Amosi 9

Aus bibla-popullore.org
Version vom 24. Oktober 2026, 20:28 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 E pashë Jehovain tu nejtë përmbi altar. Aj tha: «Bjeri kryes së shtyllës, që pragjet me u dridhë. Prejau kryet atyne, e unë kom me e mbytë me shpatë edhe të fundit pi tyne. Asnjani që ik s’ka me shpëtu. Asnjanit s’ka me i ecë ikja.

2 Edhe nëse gërmojnë deri poshtë te vorri, unë
kom me i nxjerrë pi aty me dorën
teme. Edhe nëse hypin deri në qiell,
unë kom me i zhdrypë poshtë pi aty.

3 Edhe nëse mshefen në majën e Karmelit, unë kom me
i gjetë aty edhe kom me i marrë. Edhe nëse
mshefen pi syve të mi në fund të detit,
unë kom me e urdhnu gjarpnin aty me i kafshu.

4 Edhe nëse shkojnë në robni para armiqve të vet, unë kom me
e urdhnu shpatën aty me i mbytë. Kom me i majtë sytë mbi
ta, po për të keqen e tyne e jo për të mirën.

5 Se Zotnia Sovran Jehova, Zoti i ushtrive, aj e prek tokën,
edhe ajo shkrihet, e krejt ata që jetojnë në të
kanë me mbajtë zi. Krejt toka ka me u ngritë si
Nili, edhe ka me u ulë si Nili në Egjipt.

6 ‘Aj që i ndërton shkallët e veta
në qiell, që e ngreh kupolën e
vet mbi tokë, që i thirr ujërat
e detit, me i derdhë mbi faqen
e tokës, Jehova asht emni i tij.’

7 ‘O izraelitë, a s’jeni ju për mu si djemtë
e kushitëve?’, thotë Jehovai. ‘A s’e kom nxjerrë unë Izraelin
pi Egjiptit, filistinët pi Kretës edhe sirianët pi Kirit?’

8 ‘Kqyrni!
Sytë e Zotnisë Sovran Jehova jonë drejtum kah mbretnia që bon gjynahe, edhe aj ka me e zhdukë pi faqes së tokës.
Po shpinë e Jakobit s’kom me e zhdukë krejt’, thotë Jehovai.

9 ‘Se kqyrni! Unë po jap urdhën, edhe kom
me e shkundë shpinë e Izraelit në mesin
e krejt popujve, qysh shkundet nji sitë,
e asnji guralec s’ka me ra në tokë.

10 Krejt ata pi popullit tem që bojnë gjynahe kanë me dekë pi shpatës, krejt ata që thojnë:
“Fatkeqësia s’ka me na u afru e as s’ka me na gjetë.”’

11 ‘Atë ditë kom me e ngritë kasollën e Davidit
që asht rrënu, kom me ia ndreqë të çarat,
edhe kom me i ndërtu prapë pjesët e rrënume.
Kom me e ndërtu prapë qysh u konë moti,

12 që ata me e marrë në pronë atë që ka mbetë pi Edomit, edhe krejt popujt
mbi të cilët asht thirrë emni jem’, thotë Jehovai, që po i bon këto sene.

13 ‘Kqyrni! Po vijnë ditët’, thotë Jehovai, ‘kur aj që
lavron tokën ka me e nxanë atë që korr, edhe
aj që e shkel rrushin ka me e nxanë
atë që mbjell farën. Malet kanë me piku venë të
ambël, edhe pi krejt kodrave ka me rrjedhë vena.

14 Unë kom me i kthy robt e popullit tem, Izraelit, edhe ata
kanë me i ndërtu prapë qytetet e braktisuna e kanë me jetu
në to. Kanë me mbjellë vneshta edhe kanë me pi venë pi
tyne, kanë me maru kopshte edhe kanë me hanger frytat e tyne.’

15 ‘Unë kom me i mbjellë në tokën e tyne,
edhe kurrë ma s’kanë me u shkulë pi
tokës që ua kom dhanë’, thotë Jehovai, Zoti juej.»