Kangët e vajimit 1

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Sa i vetmum po rrin qyteti që dikur u konë plot me njerëz! Sa si
vejushë u ba ajo që dikur u konë me shumë banorë mes kombeve! Sa u
detyru me punu si skllave ajo që dikur u konë princeshë ndër krahina! ב (Bet)

2 Natën po derdh shumë lot, e lotët po i rrjedhin faqeve. Asnjani
pi dashnorëve t’saj s’asht aty me e ngushllu. Krejt shokët e
saj e kanë tradhtu. Tash jonë ba armiqtë e saj. ג (Gimel)

3 Në mjerim e skllavni t’egër, Juda ka shku në robni. Ajo duhet me
jetu mes popujve, e s’po gjen kurrfarë vendi me pushu. Krejt ata që
e kanë përndjekë e kanë zanë, mu në mes t’mjerimit t’saj. ד (Dalet)

4 Rrugët që shkojnë në Sion po vajtojnë, se kërkush s’po vjen për
festë. Krejt portat e saj jonë bosh, priftat po psherëtijnë. Vajzat e saj
t’virgjra s’po gjejnë ngushllim, e Sioni po vuan dhimt t’madhe. ה (He)

5 Kundërshtarët e saj tash jonë ba zotnitë e saj, e armiqtë e saj
po rrinë pa brenga. Se Jehovai i ka pru mërzi për shkak t’shumë
shkeljeve t’saj. Fëmija e saj kanë shku në robni përpara kundërshtarit. ו (Waw)

6 Krejt shkëlqimi i ka ikë bijës së Sionit. Princat e
saj jonë si drerë që s’kanë gjetë kullosë. Të
rraskapitun, po ikin përpara atij që i ndjek. ז (Zajin)

7 Në ditët e mjerimit t’saj, kur ka mbetë pa vend t’vetin, Jerusalemi i kujton
krejt gjanat e çmueshme që i ka pasë para shumë kohe. Kur populli i
saj ka ra në duert e kundërshtarit e ajo s’ka pasë kërkon me i
ndihmu, kundërshtarët e kanë pa dhe jonë tallë me rrëzimin e saj. ח (Chet)

8 Jerusalemi ka ba mëkat t’randë. Prandaj u ba diçka e
neveritshme. Krejt ata që dikur e kanë nderu, tash po
e përbuzin, se ia kanë pa lakuriqësinë. Ajo vetë
po psherëtin e po kthehet anash pi marres. ט (Tet)

9 Papastërtia e saj asht te skajet e rrobave t’saj. Ajo s’e
ka mendu aspak t’ardhmen e vet. Rrëzimi i saj i
ka habitë të gjithë. S’ka kërkush me e ngushllu. O Jehova,
shih dhimtën teme, se armiku asht ba mendjemadh. י (Jod)

10 Kundërshtari ia ka vu dorën krejt thesareve t’saj.
Po, ajo i ka pa popujt tu hy në vendin e saj t’shenjtë, ata që ti ua ke ndalu me hy në mbledhjen tande.
כ (Kaf)

11 Krejt populli i saj po psherëtin e po lyp bukë. Populli i ka dhanë
gjanat e veta t’çmueshme për diçka me hangër, veç me mbetë gjallë. Shiko, o Jehova,
e shih që tash jom ba si nji grue që s’vlen kurgjo. ל (Lamed)

12 A s’ju intereson hiç, juve krejt që po kaloni rrugës? Kqyrni e shihni!
A ka naj dhimt si dhimbta që m’asht shkaktu mu, që Jehovai
m’ka lanë me e hjekë në ditën e zemërimit t’tij t’flaktë? מ (Mem)

13 Pi nalt aj ka çu zjarr në gjymtyrët e mia, e
i ka mposhtë krejt. Ka shtri nji rrjetë për kambët
e mia e m’ka detyru me u kthy mbrapa. M’ka ba
nji grue t’braktisun. Tanë ditën jom e smutë. נ (Nun)

14 Shkeljet e mia jonë lidhë fort si nji zgjedhë, e aj i ka shtrëngu
me dorën e vet. M’i kanë vu në qafë e m’ka lshu fuqia. Jehovai
m’ka dorëzu në duert e atyne që s’muj me iu ba ballë. ס (Samech)

15 Jehovai i ka hudhë anash krejt burrat e fortë që i kam pasë mes
meje. Aj ka thirrë nji tubim kundër meje, me m’i shtypë djemtë e mi t’ri.
Jehovai e ka shkelë bijën e virgjër t’Judës në shtrydhësen e rrushit. ע (Ajin)

16 Për krejt këto po qaj, sytë i kam plot me lot. Se
kushdo që kish mujt me m’ngushllu a me m’gjallnu prapë, asht larg meje.
Djemtë e mi jonë mbetë t’braktisun, se armiku ka fitu. פ (Pe)

17 Sioni i ka shtri duert, po s’ka kush me e ngushllu.
Jehovai u ka dhanë urdhën krejt kundërshtarëve t’Jakobit përreth me dalë kundër
tij. Jerusalemi u ba diçka e neveritshme për ta. צ (Zade)

18 Jehovai asht i drejtë, se unë i kam kundërshtu urdhnat e tij.
Dëgjoni, krejt ju popuj, e shihni dhimtën teme. Vajzat e mia
t’virgjra e djemtë e mi t’ri kanë shku në robni. ק (Kof)

19 I kam thirrë dashnorët e mi, po ata m’kanë tradhtu.
Priftat e mi e pleqtë e mi kanë vdekë në qytet, derisa po lypnin diçka me hangër, veç me mbetë gjallë.
ר (Resch)

20 Shih, o Jehova, kam mërzi shumë t’madhe. Mrena meje
gjithçka asht trazu. Zemra m’asht kthy përmbys, se jom
rebelu krejt. Jashtë shpata po ban kërdi, e
mrena shpisë gjithçka asht si e vdekun. ש (Schin)

21 M’kanë ni tu psherëti. S’ka kërkush me m’ngushllu. Krejt armiqtë e mi
kanë ni për fatkeqësinë teme. Po gëzohen se ti e ke
shkaktu. Po dita që ti e ke paralajmëru ka me ardhë, e
atëherë edhe ata kanë me u ba si unë. ת (Taw)

22 Le t’dalin para teje krejt punët e këqija që i kanë ba, e
sillu ashpër me ta, qysh je sillë ashpër me mu për krejt
shkeljet e mia. Se psherëtimat e mia s’kanë fund, e zemra m’asht smu.