Letra i parë te Pjetrit 5

Aus bibla-popullore.org
Version vom 22. Mai 2026, 08:08 Uhr von ZmIn4Lz470 (Diskussion | Beiträge) (ZmIn4Lz470 verschob die Seite 1. Pjetrit 5 nach Letra i parë te Pjetrit 5: Falsch geschriebener Name)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Prandaj po ju bëj thirrje pleqve mes jush, si plak bashkë me ju, si dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit edhe si pjesëmarrës në lavdinë që ka me u zbulu: 2 Kujdesuni për tufën e Zotit që ju asht besu, edhe shërbeni si mbikëqyrës, jo me zor, po me dëshirë para Zotit, jo pi dashnisë për fitim të pandershëm, po plot zell. 3 Mos u sillni si zotnij mbi ata që janë trashëgimia e Zotit, po bohuni shembull për tufën. 4 Edhe kur të shfaqet Bariu kryesor, keni me e marrë kurorën e lavdisë që s’vyshket.

5 Po qashtu edhe ju të rinj, nënshtrojuni pleqve. Po krejt ju vishuni me përulësi në mënyrën qysh silleni me njani-tjetrin, sepse Zoti ju kundërshton krenarëve, po të përulunve ju jep mirësi të pameritume.

6 Prandaj përuluni nën dorën e fuqishme të Zotit, që aj me ju ngritë nalt në kohën e duhun, 7 edhe hjedhni krejt brengat tueja mbi të, sepse aj kujdeset për ju. 8 Rrini me mendje të kthjellët, rrini zgjuet. Kundërshtari juej, Djalli, po sillet rreth e rrotull si luan që ulërin, tu kërku me përpi dikon. 9 Po kundërshtojeni, të fortë në besim, tu e ditë që krejt vllaznia juej në botë po kalon të njejtat lloj vuajtjesh. 10 Po masi të keni vujtë për pak kohë, Zoti i krejt mirësisë së pameritume, që ju ka thirrë në lavdinë e tij t’amshume në bashkim me Krishtin, vetë ka me e përfundu stërvitjen tuej. Aj ka me ju forcu, ka me ju dhanë fuqi edhe ka me ju vu mbi themel të fortë. 11 Atij i takon fuqia përgjithmonë. Amin.

12 Me ndihmën e Silvanit, që e shoh si vlla besnik, ju kam shkru shkurt, për me ju dhanë zemër edhe për me dëshmu fort që kjo asht mirësia e vërtetë e pameritume e Zotit. Mbahuni fort për të. 13 Ju çon të fala ajo që asht në Babiloni, e zgjedhun si ju, edhe Marku, djali jem. 14 Përshëndeteni njani-tjetrin me puthje dashnie.
Paqja qoftë me krejt ju që jeni të lidhun me Krishtin.