Kangë t'shejta 83
1 O Zot, mos hesht.
Mos rri i qetë, mos rri pa fol, o Zot.
2 Kqyri, armiqtë e tu po bojnë zhurmë të madhe!
Ata që të urrejnë po sillen me mendjemadhësi.
3 Me dredhi po bojnë plane tinza kundër popullit tand.
Po merren vesh fshehtas kundër atyne që i ki shumë për zemër.
4 Ata po thojnë:
„Hajde t'i zhdukim si popull, që kërkush mos ta kujtojë ma emnin e Izraelit.“
5 Ata po e bojnë bashkë nji plan.
Jonë bashku kundër teje:
6 Çadrat e Edomit edhe ismaelitët, Moabi edhe hagaritët,
7 Gebali, Amoni edhe Amaleku, Filistia
bashkë me banorët e Tirit.
8 Edhe Asiria u bashku me ta. Ata po
u dalin krah djemve të Lotit. Sela
9 Banu atyne qysh ua ke ba midianitëve, qysh ua
ke ba Siserës edhe Jabinit te përroi Kishon.
10 Ata jonë shkatërru te En-Dori.
Jonë ba si pleh për tokën.
11 Bani fisnikët e tyne si Orebi edhe Zeebi
edhe prijësit e tyne si Zebahu edhe Zalmunaja,
12 se ata kanë thanë: „Hajde ta pushtojmë tokën ku banon Zoti.“
13 O Zoti jem, bani si nji gjemb të thatë që e
rrotullon era, si kashta që e merr era anej e knej.
14 Si zjarri që e djeg pyllin,
si flaka që i përvëlon malet,
15 qashtu ndiqi me stuhinë tande edhe shtini me
u tutë pi furtunës tande të madhe.
16 Mbulojau ftyrat me turp, që me
e kërku emnin tand, o Jehova.
17 Le të mbesin të turpnum e të tmerrum përgjithmonë.
Le të marrohen edhe të zhduken.
18 Le ta dinë njerëzit që ti, që e ke emnin
Jehova, je i vetmi Më i Nalti mbi krejt tokën.