Zanafilla 1: Unterschied zwischen den Versionen

Eingefügt) |
(Absatznotiz gelöscht, Absätze OK) |

| Zeile 1: | Zeile 1: | ||
{{Textstatus | {{Textstatus | ||
| Status = Abnahme | | Status = Abnahme | ||

⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

| ⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

Aktuelle Version vom 9. Dezember 2025, 15:34 Uhr
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Në fillim Zoti e ka kriju qiellin ose havan dhe tokën.
2 Toka u kan e pa formume dhe e zbrazët ose e thate, terr ka pasë përmi ujin e thellë, edhe fuqia e Zotit ka livrit përmbi uje anena dhe knena.
3 Zoti tha: "Le të bohet dritë." Edhe u bo dritë.
4 Zoti e pa që drita u kan e mirë, edhe e ndajti dritën prej territ.
5 Zoti dritën e qujti Ditë, terrin e qujti Natë. U bo mramje dhe masanej u bo sabah: dita e parë.
6 Masanej Zoti tha: "Le të ketë nji shtresë mes ujnave, që me u nda ujnat prej ujnave."
7 Edhe Zoti e boni qat shtresë,dhe i ndau ujnat poshtë saj dhe prej ujnave përmi saj. Dhe qashtu u bo .
8 Zoti qat shtresë e qujti Hava. U bo mramje dhe masanej u bo sabah: dita e dytë.
9 Masanej Zoti tha: "Uji poshtë havas le ta mledhin ne nji ven, e le të dalë toka e thatë." Dhe qashtu u bo.
10 dhen e thatë Zoti i dha emrin Tokë, kurse ujin e mbledhun ja dha emrin Det. Edhe Zoti e pa se kjo u kan mirë.
11 Masanej Zoti tha: "Le të rritet prej toke, bimë që japin fara, edhe druj që bajn fruta me farë mrena, secili simas llojit te vet." Dhe qeshtu u bo.
12 Toka doli bari, bimë që japin fara simas llojit te vet, edhe druj që bajn fruta me farë mrena simas llojit te vet. Edhe Zoti e pa që kjo u kan e mirë.
13 U bo mramje masanej edhe u bo sabah: dita e tretë.
14 Masanej Zoti tha: "Në shtresën e havas le të dalin drita që me e nda ditën prej natës, per me kallxu kohët, ditët edhe vitet."
15 "Ato le të shëndrisin ose vizellojne në hava përmi tokë." Dhe qeshtu u bo.
16 Zoti i boni dy dritat e mëdhaja: dritën ma të madhe për me sundu ditën, edhe dritën ma të vogël për me sundu natën.Ai i boni edhe yjzit.
17 Zoti i vjerri në shtresën e havas që me shndritë ose vizellu përmi tokë,
18 me sundu urdhnu ditën edhe natën, edhe me e nda dritën prej territ. Edhe Zoti e pa se kjo u kan e mirë.
19 Kshtu u bo mramje edhe masanej u bo sabah: dita e katërt.
20 Masanej Zoti tha: "Në ujna le të burojn gjallesa te gjalla, edhe shpezët le të fluturojn përmi tokë, në shtresën e qiellit ose havas."
21 masanej Zoti i ka ba krijesat e mëdhaja të detit, edhe krejt gjallesat që lëvizin naper uje, me shumice, secila simas llojit te vet, edhe çdo shpez që fluturon simas llojit te vet. Edhe Zoti e pa që kjo u kan mirë.
22 Masanej Zoti i bekoi e ju tha: "Bani thfëmij, shumohuni edhe mbushni ujnat e detit. Dhe krijesat qe fluturojn shpezët le të shumohen në tokë."
23 Kshtu u bo mramje edhe masanej u bo sabah: dita e pestë.
24 Masanen Zoti tha: "Toka le të nxjerr gjallesa simas llojit te vet: kafshët e buta te shpijës, gjallesat që livritin naper toke edhe shtazët e egra të tokës, secila simas llojit te vet." Dhe qeshtu u bo.
25 Zoti i boni shtazët e egra të tokës simas llojit te vet, kafshët e shpijës sipas llojit te vet, edhe krejt gjallesat që livritin nëper tokë simas llojit te vet. Edhe Zoti e pa që kjo u kan e mirë.
26 Masanej Zoti tha: "Na po e bojm njerin si pamjen tonë, të ngjashëm me na. Le të sundoj mbi peshqt e detit, mbi shpezët e qiellit, mbi kafshët, mbi krejt tokën edhe mbi krejt gjallesat që livritin nëper tokë."
27 Dhe Zoti e krijoi njerin simas pamjen se vet.Zoti i krijoi ose i bani ata ngjajshem vetit.Ai i krijoi ata mashkull dhe femën.
28 Masanej Zoti i bekoi e ju tha: "Bani thfëmij, shumohuni, mbushne tokën edhe merrne nën kontroll e kujdesuni per token. Sunoni mbi peshqt e detit, mbi shpezët e qiellit ose havas dhe mbi krejt gjallesat që livritin në tokë."
29 Masanej Zoti tha: "Qe, ju kom dhon krejt farat në tokë që japin bimet ,dhe krejt drujt që bajn fruta ose pemet me farë mrena. Kto kanë me ju shërby për me i hangër."
30 E për shtazët e tokës, për shpezët e qiellit edhe për krejt gjallesat që livritin nëper tokë e që kanë frym jete, ju kom dhon krejt bimët e gjelbra për mi hanger." Dhe qashtu u bo.
31 Masanej Zoti e pa krejt çka kish bo ose kriju dhe u kan teper ose shumë e mirë. U bo mramje ose akshami dhe masanej u bo sabah: dita e gjashtë.