Libri i parë i Musës 7: Unterschied zwischen den Versionen
Keine Bearbeitungszusammenfassung |
K BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Zanafilla 7 nach Libri i parë i Musës 7, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name |
(kein Unterschied)
| |
Aktuelle Version vom 25. Oktober 2026, 08:39 Uhr
1 Masanej Jehovai i ka thanë Noas: „Hyn në arkë bashkë me krejt familjen tane, se pi krejt njerzve të kësaj gjenerate, ty po të shoh si njeri të drejtë.
2 Merr me veti pi çdo lloji të kafshëve të pastra nga shtatë, mashkullin edhe femnën e tij, e pi kafshëve të papastra veç nga dy, mashkullin edhe femnën e tij.
3 Merr edhe pi kafshëve që fluturojnë në qiell nga shtatë, mashkuj edhe femna, që me mbetë gjallë edhe pasardhësit e tyne me u përhapë gjithkah nëpër tokë.
4 Se edhe veç 7 ditë kanë metë, e masanej kam me lshu shi përmi tokë 40 ditë edhe 40 net. Kam me i zhduk pi faqes së tokës krejt gjallesat që i kom kriju.“
5 Noa ka bo krejt qka i ka urdhnu Jehovai.
6 Noa i ka pas 600 vjet kur toka u përmbyt me ujë.
7 Para se me ardh përmbytja, Noa ka hy në arkë bashkë me djemtë e vet, grun e vet edhe gratë e djemve të vet.
8 Kafshët e pastra edhe të papastra, kafshët që fluturojnë edhe kafshët që lëvizin nëpër tokë,
9 kanë hy te Noa në arkë dy nga dy, mashkull edhe femën, qysh ia kish urdhnu Zoti Noas.
10 Edhe mas 7 ditëve, toka u përmbyt me ujë.
11 Në vitin e 600-të të jetës së Noas, ditën e 17-të të muajit të dytë, bash qat ditë kanë shpërthy krejt burimet e ujërave të mëdhaja e të thella, edhe janë çelë portat e qiellit.
12 Shiu ka ra rrëke përmi tokë 40 ditë edhe 40 net.
13 Bash qat ditë Noa ka hy në arkë bashkë me djemtë e vet, Semin, Hamin edhe Jafetin, me grun e vet edhe me tri gratë e djemve të vet.
14 Bashkë me ta kanë hy edhe kafshët e egra të çdo lloji, kafshët e shpisë të çdo lloji, krejt kafshët që zvarriten nëpër tokë simas llojit të vet, edhe zogjtë e krejt kafshët tjera me krahë, simas llojit të vet.
15 Ato kanë hy te Noa në arkë, nga dy pi çdo lloji të kafshëve që kanë frymë jete.
16 Qeshtu kanë hy mrena, mashkull edhe femën pi çdo lloji të kafshëve, qysh ia kish urdhnu Zoti Noas. Masanej Jehovai ia ka mbyllë derën mas tij.
17 Përmbytja ka vazhdu 40 ditë përmi tokë, edhe uji veç ka hypë gjithnji e ma shumë. Arka u çu përpjetë edhe ka nisë me lundru nalt përmi tokë.
18 Uji veç ka hypë e ka hypë, edhe krejt toka u mbulu me ujë, po arka ka lundru përmi sipërfaqen e ujit.
19 Uji u shtua aq shumë përmi tokë, sa i ka mbulu krejt malet e nalta që jonë nën qiell.
20 Në fund, uji ka hypë 15 kutë përmi malet.
21 Krejt gjallesat në tokë kanë dekë: kafshët që fluturojnë, kafshët e shpisë, kafshët e egra, krejt gjallesat e vogla edhe krejt njerzit.
22 Krejt qka ka jetu edhe ka marrë frymë në tokë të thatë, ka dekë.
23 Qeshtu Zoti i ka zhduk pi faqes së tokës krejt gjallesat, njerzit edhe kafshët, bashkë me kafshët që zvarriten në tokë edhe kafshët që fluturojnë në qiell. Krejt u zhdukën pi tokës. Veç Noa edhe ata që u konë me të në arkë kanë mbetë gjallë.
24 Toka ka nejt e përmbytun me ujë 150 ditë.