</sup> Ata nuk kanë me u untu ma, as etje nuk kanë me pasë, as dielli i nxehtë as zhegi i madh nuk kanë me ju ra ma përmi.
<sup>17</sup> Se Qengji Krishti që osht mērri në fronin e tij ka me i kullotë edhe ka me i çu te burimet e ujit të jetës. Edhe Zoti ka me ja fshi çdo lot prej syve të tyne.“
<sup>17</sup> Se Qengji Krishti që osht mērri në fronin e tij ka me i kullotë edhe ka me i çu te burimet e ujit të jetës. Edhe Zoti ka me ja fshi çdo lot prej syve të tyne.“
{{Querverweise-Metadaten
| v3 = 2Ko 1:22; Eph 1:13; 4:30; Off 9:4
| v4 = Off 14:1, 3
| v4 = Rö 2:29; 9:6; Gal 6:16; Off 21:12
| v6 = 1Mo 41:51
| v9 = Jes 2:2; Off 15:4
| v9 = 3Mo 23:40; Joh 12:13
| v9 = Off 7:14
| v10 = Off 4:2, 3
| v10 = Apg 4:12; Off 5:6
| v11 = Off 4:4; 11:16
| v12 = Off 4:11
| v13 = Off 7:9
| v14 = Mat 24:21; Mar 13:19
| v14 = Joh 1:29; Heb 9:14; 1Jo 1:7; Off 1:5
| v15 = Off 4:2
| v15 = Ps 15:1; Off 21:3
| v16 = Ps 121:6; Jes 49:10
| v17 = Off 5:6
| v17 = Joh 10:11
| v17 = Off 22:1
| v17 = Jes 25:8; Off 21:4
}}

Version vom 26. November 2025, 15:14 Uhr


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 Masanej pashë katër melaqet tu nejt në katër qoshet e tokës. Ata i majshin katër ernat e tokës, që mos me fry asnji erë as mbi tokë, as mbi det, as mbi naj dru. 2 Edhe pashë nji melaqe tjetër tu ardh prej lindjes. Ai e kish vulën e Zotit të gjallë dhe i thirri me zo të fortë katër melaqet që ju ish dhon Zoti leje me i bo dom tokës edhe detit: 3 „Mos i boni dam as tokës, as detit, as drujve, deri sa ti ju vnoj vulën në ball shërbëtorve të Zotit tonë.“

4 Dhe e niva ose dëgjova numrin e atyne që u vulosen: ata ishin 144 000 veta.Ata ishin prej krejt fiseve të bijve të Izraelit:

5 Prej fisit të Judës dymbëdhjetë mijë të vulosun, prej fisit të Rubenit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Gadit dymbëdhjetë mijë,

6 prej fisit të Asherit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Naftalit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Manasit dymbëdhjetë mijë,

7 prej fisit të Simeonit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Levit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Isakarit dymbëdhjetë mijë,

8 prej fisit të Zebulonit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Jozefit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Benjaminës dymbëdhjetë mijë të vulosun.

9 Mas kësaj pashë nji kallabllak shumë të madh të njerzive që kurrkush nuk mujke me i numru. Ata ishin prej krejt kombeve, fiseve, popujve e gjuhëve të botës.Me rrema palme në dorë rrishin para fronit hava edhe para Qengjit Krishtit, veshun me tesha të gata e të bardha, 10 edhe pa nalë thirrshin me zo të fortë: „Shpetimi osht prej Zotit ton që rrinë në fron dhe prej Qengjit Krishtit.“

11 Krejt melaqet rrishin rreth e rrotull fronit ose karigës, pleqve edhe katër qenjve të gjallë. Ata ranë me ftyrë përdhe para fronit edhe e adhurun Zotin, 12 tu thanë: „Amin! Lavdia, nderi, mençunia, falënderimi, nderimi, fuqia edhe forca i takojnë Zotit ton përgjithmonë jetë e mot ose përherë. Amin.“

13 Atëher njoni prej pleqve më veti: „Kta me tesha të bardha kush jon edhe prej kah kanë ardh?“ 14 Menjiherë i thashë: „Zotni, ti e din ma mirë.“ Ai më tha: „Kta jon ata që po dalin prej shtrëngimit ose mjerimit të madh. Ata i kanë la teshat e veta edhe i kanë bo të bardha në gjakun e Qengjit Krishtit. 15 Për qata ata rrijnë para fronit karrigës së Zotit dhe i shërbejnë atij ditë e natë në tempullin e tij. Edhe ai që rrinë në fron karrigë ka me e shtri çadrën e vet përmbi ta. 16 Ata nuk kanë me u untu ma, as etje nuk kanë me pasë, as dielli i nxehtë as zhegi i madh nuk kanë me ju ra ma përmi. 17 Se Qengji Krishti që osht mērri në fronin e tij ka me i kullotë edhe ka me i çu te burimet e ujit të jetës. Edhe Zoti ka me ja fshi çdo lot prej syve të tyne.“