Isaia 23
1 Nji fjalë për Tirin:
Vajtoni, o anije të Tarshishit!
Se porti asht shkatërru, s’ka ma kah me hy në të.
Pi vendit të Kitimit e kanë marrë vesh këtë.
2 Rrini pa za, ju banorë të bregdetit.
Tregtarët pi Sidoni, që kalojnë detin, të kanë bo të pasun.
3 Përmes shumë ujërave ka ardh drithi
i Shihorit, të korrat e Nilit,
të ardhunat tua, fitimi i popujve.
4 Turpërohu, o Sidon, ti kala e detit, se
deti ka thanë: „Unë s’kom pasë dhimbje
të lindjes e s’kom lindë, as s’kom rritë
djem të ri a vajza të reja.“
5 Qysh jonë trazu njerëzit kur e kanë ndëgju lajmin për Egjiptin, ashtu
kanë me u përdridh pi dhimbjes kur ta ndëgjojnë lajmin për Tirin.
6 Shkoni përtej në Tarshish!
Vajtoni, ju banorë të bregdetit!
7 A asht ky qyteti juaj që ka brohorit qysh moti, qysh në fillim të vet?
Kambët e veta e kanë çu në vende të largëta me jetu atje.
8 Kush e ka marrë këtë vendim kundër Tirit,
qytetit që u jepte kurora të tjerëve, tregtarët
e të cilit jonë konë princa, e
shitësit e tij jonë nderu në krejt tokën?
9 Jehovai, Zoti i ushtrive, e ka marrë këtë vendim, me ia
thy krenarinë që e ka pasë për krejt bukurinë e vet,
me i përulë krejt ata që jonë nderu gjithkund në tokë.
10 Kalo nëpër vendin tand si Nili, o bijë e Tarshishit.
S’ka ma vend ku ndërtohen anijet.
11 Zoti e ka shtri dorën mbi detin,
i ka dridh mbretnitë. Jehovai ka
urdhnu me i shkatërru kalatë e Fenikisë.
12 Edhe aj ka thanë:
„Ti s’ke me u gëzu ma kurrë, ti që je shtypë, o bijë e virgjën e Sidonit.
Çohu, kalo përtej në Kitim.
As atje s’ke me gjetë qetësi.“
13 Kqyrni vendin e kaldeasve! Ky asht populli, s’u
konë Asiria, që e ka bo atë vend
për krejt ata që enden nëpër shkretinë. Aj
popull i ka ngrit kullat e rrethimit.
Kullat e fortifikueme ia ka zbrazë, e pi
tij kanë mbetë veç rrënoja që po shkërmoqen.
14 Vajtoni, o anije të Tarshishit,
se kalaja juaj asht shkatërru.
15 Atë ditë Tiri ka me u harru për 70 vjet, aq sa zgjat jeta e nji mbreti. Kur të kalojnë 70 vjet, Tirit ka me i ndodhë si në kangën e nji prostitute:
16 „Merre nji harpë, shëtit nëpër qytet,
ti prostitutë e harrume. Bjeri mirë
harpës tane edhe këndo shumë
kangë, që njerëzit me të kujtu.“
17 Kur të kalojnë 70 vjet, Jehovai ka me ia kthy vëmendjen Tirit, e aj ka me iu kthy fitimit të vet pi prostitucionit edhe ka me bo prostitucion me krejt mbretnitë e botës në faqen e tokës.
18 Po fitimi edhe pagesa e tij pi prostitucionit kanë me u bo diçka e shenjtë për Jehovain. Ky fitim s’ka me u grumbullu as me u lanë anash, po ka me iu hy në punë atyne që jetojnë para Jehovait, që me hangër sa me u ngi edhe me u vesh me tesha të bukura.