Ezekiel 36: Unterschied zwischen den Versionen
K Leerzeichen eingefügt |
Keine Bearbeitungszusammenfassung |

| Zeile 2: | Zeile 2: | ||
| Status = Offen | | Status = Offen | ||
| Notiz =
Nach den Texten löschen. | | Notiz =
Nach den Texten löschen. | ||

1
| 1 „O bir i njeriut, profetizo për malet e Izraelit edhe thuaj: ‚O male të Izraelit, ngoni fjalët e Jehovait.

2

2 Kështu thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve: „Armiku u tall me ju edhe tha: ‚Haha! Bile edhe kodrat e moçme tash u bonën tonat!‘“‘

3

4
| 3 Për qata, profetizo edhe thuaj: ‚Kështu thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve: „Se ju kanë shkretu edhe ju kanë sulmu pi krejt anëve, që ata që kanë metë gjallë pi popujt tjerë me ju marrë për veti, edhe se vazhdimisht po flasin keq për ju edhe po ju shpifin,

5

4 për qata, o male të Izraelit, ngoni fjalët e Zotnisë Jehova, Sundimtarit të krejtve! Kështu thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve, për malet edhe kodrat, për përrojet edhe luginat, për rrnojat e braktisuna edhe qytetet ku s'jeton kërkush, që jonë plaçkitë edhe jonë përqeshë pi ata që kanë metë gjallë pi popujt përreth:

6

5 Kështu ju thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve: ‚Me zemërim të madh kom me folë kundër atyne që kanë metë gjallë pi popujt tjerë, edhe kundër krejt Edomit. Ata e kanë marrë vendin tem për veti me gëzim të madh edhe me përbuzje të thellë, që me i marrë kullosat e tij edhe me e plaçkitë.‘“‘

7

8
| 6 Për qata, profetizo për vendin e Izraelit edhe thuaju maleve e kodrave, përrojeve e luginave: ‚Kështu thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve: „Unë kom me folë me zemërim të madh, se ju asht dashtë me duru poshtnimin pi popujt tjerë.“‘

9

10
| 7 Për qata, kështu thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve: ‚Unë vet po e çoj dorën edhe po betohem që popujt përreth kanë me e duru maren e vet.

11

12
| 8 Po ju, o male të Izraelit, keni me qitë degë të reja edhe keni me dhanë fryte për popullin tem, Izraelin, se aj ka me u kthy shpejt.

13
| 9 Se unë jom me ju edhe kom me u kujdesë për ju. Toka juaj ka me u punu edhe n' të kanë me u mbjellë fara.

14

15
| 10 Unë kom me bo që shumë njerz me jetu mbi ju, krejt shpia e Izraelit, po, krejt ata. Qytetet kanë me u mbushë prapë me banorë, edhe rrnojat kanë me u ndërtu pi fillimit.

16
| 11 Po, unë kom me bo që njerzit edhe bagëtia me u shumzu mbi ju. Kanë me pasë fryte edhe kanë me u shumzu. Kom me bo që ju me pasë banorë qysh keni pasë dikur, edhe kom me ju dhanë ma shumë begati se ma herët. Edhe ju keni me e kuptu që unë jom Jehova.

17

18
| 12 Unë kom me bo që njerzit, populli jem Izrael, me jetu mbi ju, edhe ata kanë me ju marrë për veti. Ju keni me u bo trashëgimia e tyne edhe kurrë ma s'keni me i lonë pa fëmijë.‘“

19

20
| 13 „Kështu thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve: ‚Se për ju po thonë: „Ti je nji vend që i përpin njerzit edhe ua merr fëmijët popujve të vet“‘,

21

14 ‚për qata, ti s'ke me i përpi ma njerzit edhe s'ke me ua marrë ma fëmijët popujve të tu‘, thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve.

22

23
| 15 ‚Unë s'kom me ju lonë ma me i duru fymjet e popujve tjerë, as përqeshjet e njerzve, edhe ju s'keni me bo ma që popujt tuaj me ra‘, thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve.“

24

25
| 16 Prapë më erdh nji mesazh pi Jehovait. Thojke kështu:

26

27
| 17 „O bir i njeriut, kur izraelitët jetojshin n'vendin e vet, e kanë flliqë atë vend me mënyrën qysh jetojshin edhe me punët që i bojshin. Rrugët e tyne për mu ishin si papastërtia e nji grueje kur i ka të përmuajshmet.

28

18 Për qata, unë e kom derdh zemërimin tem mbi ta, për shkak të gjakut që e kanë derdhë n'atë vend edhe se e kanë flliqë vendin me idhujt e tyne të neveritshëm.

29

30
| 19 I kom shpërnda mes popujve edhe nëpër vende të ndryshme. I kom gjyku ashtu qysh e kanë meritu për mënyrën qysh kanë jetu edhe për punët që i kanë bo.

