Luka 11
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Ni herë Jezuzi u nal në një ven edhe u lut. Kur e kryti lutjen, njoni prej nxënsave të tijna i tha: “Zotni, na mso qysh m’u fal, bash ashtu qysh Gjoni i ka msu nxënsat e vet.”
2 Masanej aj i tha atynve: "Sa herë lutni, thuni: 'Bab, u shejntëroft emni yt. Leje mretënin tane me ardh. 3 Na jep bukën për sot
4 edhe na i fal gabimet ashtu sikur edhe na që e kemi fal ata që kan gabu kundra neve. Mos na le me rra në sprova.'“
5 Edhe tha: „Ta marrim se njoni prej juve ka një shok edhe shkon gjys natës e i thot: 'Shok, mi jep hua tre kafshore bukë
6 sepse sa mka ardh një shok prej udhës edhe s‘kom qka mi qit me hanger.'
7 Por ky shoki që ke mrena i tha: 'Lem rahat, boll se em lodhe. Derën e kom mshel qetash edhe thmit i kom qit në dyshek [krevet] për mi shti me flejt. Nuk çohna mo për met dhon diçka.'”
8 E une po ju thom që aj ka mu çu pa çare edhe pse nuk çohet se e ka shok por çohet se aj shoki e ka kryt e fort edhe nuk heket pa ja jap atë që ai ka nevoj.
9 Përqata po ju thom: Vazhdoni me lyp edhe ju kini me marr, vazhdoni me lyp edhe ju kini me gjet, vazhdoni me cakat [trokit] edhe juve ka me ju hap.
10 Sepse kush lyp e merr, kush lyp e gjon dhe kush cakat ka me ju hap.
11 Cili bab osht që djali vet mi ja lyp një peshk ja jep në ven të peshkut nji gjarpën?
12 Ose në qofse e lyp nji vo [vez] e i ja jepni ni akrep?
13 Edhe pse ju boni keq dini mi jap thmive të juve senet të mira aq ma shumë Babi i juve që osht në hava ka me ju jap senet të mira kur ju ja lypni.”
14 Ma vonë aj ka nxjerr nji frymë të keqe qe po shkaktojke mos me fol ose mu ba memec. Kur fryma e keqe u zhduk, memeci ja ka nis me fol, e njerzt u quditën. 15 Po do kanë thanë: „Ky veç me Belzebubin, sundusin e shpirtave ose frymave të kqija, po i nxjerr frymat e kqija.“ 16 Tjerë kanë dasht me e sprovu dhe për qat punë i kanë lyp prej tij nji shenjë prej havas ose qiellit. 17 Po aj e ka dit qka po menojshin,dhe ju ka thanë: „Çdo mbretni qe asht nda mrena vetit, shkon në shkatrrim, dhe çdo familje qe asht nda mrena vetit, shpërndahet ose shkepet. 18 Qashtu asht edhe me Satanin. Nëse aj asht nda mrena vetit, qysh ka me nejt mbretnia e tij? Se ju po thoni qe unë po i nxjerr frymat e kqija me ndihmën e Belzebubit. 19 Nëse unë po i nxjerr frymat e kqija me Belzebubin, po djemt e juve qysh po i nxjerrin ata? Për qata ata kanë me kon gjyqtarët e juve. 20 Po nëse unë po i nxjerri frymat e kqija me gishtin e Zotit, atëher mbretnia e Zotit veç ka ardh te ju, por pa e kuptu ju. 21 Sa kohë nji burr i fortë, i armatosun mirë, po e ruan shpijën ose banesën e vet, pasunia e tij asht e sigurt. 22 Po kur vjen nji ma i fortë se ai, e sulmon dhe e mposht, ja merr krejt armët qe aj u mbështetke në to. Masanej e ndan çka ja ka marrë. 23 Kush s’asht me mu, asht kundër meje; edhe kush nuk mbledh bashkë me mu, veç po shpërndan.
