Isaia 63
1 Kush asht ky që po vjen pi
Edomit, pi Bozrës, me tesha me ngjyra që
shkëlqejnë, i veshun me tesha madhështore, që
po ecën përpara me fuqi të madhe?
“Unë jom, unë që foli me drejtësi, që
kom fuqi të madhe për me shpëtu.”
2 Pse i ke teshat e kuqe?
Pse teshat e tua po doken si me e pas shkelë rrushin në shtrydhëse?
3 “Unë vetë e kom shkelë rrushin në shtrydhëse.
Kërkush pi popujve s'u konë me mu.
Pa u nalë e kom shkelë rrushin me
zemrim, me mllefin tem e kom shtyp
vazhdimisht. Gjaku i tyne m'ka stërpikë teshat, edhe
i kom përly krejt teshat e mia.
4 Se ditën e hakmarrjes e kom në zemër edhe ka
ardh viti i atyne që i kom ble prapë.
5 Kom kqyrë, po s'kish kërkush me ndihmu.
Jom habit që kërkush s'ka dalë me
m'përkrah. Për qata krahu jem m'ka
sjellë shpëtim edhe zemrimi jem m'ka mbështetë.
6 I kom shkelë popujt me zemrim, i kom
bo të dehun me mllefin tem edhe
gjakun e tyne e kom derdhë për tokë.”
7 Unë kom me kallxu për veprat që Jehovai i ka bo
pi dashnisë së tij besnike, për veprat e lavdishme të
Jehovait, për krejt qka ka bo Jehovai për neve, për krejt
të mirat që ia ka bo shpisë së Izraelit me
dhimt të madhe edhe me dashninë e tij të madhe besnike.
8 Se aj ka thanë:
“Kta jonë përnime populli jem, fëmijë që s'kanë me m'konë të pabesë.” Qashtu aj u bo Shpëtimtari i tyne.
9 Sa herë që ata kanë hjekë, edhe aj ka hjekë bashkë me ta.
Edhe i dërgumi i tij personal i ka shpëtu. Pi dashnisë edhe
dhimtës që ka pas për ta, aj i ka ble prapë, masanej i
ka ngritë edhe i ka bartë gjatë krejt atyne ditëve të motshme.
10 Po ata i kanë dalë kundër edhe ia kanë
mërzitë frymën e tij të shenjtë. Atëher aj u
bo armiku i tyne edhe ka luftu kundër tyne.
11 Masanej ata i kanë kujtu kohët e motshme, ditët e shërbëtorit të
tij, Moisiut, edhe kanë thanë: “Ku asht aj që i ka nxjerrë
pi detit bashkë me çobanët e tufës së vet? Ku asht
aj që ia ka vnu frymën e vet të shenjtë mrena tij,
12 që e ka përcjellë Moisiun në anën e djathtë me
krahun e vet të lavdishëm, që e ka nda ujin para
tyne, për me e bo emnin e vet të amshum,
13 që i ka çu nëpër ujna të thella,
e ata kanë ecë pa u pengu, si
nji kalë që ecën në vend të hapët?
14 Qysh nji tufë bagëtish kur zhdryp në fushën
e luginës, qashtu fryma e Jehovait i ka lanë
me pushu.” Qashtu ti e ke udhëheqë popullin
tand, për me e bo emnin tand madhështor.
15 Kqyr poshtë pi qiellit edhe shiko pi vendit
tand të naltë ku banon, që asht i shenjtë
e plot lavdi. Ku e ke zellin edhe
fuqinë tande, dhimtën që të vjen pi zemrës edhe
mëshirën tande? Ti po m'i mban larg këto.
16 Ti je Baba jonë. Edhe nëse Abrahami
nuk na njeh edhe Izraeli nuk na pranon,
prapë ti, o Jehova, je Baba jonë.
Aj që na ka ble prapë qysh pi
kohëve të motshme, ky asht emni yt.
17 Pse, o Jehova, po na len me u largu pi rrugëve
tua? Pse po na len me na u forcu zemra,
sa mos me pas tutë pi teje? Kthehu për hatër të
shërbëtorëve tu, për hatër të fiseve që jonë trashëgimia jote.
18 Populli yt i shenjtë e ka pas atë veç për nji kohë të shkurtë.
Armiqtë tonë e kanë shkelë vendin tand të shenjtë.
19 Ka shumë kohë që jemi si njerz mbi të cilët ti s'ke
sundu kurrë, si njerz që kurrë s'e kanë mbajt emnin tand.