Kangë t'shejta 76
1 Zoti njihet në Judë.
Emni i tij asht i madh në Izrael.
2 Streha e tij asht në Salem edhe
vendi ku banon asht në Sion.
3 Aty aj i ka thy shigjetat e zjarrta të harkut, mburojën, shpatën edhe armët e luftës.
Sela
4 Ti shndrit fort, je ma
madhështor se malet e plaçkës.
5 Trimat me zemër të fortë jonë plaçkitë.
Kanë ra në gjumë.
Krejt luftëtarët kanë metë pa fuqi me bo kurgjo.
6 Pi fjalëve tua kërcënuese, o Zot i Jakobit, edhe aj që
e ngiste qerren, edhe kali kanë ra në gjumë të thellë.
7 Veç ti je aj që t’i shtin tutën njeriut.
Kush munet me i qëndru zemrimit tand të fortë?
8 Pi qiellit ti e ke shpall gjykimin.
Toka u tut edhe heshti,
9 kur Zoti u çu me e zbatu gjykimin, me i pshtu krejt të butët e tokës.
Sela
10 Se zemrimi i njeriut ka me të sjellë lavdi.
Edhe me pjesën e fundit të zemrimit të tyne, ti ke me u zbukuru.
11 Boni zotime Jehovës, Zotit tuaj, edhe mbajini ato.
Krejt ata që jon përreth tij, le t’ia sjellin dhuratat e veta me respekt e me tutë.
12 Aj ka me ua përulë krenarinë prijësve.
Aj ua shtin tutën mbretave të tokës.