Jobi 39
1 A e din ti kur pjellin dhitë e egra të bjeshkës?
A i ke pa sorkadhet tu i lind të vegjlit e vet?
2 A i numron muajt deri sa vjen ajo kohë?
A e din sakt kur pjellin ato?
3 Ato kërrusen poshtë kur i lindin të vegjlit e
vet, edhe masanej u kalojnë dhimt e lindjes.
4 Të vegjlit e tyne forcohen edhe rriten jashtë në natyrë.
Ata shkojnë edhe nuk kthehen ma te to.
5 Kush e ka lshu gomarin e egër të lirë?
Kush ia ka zgjidh litarët gomarit të egër?
6 Unë ia kom dhanë rrafshinën e shkretinës për shpi,
edhe tokën e kriptë për vend me jetu.
7 Aj e përqesh rrëmujën e qytetit.
Britmat e atij që e ngas, aj s'i nin.
8 Aj sillet nëpër kodra tu lyp kullosë,
edhe kërkon gjithçka që asht e gjelbër.
9 A ka me dasht demi i egër me të shërby?
A ka me e kalu natën në ahurin tand?
10 A munesh me e mbajt demin e egër me litar në brazdë?
A ka me të ndjek aj për me e lavru luginën?
11 A i beson ti fuqisë së tij të madhe, edhe
a ia len atij me ta bo punën e randë?
12 A i zen besë që aj ka me ta mbledh të korrat?
A ka me t'i pru ato te lëmi yt?
13 Strucja i rreh krahët me gëzim, po a munen krahët edhe
pendlat e saj me u krahasu me ato të lejlekut?
14 Ajo i len vezët e veta në tokë,
edhe i mban të ngrohta në pluhun.
15 Ajo harron që naj kambë munet me ia shtyp vezët,
ose naj kafshë e egër munet me ia shkelë.
16 Ajo sillet ashpër me të vegjlit e vet, sikur mos me konë të saj.
S'tutet që krejt mundi i saj munet me i shku huq.
17 Se Zoti s'ia ka dhanë mençurinë,
as s'i ka dhanë mend.
18 Po kur ajo çohet në kambë edhe i rreh
krahët, e përqesh kalin bashkë me kalorsin e tij.
19 A je ti aj që ia jep fuqinë kalit?
A ia zbukuron ti qafën me krifën që i valvitet?
20 A munesh me e bo me kcy si karkaleci?
Kur shfryn fort prej hundëve, të fut tutën.
21 Në luginë e gërryen tokën me thundra,
plot gëzim, edhe niset drejt luftës.
22 Aj e përqesh tutën edhe s'tutet pi kurgjo.
As para shpatës nuk hiqet mbrapa.
23 Këllëfi i shigjetave kërcet anash tij, e
shtiza edhe heshta që hidhet shkëlqejnë.
24 Tu u dridh pi padurimit, aj sulet përpara, e
kur bjen boria, s'munet me nejt në vend.
25 Sa të bjen boria, aj thotë: «Ha!» Qysh
pi larg e nuhat luftën, edhe i
nin thirrjet e prijësve e britmat e luftës.
26 A asht mençunia jote që e bon skifterin me rrëshqit
nëpër hava, edhe me i hap krahët kah jugu?
27 E shqiponja, a hyp nalt me urdhnin tand, edhe
a e bon folenë e vet shumë nalt,
28 a e kalon natën në nji shkamb të thepisun, edhe a
banon në kalanë e vet mbi majën e nji shkambi?
29 Prej aty ajo lyp ushqim, e
sytë e saj shohin shumë larg.
30 Të vegjlit e saj e thithin gjakun.
E kudo që ka të vramë, aty asht edhe ajo.»