Letra i parë te Korintasve 6

Aus bibla-popullore.org
Version vom 22. Mai 2026, 18:00 Uhr von ZmIn4Lz470 (Diskussion | Beiträge) (Initiale Übersetzung)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 A guxon najkush pi juve, kur ka nji grindje me tjetrin, me shku në gjyq para njerëzve të padrejtë e jo para të shenjtëve? 2 A nuk e dini që të shenjtit kanë me e gjyku botën? E nëse ju keni me e gjyku botën, a s’jeni t’zotë me i gjyku punët ma të vogla? 3 A nuk e dini që na kemi me i gjyku melaqet? Atëherë pse jo edhe punët e kësaj jete? 4 Kur keni me gjyku punë të kësaj jete, a i qitni për gjyqtarë ata burra që në kuvend nuk çmohen hiq? 5 Po e thom qita për me ju turpnu. A s’ka mes juve as edhe nji njeri të mençëm që mundet me gjyku drejt mes vllaznive të vet? 6 Përkundrazi, vllau po e çon vllaun në gjyq, edhe atë para atyne që s’besojnë!

7 Në t’vërtetë, veç kjo që po çoni gjyqe kundër njani-tjetrit, asht humbje për ju. Pse ma mirë nuk leni me ju bo padrejtësi? Pse ma mirë nuk leni me ju mashtru? 8 Përkundrazi, ju po boni padrejtësi edhe po mashtroni, edhe atë po ua boni vllaznive tuaj!

9 A nuk e dini që të padrejtët nuk kanë me e trashëgu mbretninë e Zotit? Mos u mashtroni: ata që bojnë imoralitet seksual, idhujtarët, shkelësit e martesës, burra që dorëzohen për marrëdhënie seksuale me burra, burra që praktikojnë marrëdhënie seksuale me burra, 10 hajnat, lakmitarët, pijanecat, njerëzit që i shajnë randë tjerët, edhe ata që marrin me zor, nuk kanë me e trashëgu mbretninë e Zotit. 11 E qashtu kanë qenë disa pi juve. Po ju jeni pastru, jeni shenjtëru, jeni shpallë të drejtë në emën të Zotnisë Jezus Krisht edhe me Frymën e Zotit tonë.

12 Mue më lejohen krejt senet, po jo krejt senet janë t’dobishme. Mue më lejohen krejt senet, po s’kam me lanë kurgjo me m’sundu. 13 Ushqimi asht për barkun, edhe barku për ushqimin, po Zoti ka me ju dhanë fund të dyjave. Trupi nuk asht për imoralitet seksual, po për Zotninë, edhe Zotnia asht për trupin. 14 Zoti e ka çu Zotninë pi t’dekunve, edhe neve ka me na çu pi t’dekunve me fuqinë e vet.

15 A nuk e dini që trupat tuaj janë pjesë të trupit të Krishtit? A me i marrë pra pjesët e trupit të Krishtit edhe me i bashku me nji prostitutë? Kurrqysh! 16 A nuk e dini që kush lidhet me nji prostitutë, bahet nji trup me të? Se “ata dy”, thotë aj, “kanë me u bo nji”. 17 Kurse kush lidhet me Zotninë, asht nji me të në Frymë. 18 Ikni pi imoralitetit seksual! Çdo gjynah tjetër që e bon njeriu asht jashtë trupit të vet, po kush bon imoralitet seksual, bon gjynah kundër trupit të vet. 19 A nuk e dini që trupi juv asht tempulli i Frymës së shenjtë që asht në ju, të cilën e keni pi Zotit? Edhe ju nuk i takoni vetes, 20 se jeni ble me nji çmim. Për qata jepni lavdi Zotit me trupin tuaj.