Isaia 21
1 Nji fjalë kundër shkretinës së detit: Po vjen
si furtunat që kalojnë me furi n’jug, pi
shkretinës, pi nji vendi që të shtin tutë.
2 M’u ka kallxu nji pamje e randë:
I pabesi po vepron pa besë, edhe aj që shkatërron po shkatërron.
Çohu, Elam!
Ja nis me rrethu, Medi!
Unë kom me i dhanë fund krejt ofshamave që i ka shkaktu ajo.
3 Për qata m’kanë kapë dhimtë shumë t’forta.
M’kanë kapë ngërçet, si nji gru që
po lind. Jom aq i trazum sa
s’po muj me ni kurgjo, aq i
tronditun sa s’po muj me pa kurgjo.
4 Zemra po m’ngrin, po dridhem pi tutës.
Muzgu që e kom prit me aq shumë dëshirë, tash po m’bon me u dridhë.
5 Shtrone sofrën edhe rregulloni vendet për me u ulë!
Hani edhe pini!
Çohuni, o princa, lyjeni mburojën me vaj!
6 Se Jehovai m’ka thanë: “Shko, vnoje nji
roje! Le të kallxon qka po sheh.”
7 Edhe aj e ka pa nji qerre
lufte që e tërhiqshin kuajt, nji qerre
lufte me gomarë, nji qerre lufte me
deve. Ka kqyrë mirë, me shumë kujdes.
8 Masanej ka bërtitë si luan: “N’kullën e rojës, o
Jehova, po rri pa nalë gjatë ditës, edhe
n’vendin tem të rojës po rri natë për natë.
9 Kqyrni qka po vjen:
Njerz me nji qerre lufte që e tërheqin kuajt!” Masanej ka bërtitë:
“Ka ra!
Babilonia ka ra!
Aj i ka përplasë për toke krejt idhujt e zotave të saj!”
10 O populli jem, që je shirë si drithi, ti,
fryti i lëmit tem, ju kom kallxu qka kom
ni pi Jehovait, Zotit të ushtrive, Zotit të Izraelit.
11 Nji fjalë kundër Dumës:
Pi Seirit dikush po m’thirr:
“O roje, qysh asht puna me natën?
O roje, qysh asht puna me natën?”
12 Roja po thotë:
“Mëngjesi po vjen, po edhe nata.
Nëse doni me vetë, vetni.
Ejani apet!”
13 Nji fjalë kundër rrafshit të shkretinës:
N’pyllin e rrafshit të shkretinës keni me
kalu natën, ju karavanët e Dedanit.
14 Dilni me ujë përpara atij që ka
etje, ju banorët e vendit të
Temës, çojuni bukë atyne që po ikin.
15 Se ata kanë ikë pi shpatave, pi shpatës së nxjerrun,
pi harkut të ngrehun edhe pi egërsisë së luftës.
16 Se Jehovai m’ka thanë: “Mrena nji viti, si viti i nji punëtori me pagë, krejt madhështia e Kedarit ka me marrë fund.
17 Veç pak harkëtarë kanë me mbetë pi luftëtarëve të Kedarit, se Jehovai, Zoti i Izraelit, ka folë.”