Kangë t'shejta 130

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Pi thellësive po t'thirri, o Jehova.

2 O Jehova, ma ni zanin.
Ndigjoji thirrjet e mia për ndihmë.

3 Po t'i kishe kqyrë fajet, o Jah,
kush kish mujt me qëndru, o Jehova?

4 Po ti fal përnjëmend, që njerzt
me pasë respekt t'madh për ty.

5 Unë kom shpresë te Jehovai, me krejt shpirtin tem shpresoj tek aj.
Po pres që aj me e mbajtë premtimin e vet.

6 Me padurim po e pres Jehovën, ma shumë
se rojet që e presin mëngjesin, po,
ma shumë se rojet që e presin mëngjesin.

7 Izraeli le ta presë Jehovën,
se Jehovai ka dashni besnike edhe
ka shumë fuqi me shpëtu.

8 Aj ka me e shpëtu Izraelin pi krejt fajeve t'veta.