Mateu 23: Unterschied zwischen den Versionen
(Mateu 23) |
K (Textstatus) |
||
| Zeile 1: | Zeile 1: | ||
{{Textstatus | |||
| Status = Fertig | |||
| Notiz = | |||
}} | |||
<sup>1</sup> Tani Jezusi i tha kallablakit të njerzve edhe nxonsave të vet: | <sup>1</sup> Tani Jezusi i tha kallablakit të njerzve edhe nxonsave të vet: | ||
<sup>2</sup> "Kta Skribët e farisenjtë, [msusat të nalt], jonë ulë në venin e Musës. | <sup>2</sup> "Kta Skribët e farisenjtë, [msusat të nalt], jonë ulë në venin e Musës. | ||
Version vom 2. Dezember 2025, 22:08 Uhr
1 Tani Jezusi i tha kallablakit të njerzve edhe nxonsave të vet:
2 "Kta Skribët e farisenjtë, [msusat të nalt], jonë ulë në venin e Musës.
3 Ngoni çka po ju thojnë, e boni qashtu. Veç mos u sillni si ata, se vetë nuk bojnë qysh po folin.
4 Ata ja lidhin senet e rona edhe ja qesin njerzve përmi shpinë, po vetë nuk dojnë me levrit as me nji gisht.
5 Çka do punë, që e bojnë, e bojnë veç mu pa prej tjerve. Përqata i bojnë tepër të mdhaja hajmalitë me shkrime të shenjta edhe skejet e teshave i zgatin me kast.
6 Kanë qef me nejt në venin ma t'mirë në darkë, edhe mu ul në venet e para nepër kuvendet e besimtarve.
7 Ju pëlqejnë kur dikush i përshendet me respekt në pazar edhe i thirr: ‘Msus’.
8 Po ju, mos lypni me ju thirr "msus", se veç njo osht Msusi i juv - e ju krejt jeni vllazni mes veti.
9 E mos i thirrni kërkon ktu në tokë "Bab", se veç njo osht Baba i juv - ai, që osht në Havâ.
10 As mos lypni me ju thirr “drejtues”, se veç njo osht Drejtuesi i juv – e ai osht Krishti.
11 Ma i madhi prej juve duhet mi bo hysmet tjerve.
12 Se kush e bon vetën nalt, ka mu bo i vogël, e kush e bon vetën të vogël, ka mu rrit nalt.
13 Haj medet për juve, ju skriba dhe farisenj, [ju msusat e nalt]. Ju jeni me dy ftyra, se ju po ja mshelni njerzve rrugën për me hy në Mbretninë e Havajës! As vet nuk po hyni, e as ata, që dojnë me shku kah ajo rrugë, nuk i leni me hy.
14 -/-
15 Haj medet për juve, ju msusa të nalt! Ju dyftyrash! Se po shkoni në skajë të botës, kah toka e kah deti, veç me gjet nji njeri për me bo si ju. E kur e boni për veti me besu, e keni bo at njerin dy herë ma keq si ju, që ai me shku para juve drejt në xhenem [Gehenë].
16 Haj medet për ju, ju drejtues që s'po shihni kurgjo! Ju po thuni: 'Nuk ka gajle kur dikush bon be për Shpijën e Zotit, por nëse bon be për dukatin e Shpijës së Zotit, duhet me majt fjalën pa çare.'
17 Marre ju koft, o qorra! Çka osht ma e ron, dukati apo Shpija e Zotit, që e bon dukatin e shenjtë?
18 Edhe po thoni: 'Nëse dikush bon be për tavolinën e shenjtë ku osht kurbani, s'ka gajle, por nëse e jep besën për kurbanin që osht përmi tavolinë, duhet me majt fjalën pa çare.'
19 Ju, o qorra! Çka osht ma e ron: kurbani, apo tavolina e shenjtë që e bon kurbanin e shenjtë?
20 Kush bon be për tavolinën e shenjtë, e jep besën për krejt senet që janë përmi tâ.
21 Edhe kush bon be për Shpijën e Zotit, bon be jo vetem për shpijën, por edhe për Atâ që banon aty.
22 Edhe kush bon be për Havajën, bon be për venin e Zotit e për Atâ që rrin aty.
23 Haj medet për ju, o msusa të nalt! Ju dyftyrash! Se po jepni të dhjetën prej [sheqërit, biberit edhe krypës], po ato senet çka janë ma t'rona në ligjin e Musës – drejtësija, me pasë dhimt për tjert edhe mu konë besnik – krejt i keni lon skejt. Qeta jonë konë kryesore mi bo, edhe ata senet tjera mos mi lon.
24 O ju drejtuesë, që nuk po shihni! Ju pe sitni me kullus mickojën, por e përpini devën.
25 Haj medet ju msusa të nalt me dy ftyra! Ju e lâni përjashta gotën edhe enën, por mrena jeni plot me lakmi edhe s'muni mu ngi.
26 O msus i nalt, që nuk po sheh! Lâje ma s'pari gotën edhe enën prej mrena, e tani edhe jasht kanë mu pastru vet.
27 Haj medet për ju, o msusa të nalt! Ju dyftyrash! Ju i ngani vorrave të zbardhum me qyreq. Ata doken të bukura prej jashtit, por mrena janë plot me eshtna të vdekunve edhe çdo sen të flliqta.
28 Qeshtu jeni edhe ju: Prej jashtit dokeni të drejtë para njerzve, por mrena jeni plot të kqijë e me dy ftyra.
29 Haj medet për ju, o msusa të nalt e me dy ftyra, se i ndreqni vorrët e pejgamberëve dhe i zbukuroni përmendorët e atynve, që jonë konë të drejtë.
30 Edhe po thuni: 'Nëse kishim jetu në kohën e baballarve tonë, nuk kishim marrë pjesë me ta kur i kanë myt pejgamberët.'
31 Po me kto fjalt ju i thuni vetës se jeni djemt e atynve, që i kanë myt pejgamberët.
32 Hajt, pra, qoni deri në fund punën, që kanë nisë baballarët e juve.
33 Ju gjarpna, ju pjellë e gjarpnit! Qysh po menoni me ik prej gjykimit të Xhenemit [të Gehenës]?
34 Përqata, kom me ju çu pejgamberë, njerz të meqëm edhe msusa që dalin para njerzve. Disa prej tynve keni me i myt, edhe keni me i lidh për dras me i lon me dek. Do tjerë keni me i rreh me kamxhik nepër kuvendet e juve të faljes, edhe keni me i nguc e me i njek prej nji qyteti në tjetrin.
35 Kshtu ka me ju ra faji për krejt gjakun e njerzve të drejt, që u derdh përmi tokë - prej gjakut të Abelit të drejtë deri te gjaku i Zakarisë, djalit të Barakiahut, që ju vet e keni myt midis venit të shenjtë dhe ku bohet kurbani në Shpinë e Zotit.
36 Përnime po ju thom: Kjo gjeneratë ka mi pagu për krejt qata të zezat.
37 O Jerusalem, o Jerusalem! Ti i myt pejgamberët, edhe i vranë me gur ata, që Zoti t'i ka çu me ta kallxu fjalën! Sa herë kom pasë qef me i mledh thmit e tu bashkë, qysh pula i mledh zogjt e vet nër krah - po ju s'kini dasht!
38 Tash, shpia juve ka me met e shkretë e pa asnji njeri, dhe u osht lon në dor të juve.
39 Se po ju thom: Prej tashtit, nuk kini mem pa mo kurrë, deri kur kini mem thonë: 'I bekum koftë ai, që vjen në emnin e Zotit!'"