Jeremia 41
1 N'mujin e shtatë, Ismaeli, djali i Netanjës, djalit t'Elishamës, që u konë pi familjes mbretnore edhe njoni pi burrave kryesorë t'mbretit, ka ardhë bashkë me dhjetë burra tjerë te Gedalja, djali i Ahikamit, n'Mizpa. Derisa po hajshin bashkë aty,
2 Ismaeli, djali i Netanjës, u çu bashkë me ata dhjetë burra edhe e ka mbytë me shpatë Gedaljën, djalin e Ahikamit, djalit t'Shafanit. Qashtu e ka mbytë njerin që mbreti i Babilonisë e ka caktu me u kujdesë për atë vend.
3 Ismaeli i ka mbytë edhe krejt judenjtë që jonë konë me Gedaljën n'Mizpa, bashkë me ushtarët kaldeas që jonë konë aty.
4 N'ditën e dytë masi e kanë mbytë Gedaljën, kur hala kërkush s'e ka ditë qka ka ndodhë,
5 kanë ardhë 80 burra pi Sikemi, Shiloja edhe Samaria. Ata i kishin rru mjekrrat, i kishin grisė teshat edhe i kishin bo vetit varrë. N'duer i kishin kurbanet pi drithi edhe temjanin, edhe po shkojshin drejt shpisë së Jehovait.
6 Ismaeli, djali i Netanjës, ka dalë pi Mizpa me ju dalë përpara, tu kajtë rrugës. Kur u taku me ta, ju ka thanë: «Hajdeni me mu te Gedalja, djali i Ahikamit.»
7 Po kur kanë hi n'qytet, Ismaeli, djali i Netanjës, bashkë me burrat e vet, i kanë mbytë edhe i kanë gjujtë n'pus.
8 Po dhjetë burra pi ata i kanë thanë Ismaelit: «Mos na mbyt, se n'ara i kemi t'fshehuna do rezerva me grunë, elb, vaj edhe mjaltë.» Atëherë aj i ka lonë gjallë edhe s'i ka mbytë bashkë me vllaznitë e tyne.
9 Ismaeli i ka gjujtë krejt trupat e burrave që i ka mbytë n'nji pus t'madh, që mbreti Asa e kishte bo dikur për shkak t'mbretit Basha t'Izraelit. Qet pus Ismaeli, djali i Netanjës, e ka mbushë me trupat e atyne që i ka vra.
10 Ismaeli i ka marrë robër krejt njerëzit tjerë që kanë mbetë n'Mizpa, bashkë me çikat e mbretit edhe krejt ata tjerë që Nebuzaradani, kryetari i rojës, i kishte lonë n'Mizpa nën kujdesin e Gedaljës, djalit t'Ahikamit. Ismaeli, djali i Netanjës, i ka marrë robër edhe masanej ka shku me ta te amonitët.
11 Kur Johanani, djali i Kareahut, edhe krejt komandantët e ushtrisë që jonë konë me të, kanë marrë vesh për krejt t'këqijat që i ka bo Ismaeli, djali i Netanjës,
12 i kanë marrë krejt burrat me veti edhe kanë dalë me luftu kundër Ismaelit, djalit t'Netanjës. E kanë gjetë te uji i madh i Gibeonit.
13 Kur krejt njerëzit që jonë konë me Ismaelin e kanë pa Johananin, djalin e Kareahut, bashkë me krejt komandantët e ushtrisë, jonë gëzu.
14 Atëherë krejt ata që Ismaeli i kishte marrë robër n'Mizpa, e kanë lonë atë edhe jonë kthy me Johananin, djalin e Kareahut.
15 Po Ismaeli, djali i Netanjës, ka mujtë me shpëtu pi Johanani bashkë me tetë burra t'vet, edhe kanë shku te amonitët.
16 Johanani, djali i Kareahut, edhe krejt komandantët e ushtrisë që jonë konë me të, i kanë marrë me veti njerëzit tjerë t'Mizpës, që i kishin shpëtu pi Ismaeli, djali i Netanjës, masi aj e ka mbytë Gedaljën, djalin e Ahikamit. Ata i kanë marrë burrat, ushtarët, gratë, fëmijët edhe zyrtarët e pallatit, edhe i kanë kthy pi Gibeoni.
17 Kështu që kanë vazhdu rrugën edhe kanë nalë n'hanin e Kimhamit, ngat Betlehemit, për me vazhdu masanej rrugën për n'Egjipt.
18 Qashtu kanë dashtë me shpëtu pi kaldeasit. Se tash po tutshin pi tyne, për shkak se Ismaeli, djali i Netanjës, e ka mbytë Gedaljën, djalin e Ahikamit, që mbreti i Babilonisë e kishte caktu me u kujdesë për atë vend.