Luka 16
1 Masanej ju tha edhe nxansave: „Nji njeri i pasun e kish nji kujdestar, për të cilin u ankua dikush se po ja prishke pasuninë zotnisë së vet. 2 Zotnia e thirri edhe i tha: ‘Qka po ni për ty? Jep llogari për punën tane, se nuk mundesh ma me punu si kujdestar i shpisë.’ 3 Atëher kujdestari tha me veti: ‘Qka me bo tash, masi zotnia jem po ma merr punën e kujdestarit? Për me mihë s’jom i fortë, e me lypë lëmoshë po m’vjen marre. 4 Aha! E di qka ka me bo, që kur t’më hjekin prej punës, njerzt me pranu në shpitë e tyne.’ 5 Atëher i thirri nji ka nji krejt ata që i kishin borxh zotnisë së tij. Të parin e veti: ‘Sa i ke borxh zotnisë tem?’ 6 Aj tha: ‘100 masa vaj ullini.’ Kujdestari i tha: ‘Qe shkresa jote e borxhit. Ulu edhe shpejt shkruj 50.’ 7 Masanej e veti tjetrin: ‘E ti, sa borxh ki?’ Aj tha: ‘100 masa të mëdhaja grunë.’ Kujdestari i tha: ‘Qe shkresa jote e borxhit. Shkruj 80.’ 8 Zotnia e lavdoi kujdestarin, se edhe pse ishte i padrejtë, veproi me men. Se bijtë e këtij sistemi të botës, me gjeneratën e vet, veprojnë ma me men se bijtë e dritës.
9 Edhe unë po ju thom: Bani miq me pasuninë e padrejtë, që kur ajo të dështojë, ata me ju pranu në banesat e përhershme. 10 Kush asht besnik në pak, asht besnik edhe në shumë, e kush asht i padrejtë në pak, asht i padrejtë edhe në shumë. 11 Pra, nëse nuk jeni kallxu besnikë me pasunin e padrejtë, kush ka me ju besu atë që asht e vërtet? 12 Edhe nëse nuk jeni kallxu besnikë me atë që i takon dikujt tjetër, kush ka me ju dhanë diçka për veti? 13 Asnji shërbëtor s’mundet me kan rob i dy zotnive. Ose ka me e urrejtë njonin e me e dashtë tjetrin, ose ka me ju mbajtë njonit e tjetrin ka me e përbuzë(përkesh). Ju s’mundeni me kan rob të Zotit dhe rob të pasunisë.“
14 Kur farisenjtë, që ishin shumë të lidhun mas pareve, i ninë krejt këto, nisën me ja shtrembëru ftyrën me përqeshje. 15 Për qata aj ju tha: „Ju e qitni veten të drejtë para njerzve, po Zoti i njeh zemrat e juve. Ajo që njerzt e çmojnë shumë, për Zotin asht e neveritshme(përbuzshme).
16 Ligji edhe Pejgamberët jen kan deri te Gjoni. Pi atëher, mbretnia e Zotit po shpallet si lajm i mirë, edhe njerëz të çdo lloji po shtyhen përpara kah ajo. 17 Ma lehtë zhduken havaja dhe toka, se me mbetë pa u përmbushë qoftë edhe nji vijë e vogël e nji shkronje të Ligjit.
18 Secili që ndahet prej grusë së vet edhe martohet me nji tjetër, bon kurvni, edhe kush martohet me nji gru të ndame, bon po ashtu kurvni.
19 Ishte nji herë nji njeri i pasun, që vishej me tesha vjollcë e me pëlhurë të mirë, dhe ditë për ditë knaqej në luks. 20 Te hymja e tij e sillshin gjithmonë nji lypës me emnin Llazar. Aj ishte plot me varra (plagë) 21 edhe kishte qef me e shujtë unin(urin) me ato që binin prej tavolinës së pasanikut. Edhe qentë vishin vazhdimisht e ja lëpijshin varrët. 22 Nji ditë lypësi ka dekë edhe melaqet e kanë çu te ana e Abrahamit.
Edhe pasaniku ka dekë edhe u varros. 23 Kur ishte në varr tu hjekë mundime, i çoi sytë përpjetë edhe e pa prej larg Abrahamin, e larg Abrahamin, e Llazarin te ana e tij. 24 Atëher i thirri: ‘Bab Abraham, ki dhimt për mu, edhe çoje Llazarin me e lagë majën e gishtit në ujë e me ma flladitë guhën, se po hjeki mundime të randa në qit zjarm që po flakëron.’ 25 Po Abrahami i tha: ‘Bir, kujtohu që ti gjatë jetës tane i ke pasë të mirat tua, kurse Llazari veç të këqija. Tash aj po ngushëllohet qitu, e ti po hjek mundime të randa. 26 Përveç kësaj, mes neve edhe juve asht vendosë nji ndamje e fortë, nji humnerë e madhe, kështu që ata që dojnë me kalu pi qitu te ju, s’munden, e as kërkush pi atje s’mundet me kalu te na.’ 27 Atëher pasaniku ju lut: ‘Atë, nëse qashtu asht, po t’lutna, çoje atë në shpinë e babës tem. 28 Se i kam pesë vllazën, edhe aj le t’i paralajmron, që mos me ardhë edhe ata në qit ven të mundimit.’ 29 Po Abrahami tha: ‘Ata e kanë Moisiun edhe Pejgamberët, le t’i ngojnë ata.’ 30 ‘Jo, Atë Abraham’, ja ktheu pasaniku. ‘Po nëse dikush pi të dekuneve shkon te ata, atëher kanë me u pendu ra pizhman.’ 31 Atëher Abrahami i tha: ‘Nëse nuk e ngojnë Moisiun edhe Pejgamberët, nuk kanë me u bindë as nëse çohet dikush prej të dekuneve.’“