Jeremia 47
1 Kjo asht fjala që Jehovai ia ka dhanë profetit Jeremia për filistinët, para se faraoni me e mundë Gazën.
2 Kështu thotë Jehovai: “Uji po vjen pi
veriut. Ka me u ba si
nji lumë i rrëmbyeshëm. Ka me e
përmbytë krejt vendin edhe gjithçka që ka
n’të, qytetin edhe banorët e tij. Njerëzit
kanë me bërtitë, edhe krejt ata
që jetojnë n’atë vend kanë me vajtu.
3 Kur t’ndëgjohet trokitja e thundrave t’hamshorëve t’tij,
zhurma e karrocave t’luftës edhe rropama e
rrotave t’tyne, baballarët as s’kanë me u kthy
me i kqyrë djemtë e vet, se
duart kanë me ju mbetë pa fuqi,
4 se po vjen dita kur krejt filistinët kanë me u
shkatërru, edhe kanë me u zhdukë krejt ata që i kanë
mbetë aleatë Tirit edhe Sidonit. Se Jehovai ka me i
shkatërru filistinët, ata që kanë mbetë pi ishulli i Kaftorit.
5 N’Gazë kanë me i rrujtë kokat. Ashkeloni
u ba me heshtë. O ju që
keni mbetë n’fushën e luginës së saj,
deri kur keni me e pre veten?
6 Ah, ti shpata e Jehovait!
Deri kur s’ki me pushu?
Kthehu n’këllëfin tand.
Pusho edhe rri e qetë.
7 Po qysh munet me pushu, kur
Jehovai i ka dhanë urdhën? Me
e sulmu Ashkelonin edhe bregdetin,
atje e ka urdhnu me shku.”