31

32
| 20 Po kur ata kanë shku te ata popuj, emni jem i shenjtë u përly, se njerzit thojshin për ta: ‚Këta jonë populli i Jehovait, po ju ka dashtë me u largu pi vendit të tij.‘

33
| 21 Unë kom me kallxu që emni jem i shenjtë ka rëndësi për mu, emni që izraelitët e kanë përly mes popujve ku kanë shku.“

34

35
| 22 „Për qata, thuaji shpisë së Izraelit: ‚Kështu thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve: „Unë s'po veproj për hatrin tuaj, o izraelitë, po për hatër të emnit tem të shenjtë, që ju e keni përly mes popujve ku keni shku.“‘

36

23 ‚Unë kom me e shenjtëru pa tjetër emnin tem të madh, që u përly mes popujve, emnin që ju e keni përly mes tyne. Edhe popujt kanë me e kuptu që unë jom Jehova‘, thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve, ‚kur unë kom me u shenjtëru mes juve para syve të tyne.

37

38
| 24 Unë kom me ju nxjerr pi mesi i popujve, kom me ju mbledhë pi krejt vendet edhe kom me ju çu prapë n'vendin tuaj.

25 Kom me ju stërpikë me ujë të pastër edhe ju keni me u bo të pastër. Kom me ju pastru pi krejt papastërtitë tuaja edhe pi krejt idhujt tuaj të neveritshëm.

26 Unë kom me ju dhanë nji zemër të re edhe kom me e vnu nji frymë të re mrena juve. Zemrën e gurit kom me jua hjekë pi trupit edhe kom me ju dhanë nji zemër pi mishi.

27 Kom me e vnu frymën teme mrena juve edhe kom me bo që ju me i zbatu rregullat e mia. Ju keni me i respektu vendimet e mia të drejta edhe keni me vepru sipas tyne.

28 Atëherë keni me jetu n'vendin që ua kom dhanë të parëve tuaj. Ju keni me konë populli jem, e unë kom me konë Zoti juaj.‘

29 ‚Unë kom me ju çliru pi krejt papastërtitë tuaja edhe kom me urdhnu që drithi me u rritë me bollëk. S'kom me ju sjellë uri.

30 Kom me bo që pemët edhe fushat me dhanë shumë fryte, që ju mos me e duru ma kurrë maren e urisë mes popujve tjerë.

31 Atëherë ju keni me i kujtu rrugët tuaja të këqija edhe punët që i keni bo e që s'jonë konë të mira. Edhe vetes keni me i ardhë neveri për shkak të fajit tuaj edhe punëve tuaja të neveritshme.

32 Po nji sen duhet me e ditë: Unë s'po e boj këtë për hatrin tuaj‘, thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve. ‚Përkundrazi, duhet me ju ardhë marre edhe me u ndi të poshtnum për shkak të punëve që i keni bo, o popull i Izraelit.‘

33 Kështu thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve: ‚Atë ditë kur kom me ju pastru pi krejt fajet tuaja, kom me bo që qytetet me u mbushë prapë me banorë edhe rrnojat me u ndërtu pi fillimit.

34 Toka e braktisun, që rrike shkret edhe që secili që kalonte atypari mujke me e pa, ka me u punu prapë.

35 Edhe njerzit kanë me thanë: „Kjo tokë që u konë e braktisun, tash u bo si kopshti i Edenit. Edhe qytetet që ishin rrnoja, që ishin shkretu edhe rrënu, tash jonë të fortifikume edhe plot me banorë.“

36 Edhe popujt që kanë metë gjallë përreth juve kanë me e kuptu që unë vet, Jehovai, i kom ndërtu ato që ishin rrënu edhe i kom mbjellë ato vende që ishin shkretu. Unë vet, Jehovai, kom folë edhe e kom bo.‘

37 Kështu thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve: ‚Unë kom me i lonë izraelitët me m'u lutë edhe për këtë sen: që me i bo me u shumzu si nji kope delesh.

38 Si kopeja e të shenjtëve, si kopeja e deleve të Jerusalemit gjatë festave atje, qashtu edhe qytetet që ishin rrnoja kanë me u mbushë plot me njerz. Edhe ata kanë me e kuptu që unë jom Jehova.‘“

