Zakaria 5
1 Masanej i kom çu prapë sytë edhe e kom pa nji rrotull shkrimi tu fluturu.
2 Melaqja më ka pytë: “Qka po sheh?” Unë i kom thanë: “Po e shoh nji
rrotull shkrimi tu fluturu, që i ka 20 kutë t'gatë edhe 10 kutë t'gjanë.”
3 Atëherë aj më ka thanë: “Ky asht mallkimi që po shkon gjithkah n'krejt tokën. Se qysh asht shkru n'njanën anë, secili që vjedh ka shpëtu pa u dënu, edhe qysh asht shkru n'anën tjetër, secili që ka bo betim ka shpëtu pa u dënu.
4 ‘Unë e kom çu këtë mallkim’, thotë Jehovai, Zotnia i ushtrive, ‘edhe aj ka me mrri te shpija e hajnit edhe te shpija e atij që betohet rrejshëm n'emnin tem. Mallkimi ka me mbetë n'qat shpi edhe ka me e shkatrru krejt shpinë, bashkë me drujt edhe gurët e saj.’”
5 Masanej melaqja që po folke me mu ka dalë përpara edhe më ka thanë: “T'lutna, çoji sytë nalt edhe kqyre qka po del aty.”
6 Atëherë unë e kom pytë: “Qka asht kjo?” Aj më ka thanë: “Qajo që po del aty asht
nji enë e efës, që përdoret për me matë.” Masanej ka shtu: “Qeshtu duket gjendja n'krejt tokën.”
7 Atëherë e kom pa kapakun e rrumbullakët prej plumbi tu u çu nalt, edhe mrena n'enë rrike ulë nji grue.
8 Aj ka thanë: “Kjo asht ‘Ligësia’.” Masanej e ka shty grunë prapë mrena n'enën e efës edhe e ka gjujt peshën e plumbit përmi grykën e enës.
9 Masanej i kom çu sytë nalt edhe i kom pa dy gra tu dalë, që rrishin pezull n'erë. Ato i kishin krahët si t'lejlekëve edhe e kanë çu enën nalt, mes qiellit edhe tokës.
10 Atëherë e kom pytë melaqen që po folke me mu: “Ku po e çojnë ato enën e efës?”
11 Aj më ka thanë: “N'vendin e Shinarit, për me ia ndërtu asaj nji shpi. Kur t'kryhet shpija, ajo ka me u vendosë aty, n'vendin që i takon.”