Psalmi 36
1 Thellë n'zemër t'njerit t'keq, gjynahi i flet atij.
Aj s'ka tutë pi Zotit.
2 Se aj e sheh veten aq mirë n'sytë e vet,
sa s'e sheh fajin e vet e as s'e urren.
3 Pi gojës t'tij dalin fjalë që lëndojnë e mashtrojnë.
Aj s'ka mençuni me bo mirë.
4 Edhe kur asht n'shtrat e vet, aj kurdis plane t'këqija.
Aj e merr nji rrugë që s'asht e mirë.
Aj s'i thotë jo t'keqes.
5 O Jehova, dashnia jote besnike shkon deri
n'qiell, besniknia jote deri te retë.
6 Drejtësia jote asht si malet e mdhaja e t'nalta.
Gjykimet e tua jonë si ujna t'gjana e t'thella.
Ti i mbron njerëzit edhe kafshët, o Jehova.
7 Sa e çmueshme asht dashnia jote besnike, o Zot!
Njerëzit kërkojnë mbrojtje n'hijen e krahëve tu.
8 Ata pijnë sa ngihen pi bollëkut t'shpisë tane, e
ti u jep me pi pi përroit t'gëzimit tand.
9 Ti je burimi i jetës.
Me dritën tane na mujna me pa dritë.
10 Vazhdo me ua kallxu dashninë tane besnike atyne që t'njohin,
edhe drejtësinë tane atyne që e kanë zemrën e sinqertë.
11 Kamba e mendjemëdhenjve mos t'më shkelë, e
dora e t'këqijve mos t'më përzajë.
12 Qe! Ata që bojnë t'këqija jonë rrëzu. Jonë
shty për tokë e s'mujnë me u çu.