{{Querverweise-Metadaten | {{Querverweise-Metadaten | ||
| v2 = Jer 49:1; Hes 35:10 | | v2 = Jer 49:1; Hes 35:10 | ||
Aktuelle Version vom 24. Oktober 2026, 21:22 Uhr
1 „O bir i njeriut, profetizo për malet e Izraelit edhe thuaj: ‚O male të Izraelit, ngoni fjalët e Jehovait.
2 Kështu thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve: „Armiku u tall me ju edhe tha: ‚Haha! Bile edhe kodrat e moçme tash u bonën tonat!‘“‘
3 Për qata, profetizo edhe thuaj: ‚Kështu thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve: „Se ju kanë shkretu edhe ju kanë sulmu pi krejt anëve, që ata që kanë metë gjallë pi popujt tjerë me ju marrë për veti, edhe se vazhdimisht po flasin keq për ju edhe po ju shpifin,
4 për qata, o male të Izraelit, ngoni fjalët e Zotnisë Jehova, Sundimtarit të krejtve! Kështu thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve, për malet edhe kodrat, për përrojet edhe luginat, për rrnojat e braktisuna edhe qytetet ku s'jeton kërkush, që jonë plaçkitë edhe jonë përqeshë pi ata që kanë metë gjallë pi popujt përreth:
5 Kështu ju thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve: ‚Me zemërim të madh kom me folë kundër atyne që kanë metë gjallë pi popujt tjerë, edhe kundër krejt Edomit. Ata e kanë marrë vendin tem për veti me gëzim të madh edhe me përbuzje të thellë, që me i marrë kullosat e tij edhe me e plaçkitë.‘“‘
6 Për qata, profetizo për vendin e Izraelit edhe thuaju maleve e kodrave, përrojeve e luginave: ‚Kështu thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve: „Unë kom me folë me zemërim të madh, se ju asht dashtë me duru poshtnimin pi popujt tjerë.“‘
7 Për qata, kështu thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve: ‚Unë vet po e çoj dorën edhe po betohem që popujt përreth kanë me e duru maren e vet.
8 Po ju, o male të Izraelit, keni me qitë degë të reja edhe keni me dhanë fryte për popullin tem, Izraelin, se aj ka me u kthy shpejt.
9 Se unë jom me ju edhe kom me u kujdesë për ju. Toka juaj ka me u punu edhe n' të kanë me u mbjellë fara.
10 Unë kom me bo që shumë njerz me jetu mbi ju, krejt shpia e Izraelit, po, krejt ata. Qytetet kanë me u mbushë prapë me banorë, edhe rrnojat kanë me u ndërtu pi fillimit.
11 Po, unë kom me bo që njerzit edhe bagëtia me u shumzu mbi ju. Kanë me pasë fryte edhe kanë me u shumzu. Kom me bo që ju me pasë banorë qysh keni pasë dikur, edhe kom me ju dhanë ma shumë begati se ma herët. Edhe ju keni me e kuptu që unë jom Jehova.
12 Unë kom me bo që njerzit, populli jem Izrael, me jetu mbi ju, edhe ata kanë me ju marrë për veti. Ju keni me u bo trashëgimia e tyne edhe kurrë ma s'keni me i lonë pa fëmijë.‘“
13 „Kështu thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve: ‚Se për ju po thonë: „Ti je nji vend që i përpin njerzit edhe ua merr fëmijët popujve të vet“‘,
14 ‚për qata, ti s'ke me i përpi ma njerzit edhe s'ke me ua marrë ma fëmijët popujve të tu‘, thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve.
15 ‚Unë s'kom me ju lonë ma me i duru fymjet e popujve tjerë, as përqeshjet e njerzve, edhe ju s'keni me bo ma që popujt tuaj me ra‘, thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve.“
16 Prapë më erdh nji mesazh pi Jehovait. Thojke kështu:
17 „O bir i njeriut, kur izraelitët jetojshin n'vendin e vet, e kanë flliqë atë vend me mënyrën qysh jetojshin edhe me punët që i bojshin. Rrugët e tyne për mu ishin si papastërtia e nji grueje kur i ka të përmuajshmet.
18 Për qata, unë e kom derdh zemërimin tem mbi ta, për shkak të gjakut që e kanë derdhë n'atë vend edhe se e kanë flliqë vendin me idhujt e tyne të neveritshëm.
19 I kom shpërnda mes popujve edhe nëpër vende të ndryshme. I kom gjyku ashtu qysh e kanë meritu për mënyrën qysh kanë jetu edhe për punët që i kanë bo.
20 Po kur ata kanë shku te ata popuj, emni jem i shenjtë u përly, se njerzit thojshin për ta: ‚Këta jonë populli i Jehovait, po ju ka dashtë me u largu pi vendit të tij.‘
21 Unë kom me kallxu që emni jem i shenjtë ka rëndësi për mu, emni që izraelitët e kanë përly mes popujve ku kanë shku.“
22 „Për qata, thuaji shpisë së Izraelit: ‚Kështu thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve: „Unë s'po veproj për hatrin tuaj, o izraelitë, po për hatër të emnit tem të shenjtë, që ju e keni përly mes popujve ku keni shku.“‘
23 ‚Unë kom me e shenjtëru pa tjetër emnin tem të madh, që u përly mes popujve, emnin që ju e keni përly mes tyne. Edhe popujt kanë me e kuptu që unë jom Jehova‘, thotë Zotnia Jehova, Sundimtari i krejtve, ‚kur unë kom me u shenjtëru mes juve para syve të tyne.
24 Unë kom me ju nxjerr pi mesi i popujve, kom me ju mbledhë pi krejt vendet edhe kom me ju çu prapë n'vendin tuaj.