Kangë t'shejta 143: Unterschied zwischen den Versionen

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen
BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
Keine Bearbeitungszusammenfassung
BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
K BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Psalmi 143 nach Kangë t'shejta 143, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name
 
(kein Unterschied)

Aktuelle Version vom 25. Oktober 2026, 09:52 Uhr


1 O Jehova, ngjoje lutjen tem.
Ngjoje thirrjen tem për ndihmë.
Përgjigjmu me besnikninë tane e me drejtësinë tane.

2 Mos e qit shërbëtorin tand para gjyqit, se kërkush që
asht gjallë s'munet me dalë i drejtë para teje.

3 Armiku po m'ndjek.
Ma ka shkelë jetën për tokë.
M'ka lanë me jetu n'errësinë, si ata që kanë dekë moti.

4 Fuqia po m'len.
Zemra m'ka mbetë e mpime përbrenda.

5 Po i kujtoj kohët e kalume.
Po mendoj thellë për krejt qka ke bo.
Me shumë qejf po i studioj punët e durve tua.

6 Kah ti po i çoj durt e mia. Jom si
toka e terun, që ka etje për ty. Sela

7 Shpejt, përgjigjmu, o Jehova! M'ka sosë
fuqia. Mos ma mshef ftyrën tane,
se përndryshe kam me u
bo si ata që zhdrypin n'vorr.

8 N'mëngjes, le t'ni për dashninë tane
besnike, se te ti kom besim.
Ma trego rrugën kah duhet
me shku, se ty po t'drejtohna.

9 M'shpëto pi armiqve t'mi, o Jehova.
Te ti po lypi mbrojtje.

10 M'mso me e bo vullnetin tand,
se ti je Zoti jem.
Shpirti yt asht i mirë. Le
t'më prijë në tokë t'rrafshët.

11 Për hatër t'emnit tand, o Jehova, m'ruj gjallë.
Me drejtësinë tane m'nxirr pi hallit.

12 Me dashninë tane besnike, jepu fund armiqve
t'mi. Shkatërroji krejt ata që ma
bojnë jetën t'vështirë, se jom shërbëtori yt.