Josiu 17: Unterschied zwischen den Versionen

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen
BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
Keine Bearbeitungszusammenfassung
BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
K BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Joshua 17 nach Josiu 17, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name
 
(kein Unterschied)

Aktuelle Version vom 25. Oktober 2026, 09:12 Uhr


1 Pastaj shorti i ka ra fisit të Manases, se aj u konë djali i parë i Jozefit. Meqë Makiri, djali i parë i Manases edhe baba i Gileadit, u konë luftëtar, aj e ka marrë Gileadin edhe Bashanin.

2 Shorti ju ka ra edhe pasardhësve tjerë të Manases, simbas familjeve të tyne: djemve të Abiezerit, djemve të Helekut, djemve të Asrielit, djemve të Sikemit, djemve të Heferit edhe djemve të Shemidës. Këta u konë pasardhësit meshkuj të Manases, djalit të Jozefit, simbas familjeve të tyne.

3 Po Zelofhadi (djali i Heferit, djalit të Gileadit, djalit të Makirit, djalit të Manases) s’ka pasë djem, po veç vajza. Emnat e tyne u konë Mahla, Noa, Hogla, Milka edhe Tirza.

4 Ato kanë shku para priftit Eleazar, para Jozuës, djalit të Nunit, edhe para krerëve, e ju kanë thanë: “Jehovai e ka urdhnu Moisiun me na dhanë edhe neve trashëgimi në mesin e vllaznive tanë.” Kështu, simbas urdhrit të Jehovait, ato kanë marrë trashëgimi në mesin e vllaznive të babës së tyne.

5 Përveç tokës së Gileadit edhe Bashanit në anën tjetër të Jordanit, Manases i kanë ra edhe dhjetë hise tjera,

6 se edhe vajzat e Manases kanë marrë trashëgimi bashkë me djemtë e tij. E toka e Gileadit ju ka taku pasardhësve tjerë të Manases.

7 Kufini i Manases ka shku pi Asheri deri në Mikmetat, përballë Sikemit. Pi aty kufini ka vazhdu drejt jugut, deri te toka e banorëve të En-Tapuahut.

8 Manase e ka marrë tokën e Tapuahut, po qyteti Tapuah, që u konë te kufini i Manases, ju ka taku pasardhësve të Efraimit.

9 Kufini ka zhdrypë deri te përroi i Kanës, në anën jugore të përroit. Disa qytete të Efraimit u konë në mesin e qyteteve të Manases. Kufini i Manases ka vazhdu në anën veriore të përroit edhe ka përfundu te deti.

10 Toka në jug i ka taku Efraimit, e ajo në veri Manases, me detin si kufi të tij. Në veri, toka e Manases e ka pasë kufinin me Asherin, e në lindje me Isaharin.

11 Në tokat e Isaharit edhe Asherit, Manase i ka marrë edhe këto qytete bashkë me banorët e tyne edhe vendbanimet që ju takojshin: Beth-Sheanin, Jibleamin, Dorin, En-Dorin, Taanakun edhe Megidon. Atij i kanë taku edhe tri krahina me kodra.

12 Po pasardhësit e Manases s’kanë mujtë me i marrë këto qytete, se kananitët u konë të vendosun me mbetë në atë tokë.

13 Kur izraelitët janë ba ma të fortë, i kanë detyru kananitët me punu me zor për ta, në vend që me i përzanë krejt.

14 Pasardhësit e Jozefit i kanë thanë Jozuës: “Pse na ke dhanë veç nji short edhe nji hise si trashëgimi? Na jemi popull i madh me shumë njerëz, se Jehovai na ka beku deri sot.”

15 Jozua ju ka thanë: “Nëse jeni kaq shumë njerëz, atëherë shkoni në pyll edhe pastroni nji copë toke për veti në vendin e perizitëve edhe refaimëve, se në malet e Efraimit s’keni vend boll.”

16 Pasardhësit e Jozefit i kanë thanë: “Vendi malor s’na del boll, e krejt kananitët që jetojnë në luginë kanë qerre lufte me teha hekuri, si ata në Beth-Shean edhe në vendbanimet që i takojnë atij, ashtu edhe ata në luginën e Jezreelit.”

17 Atëherë Jozua ju ka thanë pasardhësve të Jozefit, Efraimit edhe Manases: “Ju jeni shumë njerëz edhe jeni shumë të fortë. Për qata s’keni me marrë veç nji hise me short,

18 po keni me marrë edhe vendin malor. Edhe pse asht i mbushun me pyll, ju mundeni me i pre drujt, edhe aty ka me qenë kufini i tokës juej. Se ju keni me i përzanë kananitët, edhe pse jonë të fortë edhe kanë qerre lufte me teha hekuri.”