Kangë t'shejta 81

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Brohoritni me gëzim për Zotin, fuqinë tonë.
Thirrni me gëzim për fitore për Zotin e Jakobit.

2 Ja nisni muzikës edhe merreni dajren, harfën që
tingëllon bukur bashkë me veglën me tela.

3 Bini borisë kur del hana e re edhe kur
asht hana e plotë, për ditën e festës tonë.

4 Se kjo asht nji rregull për Izraelin,
nji vendim i Zotit të Jakobit.

5 Aj ia ka dhanë këtë Jozefit si
përkujtim, kur ka dalë kundër Egjiptit. E kom
ni nji za që s’e kom njoft:

6 „Ia kom hjek barrën pi shpatullës,
ia kom liru duart pi shportës.

7 Kur ishe në zor, m’ke thirrë edhe unë të
kom liru. T’jom përgjigj pi resë së stuhisë. Të
kom vu në provë te ujërat e Meribës. Sela

8 Ngom, o populli jem, se kom me dëshmu kundër teje.
Ah, sikur veç të m’ngojshe, o Izrael!

9 Atëher s’ka me pasë zot të huj mes juve.
S’ke me u përkul para nji zoti të huj.

10 Unë, Jehova, jom Zoti yt, që të
kom nxjerrë pi Egjiptit. Hape gojën sa ma
shumë, e unë kom me ta mbush.

11 Po populli jem s’e ka ngu zanin tem.
Izraeli s’ka dasht me m’u nënshtru.

12 Atëher i kom lanë me e ndjek zemrën e vet kryeneçe.
Ata kanë bo qka ju ka dokë e drejtë.

13 Ah, sikur veç populli jem të m’ngonte, sikur
Izraeli të ecte në rrugët e mia!

14 Menjiherë kisha me i nënshtru armiqtë e tij.
Dorën teme kisha me e kthy kundër kundërshtarëve të tij.

15 Ata që e urrejnë Jehovën kanë me u struk pi tutës
para tij, edhe fundi i tyne ka me kon përgjithmonë.

16 Po ty aj ka me të ushqy me grunin ma të
mirë, edhe me mjaltin pi shkambit ka me të ngopë.“