Kanga ma e bukur 8: Unterschied zwischen den Versionen

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen
BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
Keine Bearbeitungszusammenfassung
BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
K BiblaPopulloreBot1337 verschob die Seite Kantiku i Kantikëve 8 nach Kanga ma e bukur 8, ohne dabei eine Weiterleitung anzulegen: falscher Name
 
(kein Unterschied)

Aktuelle Version vom 25. Oktober 2026, 11:09 Uhr


1 „Ah, sikur t’ishe nji vlla i jem,
që ka pi gji te nana jem! Atëherë,
po të kisha gjetë jashtë, të kisha
puthë, e kurrkush s’kish me më përbuzë.

2 Unë kisha me të marrë me veti,
e me të çu në shpinë e nanës
teme, që më ka mësu shumë sene.
Kisha me të dhanë me pi venë me
erëza, edhe lang të freskët të shegave.

3 Dora e tij e majtë kish me konë nën kry tem,
e me dorën e djathtë aj kish me më përqafu.

4 Ju vnoj në be, o vajza të Jerusalemit:
Mos provoni me e zgju a me e ngacmu dashninë mrena meje, derisa ajo vetë s’asht gati.“

5 „Kush asht kjo që po hyp pi shkretinës,
e mbështetun te i dashuni i vet?“ „Nën drunin
e mollës të kom zgju. Aty nana jote
ka pasë dhimtë e lindjes për ty. Ajo që
të ka lindë ka pasë dhimtë e lindjes.

6 Më vno si nji vulë mbi zemrën tane, si
nji vulë mbi krahun tand, se dashnia asht e
fortë sa vdekja, e besniknia veç ndaj njanit asht
aq e palëkundshme sa vorri. Flakët e saj jonë
si nji zjarm që flakëron, si flaka e Jahut.

7 As ujërat e mëdhaja s’mujnë me e fikë dashninë,
as lumenjtë s’mujnë me e marrë me veti. Edhe nëse
nji burrë e jep krejt pasuninë e shpisë së
vet për dashni, njerzt kishin me e përbuzë fort.“

8 „Na e kemi nji motër të
vogël, që s’ka gjinj. Qka kemi me
bo për motrën tonë ditën kur
vijnë me e kërku për nuse?“

9 „Nëse ajo asht si nji mur, na kemi
me ia ndërtu përmi nji pjesë të naltë pi
argjendit. Po nëse asht si nji derë, na
kemi me e mbyllë me nji dërrasë kedri.“

10 „Unë jom si nji mur, e gjinjtë
e mi jonë si kulla. Për
qata, në sytë e tij jom bo
si dikush që ka gjetë paqe.

11 Salomoni e ka pasë nji vneshtë në Baal-Hamon.
Aj ua ka lanë vneshtën disa njerzve me e rujtë.
Secili i ka dhanë 1 000 monedha argjendi për prodhimin e saj.

12 Unë e kom nji vneshtë veç për veti. 1
000 monedhat e argjendit jonë tuat, o Salomon,
e 200 jonë për ata që kujdesen për frytin.“

13 „O ti që jeton nëpër kopshte,
shokët po presin me ta ni zanin.
Lëm edhe mu me ta ni.“

14 „Shpejto, i dashuni jem, bohu
i shpejtë si nji gazelë,
a si nji kaproll i
ri, në malet me erëza.“