24 Kur nji frymë e keqe del pi nji njeri, ai endet tu lyp ven me pushu nëpër vende të zbrazta. Mas qe s’ka gjet kurgjo, ka thanë me veti: ‚Po kthehna në shpinë tem,prej aty ku kom dal.‘ 25 Kur ka ardh, e ka gjet shpinë të fshime e të pastrume, e të rregullume bukur. 26 Atëher aj ka marrë me veti edhe shtatë fryma të tjera, ma të kqija se vetja, dhe kanë hy mrena e kanë nejt. Kshtu ky njeri në fund ka met ma keq se ma herët.“
27 Kur aj i ka thanë kto sene, nji grue prej kallabllakut ka thirr: „Lum ai bark qe të ka mbajt, dhe lum gjijtë qe të kan dhan gji!“ 28 Po ai ka thanë: „Jo, ma i lumtur asht ai qe e nin fjalën e Zotit dhe rrin simas saj ose i përmbahet asaj!“
29 Kur njerzt u mblodhën grumbull, aj ka nis me shpjegu: „Kjo gjeneratë asht gjeneratë e keqe. Po lyp nji shenjë, po shenjë s’ka me marrë, veç shenjën e Jonës. 30 Se qysh Jona u bo shenjë për ninivitët, qashtu ka me kon edhe Biri i njeriut për ket gjeneratë. 31 Mbretnesha e Jugut ka me u qu në gjykim bashkë me burrat e ksaj gjenerate edhe ka me i dënu, se ajo ka ardh prej funit të tokës me e ni mençurinë e Salomonit. Po kqyr! Këtu asht dikush ma i madh se Salomoni. 32 Banorët e Ninivës kanë me u qu në ditën e gjykimit bashkë me ket gjeneratë dhe kanë me e dënu, se ata u pendun për qata qe Jona ka prediku. Po kqyrni! Këtu asht dikush ma i madh se Jona. 33 Kur e ndez nji llampë, s’e mshef, as s’e vnon nën naj enë matse, po e vnon në majtësen e llampës, që kush hyn mrena me pa dritën. 34 Syri asht llampa e trupit. Kur syri yt asht i drejtë, edhe krejt trupi yt asht plot dritë. Po kur asht ziliqar(inatgji), atëher edhe trupi yt asht krejt terr. 35 Për qata kqyr mirë, mos e lsho që drita mrena teje me kon terr. 36 Nëse pra krejt trupi yt asht plot dritë e s’ka kurgjo terr, atëher ka me kon krejt i ndritshëm, si kur nji llampë po ta jep dritë me rrezet e veta.“
37 Mas qe i ka thanë kto, nji farise e ka thirr me hangër. Aj ka shku te ai dhe ka nejt ulun në sofër. 38 Fariseu u qudit kur e pa qe aj para buke nuk i lajti durt. 39 Atëher Zotnia i ka thanë: „Ju farisejt, kupën edhe enën e lani përjashta, po mrena jeni plot lakmi dhe ligësi. 40 Ju pa men! A s’e ka bo aj qe e ka bo përjashtën, edhe anën e mrenshme? 41 Jepni për fukarat çka del prej mrenës, edhe keni me pa: krejt te ju ka me kon të paster. 42 Mjerë ju, farisejt! Se po jepni nji të dhjetën prej mentës, prej rudës, edhe prej çdo barishte të bashqes, po drejtësin dhe dashninë për Zotin po i lini anash. Kto ish dashte me i bo, po as ato tjerat nuk ish dasht me i lan. 43 Mjerë ju, farisejt! Se e doni me u ul në vendat e para në Sinagoga, edhe me ju përshëndet në pazar ma shumë se tjerët. 44 Mjerë ju, se jeni si vorret qe nuk shihen mirë, e njerzt kalojn përmi to pa e ditë!“
45 Atëher nji njeri që e ka njoft ligjin i ka thanë: „Mësues, me kto fjalë po na fyen ofendon edhe neve.“ 46 Po aj ka thanë: „Mjerë edhe ju, ju njerz qe e keni njoft ligjin, se po u qitni njerzve barra qe zor i mbajnë, po ju vet s’e prekni barrën me asnji gisht!
47 Mjerë ju, se po ndërtoni vorre për profetët pejgameret, e të parët e juve i kanë myt! 48 Pa dyshim, ju jeni dëshmitarë të punëve të parëve të juve, e apet se apet po jau jepni të drejtë. Ata i kanë myt profetët pejgameret, po ju po ua ndërtoni vorret. 49 Për qata edhe mençuria e Zotit ka thanë: ‚Unë ka me i çu profetë ose pejgamer dhe apostuj te ata, e ata kanë me i myt do prej tyne edhe kanë me i përndjek ose përzan. 50 Kshtu kjo gjeneratë ka me u lyp llogari për gjakun e krejt profetëve, qe asht derdh prej fillimit të botës, 51 prej gjakut të Abelit e deri te gjaku i Zakarisë, qe u myt në mes të altarit edhe të tempullit.‘ Po, po ju thom: ksaj gjenerate ka me ju lyp llogari për kto. 52 Mjerë ju, ju njerz qe e keni njoft ligjin! Se e keni marrë çelësin e njohjes ose njohuris. Vet nuk keni hy mrena, por po i pengoni edhe ata qe po dojn me hy mrena.“
53 Kur aj ka dal jasht, shkruesit edhe farisejt e kanë shty fort edhe e kanë nguc me shumë pyetje tjera. 54 Veç po pritshin me e kap me fjalët e veta, që me shti në kurth.