Kangë t'shejta 55: Unterschied zwischen den Versionen

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen
BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
Keine Bearbeitungszusammenfassung
BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
K BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Psalmi 55 nach Kangë t'shejta 55, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name
 
(kein Unterschied)

Aktuelle Version vom 25. Oktober 2026, 09:41 Uhr


1 Nigoje lutjen teme, o Zot, mos e anashkalo
lutjen teme kur po të lyp dhimt.

2 M'ngom edhe m'kthe përgjigje. Meraku
s'po më len rahat,
edhe jom shumë i tronditun

3 për shkak të fjalëve të anmikut edhe
se i keqi po më shtyp. Se ata
po m'i sjellin krejt të këqijat mbi
kry, edhe me inat po më sulmojnë.

4 Zemra po më dhem fort përmrena, edhe
tmerri i dekës më ka ra përmi.

5 M'ka kapë frika e dridhja,
edhe jom rrënqethë krejt.

6 Gjith po thom: «Ah, sikur t'i kisha krahët si nji
pëllumb! Kisha fluturu larg edhe kisha jetu i sigurt.

7 Po, kisha ik shumë larg. Në
shkretinë e kisha kalu natën. Sela

8 Kisha nxitu me shku në nji ven të
sigurt, larg erës së tërbueme e larg stuhisë.»

9 O Jehova, përziji të këqijtë edhe prishjau planet,
se kom pa dhunë e grindje në qytet.

10 Ata sillen nëpër muret e qytetit ditë e natë.
Qyteti asht plot me ligësi e trazina.

11 Mrena tij ka veç të këqija.
Shtypja edhe mashtrimi s'largohen kurrë pi sheshit të tij.

12 Se s'asht nji anmik aj që po më përqesh, se
përndryshe kisha mujt me e duru. S'asht nji që
më urren e që po m'shitet i madh para meje,
se përndryshe kisha mujt me u mshef pi tij.

13 Po je ti, nji njeri si unë, miku
jem i ngushtë, që e njoh shumë mirë.

14 Na kemi pasë nji shoqni shumë të ngushtë.
Bashkë me turmën kemi shku te shpija e Zotit.

15 Le t'i gjejë shkatërrimi! Le të
zhdrypin gjallë në vorr, se e keqja
asht mes tyne edhe mrena tyne.

16 Po unë kom me e thirr Zotin
për ndihmë, edhe Jehova ka me m'shpëtu.

17 Në mramje, në mëngjes e në mesditë jom i trazuem
e po rënkoj, edhe aj po ma nin zanin.

18 Aj ka me m'çliru pi atyne që po luftojnë kundër meje edhe
ka me m'dhon paqe, se turma të tana po më dalin kundër.

19 Zoti ka me i ni edhe ka me ju
dhanë përgjigje, aj që rrin në fron qysh pi
kohëve shumë të lashta. Sela Ata s'kanë me
dasht me u ndrru, se s'kanë tutë pi Zotit.

20 Aj i ka sulmu ata që kanë jetu në paqe me të.
E ka thy besëlidhjen e vet.

21 Fjalët e tij jonë ma të buta se
gjalpi, po zemra e tij veç për sherr asht.
Fjalët e tij jonë ma të buta se
vaji, po ato jonë si shpata të nxjerruna.

22 Hidhe barrën tande te Jehova, edhe aj
ka me t'mbajtë. Kurrë s'ka me
e lonë njerin e drejtë me ra.

23 Po ti, o Zot, ke me i gjujt në gropën ma të thellë.
Ata burra që kanë derdhë gjak e kanë mashtru s'kanë me e jetu as gjysmën e ditëve të veta.
Po unë kom me pasë besim te ti.