Jobi 35
1 Elihu vazhdoi me u përgjigj:
2 “A je kaq i bindun që ki t’drejtë, sa po thu:
‘Unë jom ma i drejtë se Zoti’?
3 Se ti po thu: ‘Qka t’intereson ty? A
jom unë ma mirë se po t’kisha mëkatu?’
4 Unë kom me t’u përgjigj ty
edhe këtyne t’njohunve tu këtu.
5 Kqyre qiellin nalt edhe shih, shiko retë
që jonë shumë nalt mbi ty.
6 Qysh po i bon dëm atij kur bon mëkat?
Nëse t’shtohen shkeljet, qka po i bon atij?
7 Qka po i jep atij nëse je i drejtë?
Qka merr aj pi teje?
8 Ligësia jote e prek veç nji njeri si
ti, e drejtësia jote veç nji bir njeriu.
9 Njerëzit po bërtasin nën peshën e shtypjes.
Po thërrasin për lehtësim pi sundimi i t’fortëve.
10 Po kërkush s’po vet:
‘Ku asht Zoti, Krijuesi jem i madh, që bon me u këndu kangë natën?’
11 Aj na mëson ma shumë se kafshët e tokës
edhe na bon ma t’mençëm se zogjtë e qiellit.
12 Aty po bërtasin, po aj s’po
përgjigjet, se t’këqijtë jonë shumë mendjemëdhenj.
13 Me siguri Zoti s’i ngon britmat e kota.
I Plotfuqishmi s’ua vnon veshin.
14 E sa ma pak ka me t’ngu kur ti ankohesh që s’po e sheh!
Rasti yt asht para tij, prandaj duhet me e prit me shpresë.
15 Se aj s’ka kërku me zemërim me t’marrë n’llogari,
e as s’e ka marrë parasysh ngutjen tande t’teprume.
16 Kot po e hap gojën Jobi.
Po fol shumë pa ditë.”